Mesazhi i Papës për të rinjtë: Mos u bëni pensionistë 23-vjeçarë

23 Mars 2019, 18:37Bota TEMA

“Ne duhet të dimë se si të rrezikojmë në jetë. Kjo është e bukura e jetës.

Rinia nuk është pasivitet, por një përpjekje e fortë për të arritur qëllime të rëndësishme, edhe nëse kjo ka kosto.

Të rinjtë që rrinë në kolltuqe janë pasivë, rrinë ulur duke parë t’u kalojë historia para syve “.

Kështu u është drejtuar Papa Françesku të rinjve gjatë një seance pyetje-përgjigje në ” Collegio Barbarigo”, në Padova.

“Nuk është gjë bukur të shohësh një të ri të dalë në pension. Dhe ka të tillë.

Ky është fundi i rinisë: të plakesh në moshën 22, 23 ose 24-vjeçare – vazhdoi Papa.

Rinia nuk është pasivitet, por një përpjekje e palodhur për të arritur qëllime të rëndësishme, edhe nëse kjo të kushton. Në jetë, asgjë nuk është falas.

Për të ecur përpara, duhen përpjekje çdo ditë”, u ka thënë ai studentëve të kolegjit të Padovës.(TemA TV)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje