FOTOT: Brenda shpellës më të gjatë në botë

29 Mars 2019, 10:35Lifestyle TEMA
FOTOT: Brenda shpellës më të gjatë në botë

Kërkuesit izraelitë thonë se një shpellë kripe me stalaktite afër Detit të Zi është më e gjata në botë, duke thyer rekordin e deritanishëm që mbahet nga një homologe e saj në Iran.

Bëhet fjalë për një labirint kalimesh të nëndheshme në pjesën jugore të Detit të Zi, që shtrihet në më shumë se 10 km gjatësi. Kjo bën që të lihet prapa shpella “Namakdan”, në Iran, që më herët mendohej se ishte edhe më e gjata.

Vëzhgimi është kryer nga Universiteti hebre i Jeruzalemit dhe një grup vullnetarësh izraelitë, bullgarë dhe ndërkombëtarë.

“Është një sistem gjigant kalimesh, platesh, njëri mbi tjetrin. Është padyshim shpella më mbresëlënëse dhe komplekse në kuptimin e tri përmasave të saj”, tha Yoav Negev.

Tani, kërkuesit planifikojnë të botojnë një hartë të plotë të shpellës në një revistë shkencore, e do ta bëjnë këtë në muajt e ardhshëm.

2 komente në “FOTOT: Brenda shpellës më të gjatë në botë”

  1. shpella says:

    ketu duhen mbyllur partite shqiptare PD-LSI dhe PS, por edhe mul, nard,gon,fatmir, dhe gjithe gorillat e shiqiperise te ardhur nga pyjet e azzise

  2. Aleksander Thana says:

    Duhet studjuar me mire origjina e shokut sali, mos ka dale nga kjo shpelle. Nuk eshte shume larg.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje