FOTOT: Mposhtet ISIS, rrëzohet edhe bastioni i fundi

23 Mars 2019, 12:47Bota TEMA
FOTOT: Mposhtet ISIS, rrëzohet edhe bastioni i fundi

Forcat demokratike siriane të mbështetura nga trupat amerikanë njoftuan çlirimin e Baguz, bastion I fundit ende në kontroll të Shtetit Islamik.

Një zëdhënës tha në Twitter se “Kalifati” ishte mundur përfundimisht në Siri, disa orë pasi edhe presidenti amerikan e bëri një njoftim të tillë. 

Aleanca e drejtuar nga kurdët nisi ofensivën përfundimtare kundër ISIS në fillim të muajit mars, ndërsa xhihadistët e mbetur ishin fshehur në fshatin e Baguz në lindje të Sirisë.

Forcat demokratike siriane u detyruan të ngadalësonin ofensivën, pasi u bë e ditur se një numër I madh civilësh gjendeshin atje. Bashkë me qytetarët u larguan edhe shumë luftëtarë të Shtetit Islamik por ata që mbetën ngritën rezistencë të fortë, duke përdorur atentatorë vetëvrasës dhe autobomba. 

Në kulmin e tij, shteti Islamik kontrollonte 88 mijë km katrorë në Siri dhe Irak. Por pavarësisht humbjes së territorit, grupi konsiderohet ende si një kërcënim I madh për sigurinë kombëtare.

Presidenti amerikan shpalli mundjen e ISIS vitin e kaluar, duke njoftuar planet për tërheqjen e trupave amerikane. Ky hap alarmoi aleatët dhe solli dorëheqjen e një sërë zyrtarëve të lartë.

1 komente në “FOTOT: Mposhtet ISIS, rrëzohet edhe bastioni i fundi”

  1. Titi says:

    FALEMINDERIT DONALD TRUMP.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje