Lufta e Ftohtë zbret në Tiranë

29 Mars 2019, 12:55Blog TEMA

Nga Frrok Çupi

Në qendër të Tiranës po bëhet beteja mes Lindjes dhe Perëndimit, që ka formën e ‘vogël’ të koduar ‘opozitë-parlament’. Kthimi në ‘luftën e ftohtë’ u bë 31 vjet pasi kishte rënë. Grupimi politik që lindi menjëherë pas rrëzimit të Murit të Berlinit, dhe që u konsiderua si ‘shpresa perëndimore’ e vendit, tani ndodhet në krahun lindor, të Moskës.

Ndërsa shumica politike dhe popullore ndodhet në krah të Perëndimit. Partisë Demokratike që lindi si shpresë perëndimore nuk i ka mbetur më as nam as nishan si ‘perëndimore’ dhe ‘përparimtare’. Liderët mendjehapur dhe të vendosur në krah të Perëndimit nga Partia Demokratike, nuk janë; ose u vranë, ose u shtynë në vdekje, ose vdiqën kushedi se si, ose u përjashtuan…

Para se të hapnin ‘kutinë’ liderët e opozitës i mbyllën portat Europës dhe Shteteve të Bashkuara.

Në sheshin e Tiranës ka ardhur për së dyti ‘Lufta e Ftohtë’. Sheshet e vogla dhe bulevardi i madh i Tiranës po kthehen në arena ku projektohet përplasja e Dytë mes Lindjes dhe Perëndimit. Partitë opozitare që fituan neveri popullore për shkak të korrupsionit të egër, tani janë rreshtuar në krah të politikave lindore të Rusisë dhe provokojnë Perëndimin. Beteja ka nisur. Kronikanët që merren me numërimet, gjatë gjithë ditës nëpër ekrane thonë se ‘kjo është beteja e shtatë’. Shpresat e Partisë Demokratike që nuk është më ajo që ishte dhe shpresat e një sekti politik majtist ekstrem LSI, janë që të ndodhë shpërthimi i luftës mes Perëndimit dhe Lindjes.

Pse pritet lufta ‘Lindje-Perëndim’ në mes të Tiranës?

1.Beteja për të thyer stabilitetin në vend dhe në rajon, ky është ‘o zot sikur…’, thotë opozita. Opozita që ka marrë flamurin e nxitjes së luftës, ka deklaruar prej fillimit se ‘nuk e duam stabilitetin’, por vetëm ‘demokracinë’; por edhe ‘demokracinë pa parlament’. Kërkon edhe ‘pranverë arabe’, d.m.th., demokraci alias Irak a Libi. Kërkon edhe ‘shpartallim’, por jo pushtet, domethënë nuk mban asnjë përgjegjësi. Destabilizimi i vendit tonë ka lidhje të ngushtë me destabilizimin e menjëhershëm të rajonit.

 ‘Betejat’ e opozitës në Tiranë nisën menjëherë sapo ‘vërshëllyen’ rusët që më parë kishin bërë gati ‘fushë- betejat’ në Podgoricë dhe në Beograd. Plani për lidhjen e turbullirave ballkanike me njëra tjetrën do ta çojë rajonin ‘prej stralli’ në një shpërthim konflikti ku fusha ‘mbetet e lirë’ për ndërhyrjen ruse, ndërhyrje mongole, ndërhyrje djalli- po të dojë. Tirana e opozitës po pritet ‘me një frymë’ në Lindje, aq më tepër pse shqiptarët janë kombi më i ‘përkëdhelur’ nga Perëndimi dhe i konsideruar si më ‘pro- perëndimorët’.

Skemat ruse të destabilizimit të vendit janë kacavjerrë pas partive të opozitës, aq më shumë që këto janë të korruptuara dhe të neveritura nga populli i tyre. Studiues dhe zyrtarë të lartë amerikan kanë paralajmëruar për rritjen e fortë të influencës ruse në Shqipëri e në Ballkan, veçanërisht te opozitat e korruptuara. Nga kjo pozitë ku ndodhet opozita është gati ta shesë ‘stabilitetin dhe paqen e vendit’ ta shesë kudo ku mund të shitet, mjaft që të përfitojë për vete. Prijësit e opozitës fitojnë mjaft: Ata djegin gjykatat dhe nuk dorëzohen para drejtësisë. Kjo është.

Në betejën ‘Lindje-Perëndim’ kanë hyrë njerëz që nuk kuptojnë çfarë bëjnë, por përdoren veç si ‘mish për top’, këta quhen protestues dhe militantë. Ndërsa ata që dinë çfarë bëjnë janë liderët. Ata kanë thërritur në ‘betejë’ njerëz të verbër, njerëz që abuzojnë me ligjin dhe pronën, ish-zyrtarë të vegjël të rënë nga vakti; përfitues të rastit si dhe të paguar për të dëshmuar me bojë të zezë se ‘në Tiranë ka nisur beteja’. Liderët që kanë thërritur ‘mburojë njerëzore’ i kanë lidhur fijet me fuqi që nuk e duan Shqipërinë në BE, as në NATO. Vetëm para pak ditësh, kryetari i PD dhe zyrtarë të tjerë, u filmuan në ambasadën e Rusisë duke bërë një marrëveshje që me siguri ka lidhje me ‘betejën’ kundër Perëndimit.

Vetë kryetari i PD është kapur në një aferë skandaloze me bizneset ruse për të goditur zgjedhjet në vend dhe ngatërruar në skandale presidentin e Amerikës. Përveç skandalit të fundit, kryetari i PD, Basha, mban mbi shpatulla krime si vrasja e 4 protestuesve duke qenë ministër i brendshëm si dhe një vjedhje shumë të madhe në Rrugën e Kombit. Një pjesë tjetër e lidershipit të opozitës është e ndaluar që të hyjë në territorin e Shteteve të Bashkuara… Të gjitha krimet mund të bëhen zero vetëm duke i hedhur në flakën e konfliktit mes Lindjes dhe Perëndimit. Prandaj ka nisur ‘lufta e Ftohtë’ në mes të Tiranës, mes Lindjes dhe Perëndimit.

Betejat e opozitës në Tiranë po zhvillohen në pikën më të dobët të Perëndimit. Me këtë taktikë ata janë duke zbatuar planet ruse. BE ndodhet në një moment dobësie si kurrë ndonjë herë; aq më tepër në prag të zgjedhjeve për Parlamentin Europian, në maj. Shtetet e Bashkuara është përfolur nga opozita sikur ‘qëndron larg nga Ballkani’ sipas tyre ‘për shkak të politikave të presidentit Donald Trump’. Shpifjet ndaj presidentit Trump sikur ai është ‘pro- serb’ u sajuan nga apologjetë të opozitës së bashku me lobin dhe financimet ruse.

Që ditën e parë të fitores së Trump, 2016, në Tiranë zbarkuan drejtoi i CIA, John Brennan – një armik i egër i fitores së Trump, ish- drejtori i CIA, James Clapper- edhe ky po kaq i egër, ku zunë ‘rrënjë’ disa ditë. A punuan për sot dy kundërshtarët e Trump brenda administratës së mëparshme? Me atë rast në Ballkan shpërthyen dy grushte shteti dhe u bënë gati të tjerë. Edhe atëherë Tirana u vu në qendër. Presidenti i kohës, tani kryetar i Asamblesë së PD, Nishani, është në ‘tavë’. Ai ka zhvilluar disa takime dhe disa plane- deri edhe udhëtimin në Turqi për lidhjet anti-Trump me Erdogan…

Por pse u vonua kaq shumë ‘grushti’ në Tiranë?! Ndoshta opozita nuk ishte gati. Pra ‘lufta e ftohtë’ është zgjedhur të nisë në Tiranë ku qytetarët janë shprehur si më pro- perëndimorët në rajon.(afp)

31 komente në “Lufta e Ftohtë zbret në Tiranë”

  1. Jimi says:

    Asnjehere nuk te ka munguar mendja, por i cuditshem eshte qendrimi korrekt qe prej disa kohesh po mban!?

    1. beni says:

      Russia një shtet apo federatë pa borxhe natyrisht xhelozi e perëndimit të mbytur deri në grykëderdhjen nga borxhet kerkojn markata për tregti e markatave sepse e dyndja e emigracionit është e madhe nga shqiptarët!
      Pra markatave konsumi si Shqipëria e Kosova që nuk harijn të kuptojnë,se nacionalizmi prodhohet për t’u marrë produktet perëndimit e jo investime ashtu si dikur ku russia ish motor ekonomik për Shqipërinë me investime e jo me gënjeshtra,kazino e premtime boshe që të vjen për të vjellë kur dëgjon sot se si Milena delet e qytetarët shqiptarë konkretisht nga perëndimi e jo nga russia një prapagande e qelbur e nga më të fëlliqur,ku vetëm kompanitë e basteve ishin pothuajse të gjitha perëndimore,armatimet,ushqimet,pra me një dorë u a japin eurot apo dollarët më të dyja u a marin,prandaj heshtin se Rama u jep xhevapin e xhevahirët, drogën e canabis Sattiva,nuk transportohet në russi por në perëndim?

  2. Po ky cpati?!!!!!
    Turkoshaket me perendimor dhe hoxha ne maj te minares e thote cdo nate kete lutje…
    Ruset duan bazat e tyre ne albanistan dhe keto ja siguron hollandezi lulush dhe kopili serb salih.
    Froku ne antitez me turkoshakun shaban murati…
    Turkoshaket e albanistanit nuk dine kujt ti drejtohen per te lyp lemosh….se vet nuk dine te qeverisen.
    Shpellaret kan lind vetem per shkatrrim

    1. pirdhuni ne qipro ! says:

      Nuk vleni vec per perralla !!! PIRDHUNI NE QIPRO !!!!!!!!!!!!!!!!!!

  3. Flutura says:

    Shumica derrmuese e popullit shqiptar eshte pro anerikan dhe pro BE. Ne fund fare vendos shumica.

  4. Amy says:

    FRROKU ME KA PELQYER SHUME NGA ’97 E ME TUTJE, PATI NJE PERIUDHE HESHTJEJE, POR TANI ESHTE TAMAM SIC DUHET TE JETE NJE ANALIST I SAKTE KORREKT, TE QENET I DREJTE DHE I VERTETE, KJO I DUHET NJE GAZETARI PUBLICISTI APO ANALISTI, DHE KY ESHTE FROKU.

  5. Ce says:

    Eshte artikulli i disate qe Ky burre i zgjuar dhe ndoshta 1- shi i gazetarise shkruan. Analize perfekte, te lumte o Frrok, je nje Fan Nol i dyte,

    1. XheJ eN Bi says:

      N.Martini….
      Po Çupi ç’pati ????
      Ta bëj këtë pyetje se e njeh që nga Fakulteti dhe besoj se duhet ta kesh ndjekur rrugëtimin e tij.Çupi ishte ai që dilte në kanalet televizive dhe rinte në krahun e djathtë ku qenë mbrojtësit e Bërishës e Bashës.Te Fevziu ka dal më shumë dhe më vjen çudi si Ti nuk e ke parë.
      Edhe unë u habita ,prandaj të bëra pyetjen ” ç’pati Çupi ???”,se më bëri përshtypje se si i tradhëtoi Bërishën e Bashën një arsye e ka ,po cila është ?
      Do ta shohim në ditët në vazhdim.

  6. N. Martini says:

    Hera e pare qe shoh nje analize te tille te thelle, nje analize bindese, e cila ben me turp ate numur te madh “analistesh”. “opinionistesh”e “gazetaresh” puthadore cuditerisht te paguar me nga 10.000, 15.000 e deri ne 25.000 Euro ne muaj, qe notojne ne ujra te qelbura te disa “pishinave” (ekraneve) , te fryre si derra, me mjekra e pa mjekra, qe mision kane legjitimimin e te gjitha poshtersive qe ndodhin ne kete fshat te vogel te Europes e ku mallkohen dhe gozhdohen “si Krishti” disa intelektual me integritet e me reputacion si analisti Frrok Cupi.
    Konkluzionet qe i nderuari Frrok Cupi nxjerr nga Skaneri qe i ben situates politike ne Shqiperi, eshte nje kembane rrenqethese alarmi per mundesine e nje gremisje pa kthim qe mund ti shkaktohet fateve te ketij populli te neperkembur nga batakcinjte sherbetore te atyre forcave regresive qe synojne fuqishem rizgjimin e lakmive te dikurshme te neodiktaturave.
    Ne kete kendveshtrim, shqiptaret do u jene mirenjohes intelektualeve te paperlyer dhe atdhedashes si Z. Frrok Cupi dhe i atyre te pak te tilleve si ai dhe detyra e tyre eshte qe shqiptareve u duhet ndricuar rruga nga duhet te shkojne per te evituar me cdo kusht ate theqafje te rrezikshme qe u kane percaktuar keto forca te erreta politike per te cilat ngre alarmin Z, Cupi dhe qe si perbetim kane “t ua ngrijne buzeqeshjen shqiptareve ne buze”.

  7. albano says:

    Z.Frrok eshte gazetar i klasit te larte. Ka bere dhe ben analiza per tu patur zili nga koleget e tij. Me vjen keq qe nuk e ftojne ne debate televizive , si pershembull : Bledi, Zheji, Ylli ,Eni apo ajo nje fare “gazetare” tek Tempora e ORA NEWS.

  8. Nikolini says:

    Kam bere nje vleresim pozitiv per Z.Frrok Cupi. Si eshte e mundur te mos e nxirrni?
    Do njoftoj Meron po nuk e nxorret.

  9. Peço says:

    Ziti Çupi ka ngjashmëri të theksuar me një lavjerës. Pavarësisht se ato që shkruan këtu janë absolutisht të vërteta, njeriu e ka të vështirë të mos tregoj kujdes në besueshmërinë e qëndrimeve të tij thellësisht të lëkundura.

  10. Opa says:

    Vlora, Saliu ju vrau e ju preu. Merrni fatin e Shqiperise ne dore, dhe tregoni qe dini ç’është nishani. Ne 97n benit nishan nga majat e pallatit. Ka ardhur koha që ….

  11. Kellira says:

    Eshte e pamundur qe te ngjise filorusizmi ne Shqiperi pa permendur se ata nuk kane lidhje fare me ne dhe s’kane si te na duan..
    Kur nuk i ngjiti Enverit qe kishte lidhje ideologjike me ta e shoh te pamundur qe t’i ngjise shqiptareve te tjere. Pa dyshim qe ka disa qe shohin si shpetim por do te mbeten gjithmone shume pak. Ashtu si ne vitin 1961. Po te kishte shumë filoruse ne ate kohe ne rradhet e kupoles politike dhe ushtarake e kishte qare Enveri. Fakti qe mbijetoi deshmon se ata ishin pak.

  12. mirdita says:

    Po na lini “pa mend” z.Cupi!Nje analize e sakte e teper bindese.Ju lumte!

  13. peter says:

    Albania eshte vend i futur ne paktin e natos, Ne kosove eshte baza me e madhe dhe moderne e U.S.A. Rusia eshte e rethuar nga nato me teper se ishte ne kohen e hitlerit.. Per cfare lufte te ftohte flet ky Frroku… Ska faj ja ka mbyllur perendia syte dhe paska gjyslyket gabim.. Ska njeri ti thote te shkoj te mesoj te hapi syte, Apo ska tema lajme te tjera ,per te dhene dhe jep gjykime te gjygjtareve albaneze..

  14. american says:

    I hidhur eshte ky Froku ne cdo krah qe ta vendosesh !!!! Megjithate ithtesia jo cdo here te ndihmon te jesh ne krye te rrjeshtit …
    Thjesht mbetet nje ushtar mjaft elastik qe meriton ushqimin e servirur per sherbimin e radhes …..
    POR jo me tej , Jo me tej pasi behet i rrezikshem per vete te zotin qe e ushqen….. Ndoshta prandaj eshte mbajtur keshtu ne radhen e grupuimeve rezerve per tu perdorur ne momentet e duhura bash si snajperet qe shenojne nga vrimat e bunkereve por vetem kaq .

    1. XheJ eN Bi says:

      N.Martini….
      Po Çupi ç’pati ????
      Ta bëj këtë pyetje se e njeh që nga Fakulteti dhe besoj se duhet ta kesh ndjekur rrugëtimin e tij.Çupi ishte ai që dilte në kanalet televizive dhe rinte në krahun e djathtë ku qenë mbrojtësit e Bërishës e Bashës.Te Fevziu ka dal më shumë dhe më vjen çudi si Ti nuk e ke parë.
      Edhe unë u habita ,prandaj të bëra pyetjen ” ç’pati Çupi ???”,se më bëri përshtypje se si i tradhëtoi Bërishën e Bashën një arsye e ka ,po cila është ?
      Do ta shohim në ditët në vazhdim.

  15. N. Martini says:

    Albano, jam i nje mendje me ty per vleresimin qe ke per Z.Cupi, por nuk jam dakord me ate qe te vjen keq pse nuk e ftojne ne debate televizive tek Bledi, etj.
    Une nuk e di ne se eshte Z. Cupi qe nuk shkon ne keto debate, apo jane keta “debataxhinjte” qe nuk e ftojne Z. Cupi?
    Nuk ka rendesi.
    Une personalisht nuk do te doja ta shihja Z.Cupi tek Bledi, Zheji, Ylli, Eni apo tek “ajo njefare gazetare”….sic thoni ju.
    Nuk jane te denja keto kanale qe te kene prezenr Z. Cupi. Zotin Cupi e kam patur ne fakultet, ishte nje djal i mire, i sjellshem, inteligjent dhe qe ne ate kohe binte ne sy per integritet. U be nje intelektual me vlere. Ka kontribute reale per demokracine. Nuk kerkoi kurre poste e dekorata. Nuk e deshen per integritetin si intelektual dhe se nuk pranoi tu puthte duart zorraxhinjve qe uzurpuan PD dhe shkatrruan vendin.
    Me sa dij une Z. Cupi ben jeten e tij normale, ato qe ka i ka me pune te ndershme, mbahet mire ne vlerat qe ka, e pikerisht per keto vlera, une nuk do te doja ta shihja duke e kercenuar Blendi Fevziu me te tijet si ai Hoxha (presidenti i Sigurimit), Zheji me ca bandite te perhereshem, Ylli i Rakipit me Lubon, Bushatin e ca kallamkusura te stanit te tij, tek Eni qe eshte gadi te shqyente kedo qe do tentonte te kritikonte Berishe-Bashen, tek derdimenet Qafoku e Babaramo, apo tek ajo “njefare gazetare” te zhytur deri ne fyt ne batakun e mediave antishqiptare.
    Natyrisht ai e di vete se ku shkon, por nje rrace e vecante analistesh si Frrok Cupi, Mero Baze, Arjan Vasjari, Muc Nano, Skender Minxhozi, Lami (ndjese qe nuk ja mbaj mend emrin se del shume rralle) e nje brez me i ri si Curri etj. duhet qe me shume te shkruajne, te bejne analiza politike e ne fushat perkatese, per keta ka nevoje publiku shqiptar, te flasin papushim per te vertetat e gjerave dhe kjo do neutralizonte shume ndikimin kobezi te mediave e hyzmeqareve te tyre te felliqur qe i a kane shitur shpirtin shejtanit.
    Ose, ne se do ta gjykonin te merrnin pjese ne emisione televizive, te kushtezonin pjesmarrjen e tyre jo duke bere debat me te paudhet, por duke u pergjigjur pyetjeve qe ben moderatori por jo duke lejuar mallkimin e moderatorit kur pergjigjet e tyre te mencura nuk u shkojne pershtat cirakeve (moderatoreve) te shitur dhe boseve te tyre.
    Keta intelektuale me shkrimet e tyre duhet te udheheqin popullin shqiptar per te dale nga erresira dhe per te gjetur rrugen e perparimit dhe prosperitetit.
    Prandaj figura te tilla nuk duhet te marrin pjese ne emisione ku gatuhen dhe i serviren opinionit corba te helmuara.( e perjashtoj si te tille emisionin e Sokol Balles apo Ilva Tares, por vetem kaq)

  16. Kol says:

    Ndihem i fyer qe jane te njejtet gazetjare te Zerit re Popullt dje dhe sot.

  17. Kol says:

    Ndihem i fyer qe jane te njejtet gazetare te Zerit re Popullt dje dhe sot.

  18. ?? says:

    THANKS , PËR SHKRIMIN .!?

  19. Po,Ky eshte Frroku qe kam njohur une ne vitet e mbrapshta, 96-97
    ky wshte z.frroku i vertete dhe i pa shembullt
    i uroj gjithe te mirat,per te miren e tij,te familjes se tij,per te miren e vendit,per te miren tone.
    Te pershendes Çupi.

  20. klaud says:

    Dre Dre Dre e cuditshme si ndryshon njeriu ne pak kohe.Edhe Cupi rreket me shkrime e tij te duket nje gazetar i madh por mbetet nje burrec i vogel.Ja cshkruante ky brumbull para pak vitesh:http://www.proletari.com/forumi/viewtopic.php?f=53&t=1953&p=9699.Ke Frrok te besojme,ate te para disa viteve apo kete te sotmin???!!!

  21. XHH says:

    Nuk mendoj aspak si Frrok Cupi. E verteta eshte se Partia Socialiste eshte parti sociale dhe nuk eshte parti e alishverisheve dhe kesaj partie po i behen te gjitha terroret si e si gjoja te bindin popullin qe kjo parti eshte Parti e droges e korrupsiont e te tjera e te tjera. Kjo nuk eshte e verte aspak poe pyll pa derra nuk ka. Mendoj se Edi Rama i eshte perkushtruar vendit ta bej si gjithe vendet e tjera por lukunia duke filluar me Sali Berishen Mehdi Leshin qe nuk ka asnje antar por jan te demokratikes dhe quhen republikan dhe disa torrollake te tjere si e cmendura e LSI kan grumbulluar ndoshta po e zmadhoje une 300,000 veta dhe duan me cdo kushte qe te krijojne destabilizim te vendit.
    Do te jet me te verte historike per fatet e vendit sikur Amerika me organet e drejtesise qe po krijohen te fillojne sa me pare nga puna dhe te vihen para drejtesise njerzit qe kan shkelur mbi djersen e popullit.
    Ne lidhje me influences lindje perendim nuk do mend shume qe cdo vend perpiqet te gjeje terren dhe ne keto kohe nuk rrohet vetem aq me teper ne qe jemi nje popull shume i vogel. E vetmja rruge shpetimi e Shqiperise eshte ne Bashkimin Evropian dhe ne se ky do te shkrihet (edhe mund te ndodhe) atehere Shqiperia duhet te rrjeshtohet perkrahe USA si i vetmi vend qe do ta mbroje ne cdo kohe.
    Edhe nje here mendoje se Rama i eshte futur me gjongel te rregulloje shqiperine dhe se keta njerze qe do ti zeri buka e popullit po perpiqen me te gjitha menyrat per ta penguar sepse humben privilegjet dhe ne votim te lire dhe te fshete nuk fitojne kurre sepse kan vdekur ne ide ne radhe te pare dhe ne radhen e dyte e kan flliqur shume keq vehten e tyre. Deputeti Fierak qe vdiq i nxori te palarat por Saliu per te mos humbur karrigen i mbylli dhe nuk eshte rastesi qe kjo force qe eshte minimale ne number eshte bashkuar perseri per te destabilizuar vendin. Zoti be bekofte Ameriken kam besim te plote qe do ta bej drejtesin ne Shqiperi Po nuk e beri atehere fati e paska denuar popullin Shqiptar dhe do te vuaj per kohe te gjate

  22. Gezim Voda says:

    Te pershendes Frrok. Te lumte per shkrimin aq te sakte dhe te argumentuar per situaten politike ne Shqiperi dhe rrezikun rus qe po na kanoset ne saj te verberise te kesaj opozite e sidomos te kreut te saj, L. Bashes e te atyre qe nxisin dhe e pasojne ate ne kete vend.. Me troç dhe me qarte, ska ku vete. U kam ndjekur edhe ne disa shkrime te tjera tuajat, ku ndjehet sensi i holle i analizes, diçka qe fatkeqesisht dhe çuditerisht po u mungon mjaft emrave qe mbahen si “ajka e opinionisteve” (dhe nuk po i permend me emra se ata tashme njihen nga gjithe opinioni i shendoshe), shqetesimi qytetar per fatet e ketij vendi si dhe atdhetarizmie kurajua juaj per te folur hapur ne te mire te perspektives sone euroatlantike. Gjitheçka e thene prej teje ne kete shkrim besoj se duhet te vere ne levizje mendimin me te perparuar te intelektualeve shqiptare dhe te atyre qe quhen “burra shteti”, per te reflektuar sa nuk eshte vone. Te lumte.

  23. Nik says:

    Njè analizè brilante qè nuk le vend pèr komente por pèr tè vepruar kundèr opozitès shqiptaroruse dhe greke me tè gjitha iniciativat qè lejon demokracia.Mos tè pèrsèritet vlora e 97 ès por nè tè njèjtèn kohè nuk lejohet nè mènyrè absolute qè ti falet pushteti berishes me bashèn sepse nuk ka ndodhur nè asnjè vend tè botès.Ngjyrimi me bojè tè zezè nga disa kriminela tè opozitès kundèr M;P;B èshtè njè ofendim pèr gjith shqiptarèt ,kush dèmton e paguan simbas ligjit por edhe xhepit.

  24. Sit back and relaks■●▪ says:

    Bir selman i nones o çrrok fupi. po protestat e studenteve ruset i shtyne? debil 24 karatsh. jargavec pushteti…

  25. mik says:

    Kohet e fundit i admiroj militantet e PS !! Sa do e cuditeshme qe te duket por, ne komentet e tyre kane fillu te perdorin ma shume emra katolikesh, edhe pse kur shahen katoliket asnji nuk bzan !!

  26. beni says:

    Russia një shtet apo federatë pa borxhe natyrisht xhelozi e perëndimit të mbytur deri në grykëderdhjen nga borxhet kerkojn markata për tregti e markatave sepse e dyndja e emigracionit është e madhe nga shqiptarët!
    Pra markatave konsumi si Shqipëria e Kosova që nuk harijn të kuptojnë,se nacionalizmi prodhohet për t’u marrë produktet perëndimit e jo investime ashtu si dikur ku russia ish motor ekonomik për Shqipërinë me investime e jo me gënjeshtra,kazino e premtime boshe që të vjen për të vjellë kur dëgjon sot se si Milena delet e qytetarët shqiptarë konkretisht nga perëndimi e jo nga russia një prapagande e qelbur e nga më të fëlliqur,ku vetëm kompanitë e basteve ishin pothuajse të gjitha perëndimore,armatimet,ushqimet,pra me një dorë u a japin eurot apo dollarët më të dyja u a marin,prandaj heshtin se Rama u jep xhevapin e xhevahirët, drogën e canabis Sattiva,nuk transportohet në russi por në perëndim?

  27. NNP says:

    Ky cubi mirditor e kreu misionin e tij kur u be pordha e Sales.Tani ben mire te ul koken e te haje mutin qe gatoi vete dikur e mos na caj me trapin se ka ikur koha e tij dhe sishokeve te tij.Nuk ka nevoje ma per te ky brez qe eshte ne skene aktualisht .

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje