Sekretari i Përgjithshëm i OKB, Antonio Guterres shprehu respekt dhe solidaritet me myslimanët në përkujtimin e bërë në Qendrën Kulturore Islamike të viktimave të vrara në xhami në Kristçërç të Zelandës së Re.
“Ju nuk jeni vetëm,” i thotë Antonio Guterres myslimanëve të botës, “bota është me ju, Kombet e Bashkuara janë me ju, dhe unë jam me ju”. Nga xhamia e Manhatenit, ku Sekretari i Përgjithshëm i foli besimtarëve të mbledhur në lutjet e të premtes, Guterres shprehu solidaritetin me myslimanët që përkujtuan sot 50 viktimat që humbën jetën javën e kaluar në sulmin vdekjeprurës në xhaminë e Kristçërç, të Zelandës së Re.
“Kudo në botë ne shohim se është rritur urrejtja ndaj myslimanëve, antisemitizmi, gjuha e urrejtjes dhe fanatizmi,” tha ai në shkollën e Qendrës Kulturore Myslimane në rrugën 96, ku ishin mbledhur diplomatë dhe përfaqësues të mediave. Guterres paralajmëroi për rreziqet që ekzistojnë nga që media sociale është kthyer në platformë fanatizmi.
Islamofobia në rritje
Solidaritati i duhet myslimanëve përditë. Feja myslimane është feja më e papëlqyer në Amerikë. 3,45 milionë myslimanë jetojnë në SHBA, gjysma e lindur në vend dhe gjysma e ardhur me migracion. Pjesa më e madhe e popullsisë myslimane janë të brezit të dytë, si pasojë e ardhjeve më të mëdha të myslimanëve në shekullin e 20-të.
Sipas një vëzhgimi të bërë nga Fondacioni New America, megjithëse përbëjnë vetëm 1,1 përqind të totalit të përgjithshëm të popullsisë, pjesa më e madhe e popullsisë amerikane mendojnë se popullsia myslimane në SHBA përbën 17 përqind të popullsisë së përgjithshme.
Amerikanët janë të shqetësuar për esktremizmin në rritje tek popullsia myslimane, dhe nuk ndihen rehat kur shohin myslimane me shami, ndihen të shqetësuar nëse kanë në lagje një xhami dhe mendojnë se myslimanët duhen kontrolluar ekstra në aeroport. Po sipas këtij vëzhgimi të bërë tek popullsia jomyslimane nga Fondacioni i sipërpërmendur, dy në pesë vetë nuk njohin personalisht asnjë mysliman. Të paktën, pjesa më e madhe e pranojnë se amerikanët myslimanë diskriminohen, dhe pranimi është hapi i parë për të luftuar diskriminimin.
Një sukses shumë i madh në luftën kundër diskriminimit të myslimanëve në Amerikë u arrit në zgjedhjet e fundit, si rezultat i të cilave në Kongres marrin pjesë dy grave myslimane, Ilhan Omar dhe Rashida Tlaib, nga Partia Demokrate.(DW)
Po u perfshi feja ne politike zullumi eshte i garantuar
Tamom shkrim per muslimonet vllazen turq-shqiptar.
Edhe katoliket(murgeshat) jane me shami dhe me fustane deri ne fund te kembeve, por asnje mysliman nuk i paragjykon, pse duhen paragjykuar grate myslimane me shami?!!
Ke ndonje mendim per vende qe ne mortin e te vrarve ne WTC ndanin karamele e benin mish ne Grill. Te çmendur mund te kete çdo vend i botes por te çmendur ne besim jane vetem muslimanet. Gjithcka e çmendur fillon ne Kuran
sumqire arabe ju nuk jeni vetem,keni edhe keta sumqiromuslimonet shqipfoles………gezuar ramazonin!
Ja edhe guterriez radikal chick, globalist me nje rroge prej milioneri qe u qan hallin myslimanve, cfare do mbjellesh do korresh o palo burre, kur kalon jeten vetem me urrejtje dhe mllef per tjetrin nje dite ato te kthehen prapa me te njejten menyre, cudi qe kuranxhinjve nuk u hyn ne kaplloqe