ANALIZA: "Ballkanizimi" i BE-së është i rrezikshëm

24 Mars 2019, 21:18Bota TEMA

Nga Ivajlo Ditchev

Rajoni i Ballkanit është bërë sinonim i grindjeve dhe përçarjeve të pafundme. Kombet e reja dolën nga Perandoria Osmane dhe Austro-Hungaria falë ndërhyrjes së fuqive të jashtme.

Si rezultat, ata vuajtën jo vetëm nga zhvillimi më i ulët ekonomik dhe social, por edhe nga mungesa e elitave të vërteta, elitave të përligjura. Politikanët e këtyre vendeve rrallë përfaqësonin interesat e popujve të tyre, në të shumtën e herëve ata vinin “prej askundi” dhe përpiqeshin të konsolidonin pozitën e tyre në vendet përkatëse.

Burimi i tyre kryesor ishte përkrahja që ata merrnin nga fuqitë e mëdha. Në këtë kontekst, rumunët ishin mbrojtësit e interesave të Francës në rajon, serbët dhe bullgarët konkurronin për dashurinë e “Nënës Rusi”, grekët dhe turqit i kishin varur shpresat te Britania e Madhe, kroatët dhe boshnjakët te Austria. Në fund të Luftës së Ftohtë, rajoni kishte ndoshta përqendrimin më të lartë të kufijve për kilometër katror: midis NATO-s në jug dhe Paktit të Varshavës në veri, midis Jugosllavisë pa bllok, Greqisë që ishte anëtare e BE-së dhe vendeve të Evropës Lindore të COMECON (Këshilli për Ndihmën Ekonomike Reciproke), midis Bullgarisë pro-ruse dhe Rumanisë së Çausheskut, e cila ishte distancuar nga Bashkimi Sovjetik.

Shqipëria madje njëherë u bë edhe “kliente” e Kinës së largët deri sa më vonë arriti në përfundimin se lideri kinez, Deng Ksiaoping, sikurse edhe Nikita Hrushovi, e kishte tradhtuar komunizmin. Si rezultat, Shqipëria vendosi të qëndronte e vetme kundër pjesës tjetër të botës. Konfliktet ndërmjet “sponsorëve” gjeopolitikë – të mbartura në këto nivele miniaturash – çuan në tensione rajonale dhe madje edhe luftëra. Cili ishte funksioni i një fragmentimi të tillë absurd që e pengoi rajonin të bëhej një hapësirë ​ përbashkët ekonomike e begatë? Ai i jepte përligjje politike elitave lokale që luftonin njëra-tjetrën.

Përkrahja e fuqive globale më e paqëndrueshme sesa në Luftën e Ftohtë

Le ta shohim BE-në e sotme nga kjo perspektivë. Debatet midis Të Majtës dhe Të Djathtës, midis konservatorëve dhe liberalëve, duket se kanë dalë në plan të dytë, për shkak të përplasjes së koordinatave gjeopolitike globale. Elitat kombëtare kanë filluar të orientohen te fuqitë globale, sikurse në rastin e Ballkanit, në shekullin e njëzetë. Por sot mbështetja e tyre është e paqëndrueshme dhe e ndryshueshme – ndryshe nga epoka e Luftës së Ftohtë.

Distancimi nga Evropa i SHBA-së nën udhëheqjen e Obamës është kthyer tani, në kohën e Trump-it, në një refuzim të hapur. Kjo e ka detyruar Francën dhe Gjermaninë të bëjnë plane për autonomi të Evropës në fushën e sigurisë. Të tjerë, si Polonia, qëndrojnë të vendosur pas Shteteve të Bashkuara. Falë mbështetjes amerikane, Varshava ndihet edhe më e fortë në pozitën e saj anti-evropiane, për të cilën Komisioni i BE-së ka nisur një procedurë sanksionesh sipas nenit 7.

Vizita e Presidentit të SHBA-së në Varshavë ishte padyshim edhe një shpërblim simbolik për populistët polakë. Kështu, një fuqi botërore përfshihet në konflikte brenda BE-së, që ka çuar në një seri ndarjesh të brendshme. Një shembull për këtë është projekti i Steve Bannon-it për të mobilizuar një “internacionale” kundër BE-së, mbi bazën e ideologjisë amerikane të së djathtës alternative (Alt-Right).

Flirtim i hapur me perandorinë e Putinit

Edhe më tronditëse është flirtimi i hapur me mbretërinë e Putinit. Nga Italia në Estoni, partitë e djathta populiste dhe ekstremiste rivalizojnë me BE-në duke shfaqur haptazi afërsinë e tyre të veçanta me Moskën. Nga Bullgaria në Letoni, ish-komunistët marrin e japin me miqësi dhe nostalgji komuniste. Disa kundërshtojnë sanksionet e vendosura nga Perëndimi kundër Rusisë pas aneksimit të Krimesë, të tjerë shpresojnë të përfitojnë gaz me çmim të ulët ose të ndërtojnë centrale bërthamore. Për të tjerë, si liderja e së djathtës franceze, Marine Le Pen, si Matteo Salvini në Itali ose Volen Siderov në Bullgari, ndihma financiare nga Moska është tashmë e dëshmuar.

Ombrellat amerikane dhe ruse ngjasojnë me njëra-tjetrën në disa pika, por nuk janë njësoj. Për shembull, do të ishte e vështirë të imagjinohej që populistët polakë të mbështesnin Putinin apo që socialistët bullgarë të mbështesnin Trump-in, megjithëse partitë përkatëse kanë ideologji të ngjashme ksenofobike, konservatore dhe proteksioniste. Por të gjitha “klientelat” politike të fuqive të mëdha kanë një gjë të përbashkët: Në përpjekjet e tyre për të dalë fitues ndaj rivalëve të tyre evropianë, ata mbështeten nga një “sponsor” i huaj. Kjo është pikërisht ajo që vendet e Ballkanit kanë bërë për më shumë se një shekull.

Aleatë të fortë në luftën kundër “euroburokracisë”

Lojtari i ri “global” është Kina. Kjo fuqi në rritje po depërton në Zonën Ekonomike Evropiane – jo vetëm përmes mallrave me çmim të ulët që shtyjnë prodhuesit vendorë nga tregu, por edhe nëpërmjet investimeve agresive të subvencionuara nga shteti. Kulmi i tyre është projekti faraonik i Rrugës së Re të Mëndafshit. Komisioni i BE-së po përpiqet ta mbajë nën kontroll përhapjen e gjigantit aziatik, duke hartuar disa masa që duhet të zbatohen nga të gjitha shtetet anëtare, por më kot: dakordimi në këtë pikë duket më larg se kurrë.

Rruga e Mëndafshit në Itali

Para ca kohësh Italia vendosi t’i bashkohet iniciativës “Belt-and-Road” – duke dalë kështu kundër Komisionit të BE-së. Më parë, Greqia ia kishte shitur Kinës disa asete të rëndësishme, ndërsa Evropa Lindore është e prirë të ndjekë shembullin e Greqisë. A është kjo vetëm një çështje e pragmatizmit ekonomik? Apo mos vallë politikanët evropianë po përpiqen të kompensojnë legjitimitetin e tyre duke gjetur aleatë të fortë në luftën heroike kundër “euroburokracisë”? Evropa dikur ishte qendra e forcës në botë. Mjerisht, sot ajo është e përçarë midis fuqive rivalizuese dhe protezhuese. Dhe ne e dimë nga historia se ku të çon ky lloj “ballkanizimi”.

Ivaylo Ditçev është një antropolog kulture nga Bullgaria, aktualisht ai është profesor i ftuar në Universitetin e Regensburgut.(DW)

4 komente në “ANALIZA: “Ballkanizimi” i BE-së është i rrezikshëm”

  1. Arben says:

    Lufta e dyte boterore mbylli shume konflikte ne europe, te karakterit kombetar dhe teritorial, vecanerisht ne aksin France, Gjermani, Angli. Rifilloi nje b /p i Ri,me sanksione dhe rregulla te cilet krijuan nje europe te jashtzakonshme me kulture,demokraci,liri,ekonomi,te drejte dhe detyrime per qytetaret dhe shtetin,dhe mbi te gjitha humane. Pamvaresisht besimeve te ndryshme kishte shume pak probleme fetare dhe etnike . Problemet ne europen ballkanike jane te karakterit radikal, pasi turqit, greket, sllavet, bullgaret, rumunet dhe Ne shqiptaret kemi akumuluar per 500 vjet konflikte, pabesi, dhune, vrasje, terror psikologjik dhe ekonomik,injorance per kundershtaret e sunduesit, por pasuri, pushtet te kontrolluar,santazh dhe dhune diskretituese per b/puntoret e sunduesit,dhe te gjitha keto probleme pavaresisht ndonje dashurie te perkohshme vazhdojne te jene te fjetura ne mentalitetin e njerezve / kombeve dhe nje shkendije e vogel nuk pertojne te ringjallen. Fatkeqesisht gjenetika jone ka akumuluar shume inate dhe mosbesim kunder njeri tjetrit , dhe ky inat e mosbesim na pengon seriozisht te perfshihemi ne kulturen demokratike europiane. Nuk duhet t’ja qajme hallin Ne europes, pasi ne cdo kohe te veshtire ajo i ka zgjidhur problemet e saj. Ne europe ka lindur humanizmi e kultura moderne, nga europianet u bene zbulimet e medha, nga europianet u bere shpikjet e medha ,nga europianet u bene revolucionet demokratike te medha .

  2. taso kume says:

    Fajin e kane miqte tane GJERMAN me politiken e austeritetit, e dobesuan k,europian me ndimen e pijanecit qe nuk dua ti a them emrin,e dobesuan EUROPEN ,dhe do e shikojme shum afer nje krize te re ekonomike me zbatimin e luftes tregtare te AMERIKES (S,U,A) me politiken dogonale AMERIKA FERST.

  3. E verteta says:

    Emanuel
    Akuzoj po ku te trokas ?
    – Kur shkruaj ,mesazhi me pare shkon te sekti e gjenerata X. Google,Facebook,Amazon,Cel,You tube, e gjithe teknologjia ,fuqia e parase dhe pushtetit jane te elitat e korruptuara politike dhe krimi qe drejtohet menaxhohet e drejtohet ne cdo pore te shoqerise njerezore kunder dinjitetit njerezor, familjes,kultures,muzikes,letersise artit duke na diktuar cfare te hame, cfare te vishemi,si te edukohemi .Duke kontrolluar mendjet tona permes mijra menyrave por si tendence e nje vrapi te shfrenuar inteligjenca artificiale qe don te shperbeje krejt njerezimin.
    Keto jaka te bardha,doreza te bardha pa dinjitet pa familje,pa komb super te pasuruar sa s,dine tashme cfar te bejne me pasurite maramendese kur vetem nje kopilce e tyre ka nje pasuri 1.000.000.000.000 leke ne banka te botes, te gatshem per ta shfarrosur racen njerezore permes nje hibridi – raca ariane; duan te ndertojne nje njeri sipas cmendurise se tyre gjenetikisht ne kopshte eksperimentale,pa atesi,amesi,tradita,kujtese,me seks te shfrenuar ku te munden sa te munden me ushqime gjenetikisht te formesuara. Kane te hapura me miliona llogari fallse ne internet qe klikoje njera tjetren duke fituar shuma maramendese,qe permes kesaj lirie kibernetike qarkullojne lirisht mallra ,para arme,njerez,teknologji, duke depertuar ne cdo qelize te jetes njerezore duke vene daren ne fyt cdo individi.
    Keto burra e gra te cmendur pas egocentrizmit te tyre na imponojne filozofine e tyre me plan te detajuar te kontrollit mendor,material duke zhbere te drejten njerezore dhe mardhenjet e tyre dhe mardhenjet nderkombetare.
    Na imponojne humbjen e kohes sone te shendetshme ,veshjen stilistike deri ne kotesi e perdorim te femres si mjet fasade qe josh ,ndjedh . Ky grup bastardhesh ,neveri njerezore shoqeruar me gra e vajza pa asnje dinjitet qe zvarriten si neperka neper shurren e tyre dhe spermen qelbanike,si automate seksi deri ne nivelet me te larta te shoqerise na imponohen me muziken e tyre qe vetem luan instrumentet nga poshte,duke i bere njerezit te habiten nga ritmet boshe qe habisin , na imponohen me filmat e tyre duke na “Argetuar”deri ne shkaterrim te brendise sone.Kjo race boheme te korruptuarish me damat e tyre mijra kepuceshe, sandaleshe ngaqe s,dine cfar te bejne me me parajsat fiskale,na shpikin cdo dite mall tregu qe shkaterron njeriun ,dinjitetin e tij,identitetin e tij.Keto mostra vdekje na japin cdo dite kallepe imitimi qe na vdes perjete.Gjithcka qe shfetojme ne internet kontrollohet prej tyre. Te kjo bote shkaterrimtare e nje grushti te babezituresh, jeta njerezore eshte bere nje ferr me ritem te cmendur,me konkurence te eger,me cinizem e indiference ,me interesa qe perplasen ,hegjemoni,zona influence,kercitje dhembesh,ne injorance totale se kush jemi,pse ekzistojme dhe si duhet te jetojme, te trajtojme veten ,tjetrin ,familjen, shoqerine ,kombet .
    Ky eshte fundi i nje permase epokale thellesisht demoniake.
    Jo me!
    Kjo e ashtequajtur rilindje-vdekje eshte e humbur dhe cdo dite ne te gjith globin humb e shprishet ne menyre atomike .
    Ne kete pellg ku noton ky sekt ne nivel global , vegjeton ne nivel kombetar edhe i perhumburi me citane e klika sekt e tij e mbarsur me marrveshje shaterrimtare per vendin e tij me gjith pisllekun e mbledhur ketu nga pjeset me te cthurura te popujve.
    Pamvaresisht parase,pushtetit ,djallezise ,manovrimevete pafund ,per te mos humbur pasurite,ofiqet,zoterimet; jane ne grahma vdekje te perjetshme. Jane te humbur me humbje…
    Po fillon nje Beselidhje e njeriut me Zotin,qe ka Zotin udherrefyes,qe hap vedijen, qe dite pas dite shkaterron merimangen injorance te njerezimit.
    Po kthehen njerezit duke lene pas kete vello shkaterrimtare duke jetuar ne cdo sekond me frymen e Krijuesit ,me qartesine e mendimit ,me zemren qe shendoshet pak nga pak e shpirtin e lire qe kupton se jeta fillon e mbaron vetem ne Zotin ku pa te s,ka jete.
    Po clirohen nga makthet e helmatisjes duke kerkuar Krijuesin tek vetvetja,tjetri ,njerezimi dhe gjithcka c,ka na eshte dhene.
    Shpirti i Zotit ne cdo grimce ekzistence !
    Tani eshte vetem NJE : EMANUEL !
    BESONI!

  4. Shaba says:

    Ky artikull eshte shkruar me subkoshiencen mesjetare te regresit Evropian.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje