Presidenti amerikan, Donald Trump ndërpreu festimet për fundin e hetimit ndaj çështjes ”Russiagate” për të rihapur në mënyrë të papritur një debat mbi shfuqizimin e ligjit të kujdesit shëndetësor (Obama Care) një çështje që dëmtonte partinë e tij në zgjedhjet afatmesme dhe menjëherë i dha demokratëve shpresë për një avantazh në vitin 2020.
Presidenti iu bashkua republikanëve të Senatit pas lajmit të së dielës se prokurori special Robert Mueller nuk kishte gjetur dëshmi kriminale për konspiracion midis fushatës së Trump dhe qeverisë ruse.
Megjithatë, duke rinovuar debatin për kujdesin shëndetësor, ai rrezikoi rihapjen e përçarjeve në partinë e tij për shkak të pamundësisë së saj për të rënë dakord për një zëvendësim për “Obamacare” që do t’i siguronte të gjithë shtetasit amerikanë, ashtu siç është premtuar.
Në një drekë pune me dyer të mbyllura me senatorët, presidenti lëshoi një thirrje të paqartë për trajtimin e kujdesit shëndetësor. Priten zhvillime të reja mbi këtë temë delikate, që mund t’i kushtojë popullaritetin presidentit Trump.