Pas bojkotit të opozitës, KQZ thirrje qytetarëve: Bëhuni pjesë e komisioneve zgjedhore

27 Mars 2019, 12:51Politika TEMA

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes  kreut të saj, Klement Zguri iu është drejtuar me një thirrje qytetarëve shqiptarë që të aplikojnë për komisionerë të KZAZ-ve. 

 “Thirrje për qytetaret të aplikojnë për komisionarë, pasi KQZ bën emërime kryesisht sipas ligjit.

 Kjo për shkak se partitë nuk kanë depozituar anëtarët për komisionarë”, tha Zguri. 

Kjo thirrje e kreut të KQZ Klement Zguri vjen pas vendimit të opozitës për mosdorëzimin e listave për komisionerë pavarësisht thirrjeve të përsëritura nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve. 

Gjithashtu në mbledhjen e sotme, KQZ-ja ka votuar për t’i dhënë mandatin e deputetit nga radhët e Partisë Demokratike për qarkun e Elbasanit, Arben Elezit, i cili merr mandatin e Edmond Spahos. Ndërkohë edhe në Vlorë, kreu i Ballit Kombëtar Alimadhi i ka marrë mandatin ish-deputetit të PD-së, Agron Shehaj. (TemA) 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje