VIDEO: Federata Turke fal "futbollistin-kasap", e rikthen në fushën e blertë

29 Mars 2019, 17:29Sport TEMA

Shqipëria vendi i çudirave? Tashmë jo më.

Një rast i veçantë vjen nga Turqia dhe më saktë nga futbolli i këtij vendi.

Bëhet fjalë për një faljen e “futbollistit-kasap”, Mansur Calar i cili është gati të vesh sërish këpucët me taka.

Mesfushori i cili ishte pezulluar përjetë nga Komisioni i Disiplinës pranë TFF për shkak të sulmit me brisk ndaj futbollistëve kundërshtarë është falur nga Bordi i Arbitrazhit në TFF.

Për të shlyer dënimin, 33 vjeçari turk i Amed SK do të paguajë rreth 4.400 dollarë, ndërkohë që dënohet me 20 ndeshje pezullim. Ai u bë protagonist negativ në takimin mes Amed Sk dhe Sakaryaspor, ku preu me brisk 4 futbollistë kundërshtarë.

Një vendim skandaloz ky nga Federata Turke e Futbollit, që rikthen sërish në gjirin e saj një nga futbollistët që bëri bujë me veprimin e tij aspak sportiv.

1 komente në “VIDEO: Federata Turke fal “futbollistin-kasap”, e rikthen në fushën e blertë”

  1. Kellira e islamit politik says:

    Ky eshte per tu mbyll ne psikiatri por muhabet turqish

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje