FOTOT: Mësuesi më i mirë në botë, merr shpërblimin 1 milion dollarë

25 Mars 2019, 10:56Lifestyle TEMA
FOTOT: Mësuesi më i mirë në botë, merr shpërblimin

Peter Tabichi është shpallur si mësuesi më i mirë në botë dhe ka marrë çmimin 1 milion dollarë, gjatë një ceremonie të organizuar në Dubai.

Çmimi është dhënë në praninë e aktorit të njohur Hugh Jackman.

Prifti 39-vjeçar françeskan jep mësim në një zonë të humbur dhe të varfër të Kenias, ku shumë nga nxënësit duhet të bëjnë mbi 7 km më këmbë, për të shkuar në shkollë.

Ai jep 80% të të ardhurave të tij për të varfërit dhe tha se shkoi në këtë ceremoni, për nxënësit e tij.

Fondacioni Varkey me bazë në Dubai, i cili organizon ngjarjen dhe dha çmimin për të pestën herë, vlerësoi përkushtimin, punën e vështirë dhe besimin e pasionuar të Tabichit, në talentin e nxënësve të tij.

Falë punës së tij, edhe pse një shkollë me kushte të vështirë dhe ku shkojnë njerëz të varfër, jetimë dhe që shpesh nuk ushqehen dot, shumë prej nxënësve të saj kanë dalë të parët nëpër konkurset e shkollave të tjera të vendit.(TemA)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje