Tre motorët e tragetit “Viking Sky” të rrezikuar në brigjet e Norvegjizë janë sërish në funksion.
Megjithatë vazhdon aksioni i shpëtimit të rreth 1300 pasagjerëve në bord. Disa të plagosur janë shtruar në spital.
Sipas të dhënave të policisë deri tani janë evakuuar 338 vetë nga 1373 njerëzit në bordin e tragetit “Viking Sky” të rrezikuar në det të hapur pranë brigjeve norvegjeze.
Ata janë dërguar janë strehuar në qendrat e emergjencës në qyttin bregdetar në perëndim të Norvegjisë, Brynhallen rreth 500 km në veri të Oslos. Ndërsa 17 të plagosur janë shtruar në spital.
Shumica e pasagjerëve, sipas të dhënave të policisë, janë nga Britania e Madhe dhe SHBA. Disa helikopterë dhe anije janë në veprim për shpëtimin e anijes së rrezikuar.
“Viking Sky” të shtunën (23.03) njoftoi për probleme me motorët dhe se po rrezikohej në det. Televizioni NRK shfaqi pamje të tragetit që prej detit të trazuar dallgët po e shtynin drejt bregut në zonën e bregdetit në Hustadvikat.
Pasagjerët kanë publikuar në tëitter imazhet se si anija lëkundje dhe moblijet brenda saj binin e rëshkisnin në dysheme. Një filmim tregonnjë grua, së cilës i bie një dërrasë mbi kokë. SHumë njerëz në bord qendrojnë me jelekët e shpëtimit.
Tre nga motorët sërish në funksion
Ndërkohë janë riaktivizuar tre motorët e tragetit “Viking Sky”, i cili nën shoërimin e dy anijeve po rimorkiohet drejt qytetit të afërt Molde.
Edhe një anije mallrash, e cila është përpjekur të ndihmojë tragetin pësoi havari duke u rrezikuar të anojë.
Nëntë anëtarët e ekipazhit të “Hagland Captain”, sipas agjencisë së lajmeve NTB, ndërkohë janë të sigurtë. Anijes së mallrave gjithashtu iu shua motori, e si rrjedhojë ajo batoi, vuri në dukje shërbimi norvegjez i emergjencës.
Segmenti bregdetar Hustadvika pranë Kristiansund shtrihet në pjesën qendrore të brigjeve perëndimore të Norvegjisë.
Meqënëse në këtë segment ka ishuj të vegjël dhe breza shkëmborë, ai konsiderohet si një zonë e rrezikshme lundrimi. Në të shkuarën në këtë zonë shpesh ka pasur aksidente me anije.(DW)