Eksponentë të qeverisë bullgare, japin dorëheqje pasi zbulohet se kane blere apartamente luksoze

27 Mars 2019, 17:26Bota TEMA

Seri dorëheqjesh të eksponentëve të qeverisë bullgare, pas të ashtuquajturave “ndërtime apartamentesh”, skandali që shpërtheu në fund të javës së kaluar, kur është mësuar se kompania ndërtimore ”Artex” ishte duke u shitur deputetëve, ministrave dhe zëvendësministrave të qeverisë së koalicionit të qendrës së djathtë Gerb, apartamente luksoze në zonën e banimit Iztok, në Sofje, me çmime shumë më të ulëta se ato të tregut.

Dje, zëvendësministri i Energjisë, Krasimir Parvanov, ishte i fundit në radhë që dha  dorëheqjen.

Të shtunën e kaluar, ministrja e Drejtësisë, Ceska Caceva kishte dhënë dorëheqjen ashtu si zëvendësministrja e Sporteve, Vania Koleva.

Sipas mendimit të Prokurorit Publik dhe Komisionit për Luftën kundër Korrupsionit janë gjithashtu të përfshirë edhe Vezhdi Rashidov, president i komisionit parlamentar për Kulturën si dhe Cvetan Cvetanov, “krahu i djathtë” e kryeministrit Bojko Borisov, udhëheqës i grupit parlamentar të partisë Gerb dhe njëheras nënkryetar i partisë, i cili duhet të kthehet nesër në Bullgari, pas një vizite në SHBA.

Gjithashtu nën hetim është kompania ”Artex”.

Mediet e Sofjes theksojnë se Borisov do të kërkojë dorëheqjen e Cvetanov nga detyra.

Analistët parashikojnë se lista e politikanëve të përfshirë nuk do të ndalet me kaq.

Gazeta ditore “Ora” kujton se në vitin 2017 kjo shumicë parlamentare kishte votuar amendamentet e ligjit për rregullat e ndërtimit, të cilat autorizuan kompaninë ”Artex” të vazhdonte ndërtimin e një ndërtese 34-katëshe në zonë rezidenciale Lozenets të Sofjes, pasi leja për ndërtimin e saj kishte skaduar

1 komente në “Eksponentë të qeverisë bullgare, japin dorëheqje pasi zbulohet se kane blere apartamente luksoze”

  1. Drejtesia says:

    Aha , keta bullgaret qenkan shume prapa.
    Pse nuk marrin shembull nga keta hajdutet tane, qe kane nga dhjete shtepia, ne qytet, ne fshat, ne mal, …..ne te semes
    Mjafton te besh nje kerkim te lehte per nje qeveritar dhe shikon menjehere se sa apartamente kane

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje