Presidenti i Partisë Socialiste Europiane (PES), Sergei Stanishev ka përshëndetur zhvillimet e Kongresit të PS në Tiranë përmes një videomesazhi. Stanishev vlerësoi punën e Qeverisë shqiptare, duke theksuar se Shqipëria po modernizohet dhe po ecën përpara.
Qeveria juaj ka bërë një punë të shkëlqyer për njerëzit e vendit tuaj.
“Dua të vlerësoj në veçanti vendosmërinë dhe vullnetin tuaj politik për të larguar gjyqtarët e korruptuar nga sistemi gjyqësor, që është një arritje historike për vendin tuaj.
Është veçanërisht e rëndësishme që të vazhdoni me Reformën në Drejtësi. Janë provime shumë të rëndësishme për vendin, para se të nisin negociatat për anëtarësimin në Bashkimin Europian.
Edi Rama riktheu besimin ndaj vendit tuaj, duke treguar vendosmëri në zbatimin dhe përkrahjen e reformave që janë europiane, që e bëjnë vendin tuaj të drejtë, të suksesshëm në çdo kuptim të fjalës” – vijoi ai.Situata politike në Shqipëri nuk ngeli pa u përmendur nga ana e Presidentit të PES, i cili theksoi në mënyrë të qartë se bojkoti dhe dhuna janë të papranueshme.
“E di që po zhvilloni Kongresin tuaj në një mjedis politik aspak të thjeshtë. Komisioni Europian, Delegacioni Europian në Tiranë, ambasadat tona e kanë thënë shumë qartë që opozitë duhet të rikthehet në Parlament dhe të zhvillojë betejën politike. Bojkoti dhe dhuna nuk janë zgjidhje për asnjë problem politik.
E di që keni vullnetin politik të vazhdoni reformat të vendit tuaj, të planifikoni ndryshime në strukturat e ligjit dhe rendit, si dhe në arsimin publik, shëndetësi, të gjitha të nevojshme për popullin në Shqipëri”, theksoi Stanishev.
Largime masive te rinise, rritje e azilkerkuesve, varferim te popullates e perqendrim pasurie te nje grusht njerezish, kabizimi i vendit, vrasje mafioze cdo dite, korrupsion e tendera pa letra etj etj.
E cuditshme cfare efektesh ka rritja e shpreses nga rilindja te populli shqiptar.
Edi Rama eshte legjende politike qe do krahesohet me figura te medha si Napoleon Bonaparti, Ce Guevara, Fidel Kastro, Ten Hsiao Pin, Mihajl Gorbacov
,Josi Broz Tito, Sharl De Gol, Betino Kraxi, Helmut Kol, Xhon Kenedi, ai eshte lideri me karizmatik qe ka njohur njerzimi , eshte tmerri politik i Lulit dhe Nafije Dybekut qe ju del ne enderr cdo nate dhe ju duket me i larte se Everesti dhe nuk kane asnje shans per te fituar zgjedhjet deri ne vitin 2029 kur besoj se dhe Edi do lodhet me ne fund ne politike.
ME NGJARJEN E ELBASANIT P.S.-ja DUHEJ TE ANULLONTE KETE MITING , PASI KONGRES NUK MUND TA QUAJ ..!