Deklarata e fortë e zyrtarit të lartë amerikan të Mbrojtjes: Rusia po përfiton nga djegia e mandateve të opozitës shqiptare

27 Mars 2019, 21:49Politika TEMA

Ish-zëvendësndihmës sekretari amerikan i Mbrojtjes, Michael Carpenter, shprehet per Top Story se është vërtetuar tashmë sesi Rusia ka financuar parti politike dhe kandidatë nëpër Europë, që nga Marie Le Pen e deri te “Jobik” në Hungari.

Ndaj nuk ka dyshime se ndikon edhe në Ballkan, duke përdorur mjete financiare për të mbështetur parti, politikanë individualë dhe ndonjëherë edhe OJQ, pasi kjo është mënyra ruse e të vepruarit.

“Kur deputetët e opozitës djegin mandatet dhe refuzojnë të jenë pjesë e procesit politik, duke ushqyer përçarje bipolare të politikës, kjo është toka më pjellore, situata më e përkryer që Rusia të përfitojë e të ushqejë më shumë armiqësi, përçarje dhe kaos në shoqëritë e Ballkanit, përfshirë Shqipërinë.

Provat e shfaqura në artikullin e ‘Mother Jones’ janë serioze.

Ato tregojnë lidhjen që ekziston midis aktorëve rusë dhe me interesat e PD-së në Shqipëri. Kjo është alarmante. Tregon që ekziston një lloj bashkëpunimi mes dy palëve.

Tregon që Rusia mund të jetë duke i mbështetur këto interesa, që të krijojë një kundërpeshë ndaj partisë në fuqi.

Në rastin e Shqipërisë, duket se Rusia po e provon fatin me Partinë Demokratike, që të arrijë të rrëzojë qeverinë e tanishme”, tha Michael Carpenter, ish-zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Ish-zyrtari i lartë amerikan: Ja 3 mënyrat që përdor Rusia për të ndërhyrë në Ballkan

Në “Capitol Hill”, vetëm pak metra larg Kongresit amerikan, Dr. Michael Carpenter, drejtori i Qendrës “Penn Biden” vazhdon të jetë i interesuar për çfarë ndodh në Ballkan, rajon të cilin mbulonte deri dy vite më parë, kur shërbente në Pentagon si zëvendësndihmës Sekretari amerikan i Mbrojtjes.

“Sigurisht, kam parë të shtohen ndërhyrjet ruse në të gjithë Ballkanin, duke përdorur kryesisht tri mënyra. Rusia përdor ndikimin e korrupsionit. Me pak fjalë, paratë e dyshimta për të ndikuar politikën, për të paguar protestues për të financuar parti. Përdorin sulme kibernetike për të marrë informacion në mënyrë të paligjshme dhe për ta hedhur atë informacion në publik. Përdor dhe dezinformim në rrjetet sociale, si dhe në mediet tradicionale, aty ku munden.

Por, nga të gjitha këto mjete, paratë e errëta dhe korrupsioni janë ndoshta më të suksesshmet në Ballkan. Në Ballkan, me më shumë korrupsion, më shumë militantizëm politik, Rusia ka më shumë mundësi që të ndikojë ngjarjet në terren. Qëllimi i Rusisë është të përhapë kaos. Kjo është ajo që ka bërë dhe në SHBA.

Po e bën edhe në Ballkan. E pamë në Maqedoni gjatë periudhës para referendumit për marrëveshjen e Prespës. E pamë në Mal të Zi, para anëtarësimit në NATO. E pamë në Shqipëri, ndoshta në nivel pak më të ulët, por e kemi parë edhe aty, me përçarjen në Shqipëri. E kemi parë në të gjithë rajonin”, tha Michael Carpenter, ish-zëvendësndihmës sekretari amerikan i Mbrojtjes.

Të shtunën e 16 marsit, demonstratat në Serbi arritën kulmin, kur protestuesit dhe liderët e opozitës në Beograd sulmuan Radio Televizionin Publik, çka solli reagimin me forcë të policisë. Pikërisht në të njëjtën ditë, protestuesit në Tiranë u përleshën me policinë përpara godinës së Parlamentit. Kjo lidhje e çuditshme ngre dyshime të forta se pas këtyre protestave qëndron një ndikim i jashtëm, ai rus.

8 komente në “Deklarata e fortë e zyrtarit të lartë amerikan të Mbrojtjes: Rusia po përfiton nga djegia e mandateve të opozitës shqiptare”

  1. Zigur Qarri says:

    Rusia po përfiton nga djegia e mandateve të opozitës shqiptare?!!! Deklaratë 20 euro.Përfiton më shumë nga mandatet e PD-s,
    apo te LSI-s?Thuhet se Rusia përfiton nga Brexit,por që të përfitonte edhe nga djegia e mandateve të opozitës,na habisi fare!
    Rama ësht në rregull,se nuk ka favorizuar Rusinë,por oligarkët rus.Edhe pas 29 vitesh “Demokraci” ,vazhdon paranoja shqiptare!

    1. Maksimi says:

      O malok, o drru me pre, po hik re pirdhu e shko boj fresk ke bitha Sali Serbit. Se prej juve malokeve nuk bohet Shqiperia.

  2. Bato says:

    O Popull a nuk u msuat ju me Sali Beogradin!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!!! Dhe Lulashin e tije qe vetem mashtrron per hesap te Rusise.

  3. Tirona says:

    Vetem budallejt i shkojn mbrapa Sali Serbit dhe Lules, se eshte e qart si drita e djellit qe k’to jane tradhetarë.

  4. Komentuesi says:

    Arsyetim i drejte.Ndikimi rus ne shqiperi eshte evident.Basha eshte i shitur vete dhe si parti te Ruset.

  5. Qutt says:

    Për sa kohë që një Shqipëri të ketë një vrimë bythe si Sali Berisha, gjithë armiqtë e egër të këtij kombi e kanë një aleat të vyer të tyrin mes nesh.

  6. D... says:

    Babai i vertete i Salianjit !!!…

  7. rexha 10 says:

    PER SA KOHE QE RUSIA DO FURNIZOJE EUROPEN ME GAZE NE BAZE TE KONTRATES QE ESHTE BERE ,SHQIPRIA NUKE KA PER TE GJETUR KURRE DERMAN.DO TE DUHET NJE UDHEHEQES I MADHE RUSE SICE ISHTE GORBACOVI QE SHMANGU LUFTE E FTOHTE NDERMJET AMERIKES PER PROBLEMIN ME KUBEN TE FIDELIT. KJO PO NDODHE SEPSE OPOZITA ESHTE E GJITHA ME IDETE KOMUNISTE.PUSHTETIN ME LUFTE.
    LERE PASTAJ TALLALLET FILO RUSE SI BASHA E KOMPANI KANE FOLUR GJITHMONE KUNDRA SHQIPRISE.
    POPULLI PRETE QE KJO OPOZUITE TI AFROJE ALTERNATIVA TJERA TE QEVERISJES. TE NJEJTEN VEPRIM BERI EDHE AHMET ZOGU QE JA SHITI SHQIPRINE ITALISE ,DHE VETE U ZHDUKE.PO KESHTU DUHEN TE ZHDUKEN KETA NJERZE TE PA BESE.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje