Si mund të të shkojë dëm një ditë në Shqipëri

29 Mars 2019, 10:24Blog TEMA

Nga Mira Kazhani

Ka një harxhim fryme të madhe me detaje të parëndësishme të jetës politikë në vend. Kryeministri ka të drejtë kur na kritikon ne gazetarëve për mungesë cilësie dhe peshe edhe pse në fakt edhe vetë jo rrallë ashtu si ne gazetarët i jep përparësi çështjeve pa ndonjë vlerë, ose edhe kur janë më vlerë si objekt arti siç qe Kërpudha (gjatë protestës së opozitës datë 16 shkurt 2019 u dëmtua kërpudha në kompshtin e kryeministrisë) nuk kanë vlerë përballë objektit krahasues që në Shqipëri kur vjen puna të protestat janë vrarë e kanë humbur jetë, fëmijë, vëllezër, baballarë, deri edhe gishta siç qe rasti i polices, Inës. Kur mediat pranë opozitës ia vinin, ato pranë qeverisë ja numëronin me plus.

Të shqetësohesh për bojën në ministri, kur hallet e këtij vendi janë ku e ku është pak a shumë si tema e Babales në prime time.

Ka një konfuzion në listën e prioriteteve të Tiranës, dhe siç më tha një koleg që nuk jeton e punon në Shqipëri në WhatsApp sot: Politikë idiote ballkanase.

Këtu pak mund të bësh diferencën. Opozita e dalë mandatesh e shinash e mendsh dhe bashkë me retorikën e statuseve të shumicës që ua kemi mësuar përmendësh gjuhën të gjithëve, se kanë të njëjtin stil, tezë, retorikë. Një vathë!

Sa për bojën, sot është e tepërt t’i dedikojmë statuse, artikuj, apo lot. Le ta bëjnë më bojë murin e ministrisë, se pjesë e demokracisë është protesta, edhe kur e bën një që s’e pëlqen e s’je dakord me të, siç unë kam qenë dhe jam krejt larg vizionit që po sjell opozita dhe siç me keqardhje shoh retorikën e varfëruar qeverisëse e cila në vend të shqetësohet për ngjyrat, ka merakun e bojës.

Ngjyrat janë fëmijët, nxënësit, shqiptarët që s’po u vjen radha të ankohen sepse jemi çdo ditë spektatorë të spektaklit dhe garës së statuseve, fjalimeve sidomos me gjuhën e urrejtjes në politikën e ditës, që është e politikës dhe jo e jona, një cekëtinë e pafundme.

Po të mos e kesh mendjen dhe t’i futesh kërkimit të bojës si në politikë dhe media përfundon si i mbytur në cekëtinë pra…! (Tiranapost)

12 komente në “Si mund të të shkojë dëm një ditë në Shqipëri”

  1. Flutura says:

    Nuk ne pengon politika per te qene te lumtur ne jeten tone. Politikanet bejne punen e tyre e ne punet tona. ?

  2. ¿ says:

    Jeta sot është më e bukur se ajo e baballarëve tanë.

  3. DAJ CENI says:

    MIRA KAZHANI
    KINGE NE PAMJE NE SHPIRT DHE NE MENDIM
    BRAVO

  4. BARDHI says:

    E KENI JO MITRE KUR MENDONI SE JETA E JUAJ ESHTE SHUME ME E MIRE SE E BABALLARVE TANE! JO DO THOJSHA. SEPSE JETA E TANISHME KA SHUME STRES.PASIGURI E SHUME SHQETESIME TE TJERA QE E BEJNE JETEN SHUME TE VESHTIRE.TE PAKTEN NE SY E NE FAQE KISHTE SHUME SOLIDARITET ME NJERI TJETRIN , DHE VETE PERMBAJTJE,NDERSA TANI NUK E DI CILIN KE NE KRAHE,SEPSE INDIVIDUALITETI KA MARRE PERMASA TE TILLA QE SDO NJERI TJA DIJE PER TJETRIN POPULLIN DHE ATDHEUN.MJAFTO TE FITOSH 5 LEKE DHE JETA ESHTE E REZIKUAR SEPSE KA SHUME VARFERI DHE NDJENJA HUMANE ESHTE BERE ZERO. A E SHIKONI SE SA DOBETE ESHTE PJESMARRJA E INTELETUALVE NE PROBLEMET THELBESORE TE SHQIPRIS.RRUGA ESHTE AJO QE VENDOS DHE TE NDJEK KUDO,PSE KJO GJE ? SEPSE NUK LEXOHET ,NUK MESOHET ,PERVOJA SKA VLERE ETJE ETJ…

  5. Dash says:

    Troc dhe qarte ,qeveria te vazhdoje punen ne prioritetet e saj dhe mundesisht te shtoje ato ne favor te njeresve ,pa u marre me lukunine e opozites qe eshte fati i keq i ketij vendi ….te kishte nje opozite per te qene Rama binte per 6 muaj.

  6. Noli says:

    Shkrim kot pa asnje vlere.

  7. WHAT A FUCK says:

    “KM ka te drejte kur na kritikon ne…” thote kjo Kazani…
    oh moj SHQIPERI E MJERA SHQIPERI….

  8. xy says:

    Nje shkrim me vleren zero per te nxjer nje foto te rregulluar.

  9. BUJARI JU DEGJON says:

    Ty Mira te shkoi dem duke shkarravitur kete shkrim – mua duke lexuar shkarravinat e tua…
    Bravo!… Shkarravine e shkelqyer!… ?

  10. Ano Nimi says:

    Zonjusha Kazhani,

    Ke bere nje retorike krejt banale, duke besuar se loja jote me “te drejten per te bere pis mure me boje te zeze dhe per te djegur e shkaterruar pronen publike do te legjitimonte shkrimin tend.

    Vecse ka nje detaj te vogel qe t’i e ke lene qellimisht menjane.
    Kete rradhe, kapuconi bojezezi i ministrise, sapo kreu misionin e tij bojezi dhe ogurzi, u kap nga kamerat tek merrte parate e shperblimit te krimit, nga financieret e krimit, qe jane nepunesit e Lulit dhe Mones qe paguajne Babalet dhe pergjimet, dosjet me numra dhe te gjitha shpifjet dhe komplotetet gebelsiane te dores se zgjatur te Beogradit ne Tirane.

    Pas ketij detaji filmik shume sinjifikant qe tregon se si paguhet me para te thata ne dore protesta dhe aktet e saj te dhuneds kunder “korrupsionit” te maxhorances dhe eshte nje retorike e keqe, madje kriminale, te flasesh per te drejten e bojaxhiut per te protestuar.

    Sepse ai kapuconi nuk eshte protestues.
    Ai eshte nje kriminel i paguar per nje axhende politike, nje axhende nga ana e vet e paguar nga lobiste te huaj me interesa ne Shqiperi dhe ne Ballkan.

    Kjo eshte njelloj si apologjete e Ylli Kdriut qe flasin per te drejtat e PD-se per te lobuar dhe paguar qindra mijera dollare ne Amerike per reputacionin e vet te bere balte ne Shqiperi.

    Por pyetja e moralit politik te nje force qe pretendon te qeverise vendin ne interes te shqiptareve eshte se perse nuk lobohet psh per interesat e Kosoves dhe per nje angazhim me te madh te administrates amerikane ne kofliktin dhe ne bisedimet Serbi-Kosove ku qartazi Kosova po neperkembet dhe po rrezikon te kthehet ne piken e fillimit, dmth ne legjimitetin e pavaresimit te saj dhe te egzistences se saj si shtet?

    Duket se ju zonjuzha Kazhani, te pakten ne kete shkrim, nuk keni pare pertej hundes tuaj, vertet nazike, por qe ka humbur aftesine baze te saj, ka humbur nuhatjen e eres se qelbur te tradhetise dhe te shkaterrruesve te shtetit dhe te institucioneve ne vend.

  11. Ano Nimi says:

    Moderator, ku eshte komenti im i derguar qe prej shume oresh?

  12. English edition says:

    I jepni te haje kesaj krijese, se me ngjall siklet tek e shoh me ate si fytyre te uritur, si te kete ikur nga nje kamp refugjatesh ne Siri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje