Parlamenti britanik rrëzon sërish May, refuzohet marrëveshja e daljes nga BE

29 Mars 2019, 16:22Bota TEMA

Parlamenti britanik sapo refuzoi për të tretën herë marrëveshjen e daljes nga BE, për të cilën kryeministrja May kishte negociuar me BE.

Kryeministrja May e pranoi disfatën e marrëveshjes dhe tha se të hënën do të vazhdojnë debatet për alternativën për marrëveshjen e Brexitit.

Lideri laburist, Jeremy Corbyn i kërkoi asaj të japë menjëherë dorëheqjen, duke krijuar mundësi që Britania e Madhe të mbajë zgjedhje të reja.

Edhe folës të tjerë në parlamentin britanik kërkuan zgjedhje të reja. Deputetë laburistë e akuzuan May-n se e rivuri në votë marrëveshjen e saj të dështuar, për t’u shërbyer karrierave të konservatorëve të partisë së saj.

1 komente në “Parlamenti britanik rrëzon sërish May, refuzohet marrëveshja e daljes nga BE”

  1. ¿ says:

    E treta e vërteta. Kjo hedh poshtë peticionin e fundit me (5 milion firma). Dalja më 12 prill është formale. Me Anglin do jemi më pranë pas shkëputjes définitive.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje