Bill Clinton kujton bombardimet e NATO-s kundër ushtrisë serbe

25 Mars 2019, 09:25Rajoni TEMA

20 vjet më parë NATO për 78 ditë goditi objektivat serbe në Kosovë. Presidenti amerikan Bill Clinton ishte ai që bindi SHBA-në se po vepronin drejtë duke mbrojtur civilët e pafajshëm, dhe udhëhoqi koalicionin që mundi Serbinë.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook Qendra Presidenciale Clinton kujtoi momentin e madh të 24 marsit 1999.

“Sot është 20 vjetori i Operacionit të Forcave Aleate, fushata ajrore e NATO-s kundër ushtrisë Serbe. Presidenti Bill Clinton, e udhëhoqi koalicionin e NATO-s, që e ndaloi shtypjen ndaj njerëzve të pafajshëm dhe e ndaloi konfliktin, duke kthyer stabilitetin dhe paqen e qëndrueshme në Evropën Jug-Lindore.

Gjenerali Wesley Clark komandoi Operacionin e Forcave Aleate në luftën e Kosovës gjatë kohës sa ishte Komandant Suprem i Aleatëve në Evropë nga viti 1997-2000″.

“Amerika ka përgjegjësi që të qëndrojë me aleatët tanë kur ata kanë nevojë të ruajnë jetët e pafajshme dhe ta kthejnë paqen, lirinë dhe stabilitetin në Evropë. Kjo është ajo që po e bëjmë në Kosovë” – Presidenti Bill Klinton, 24 Mars 1999”, kishte thënë Clinton.

Në fotografinë e postuar në këtë faqe shihet ish-presidenti Bill Clinton dhe ish-Sekretarja e shtetit Madeleine Albright.

3 komente në “Bill Clinton kujton bombardimet e NATO-s kundër ushtrisë serbe”

  1. Ilir says:

    Thank You. God bless USA

  2. #varijanullen says:

    Imagjino vetem 80 vjet me pare po Te ishte Nato dhe usa do bombardohej regjimi fashist I athines per genocidin kunder Shqiptarve cam. Nuk eshte vone gjithesesi per ti cuar ne Strasburg per demshperblim dhe shpallja zone e lire e Camerise nga taksat e Athines. Cameria nuk duhet Te paguaj borxhet qe marrin jevgjit e athines. Cameria kerkon qe dhe oren ta nderoje me Tiranen.

  3. albaniafirst says:

    Ne do i jemi mirenjohes per jete SHBA-se per ndihmen e vazhdueshme qe i kane dhene kombit tone.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje