Me më shumë se 10 milionë kopje të shitura, biografia e ish-zonjës së parë amerikane Mishel Obama, po thyen rekorde të reja, por njëkohësisht po i sjell ish familjes presidenciale dhe të ardhura të mëdha.
Libri i Mishel Obama “Becoming” është në garë për t’u bërë, autobiografia me më sukses në historinë e publikimeve, pasi ka shitur deri tani më shumë se 10 milionë kopje.
Lajmi konfirmohet nga Bertelsmann, shoqëria që drejton shtëpinë botuese “Penguin Random House”. Administratori i deleguar i shoqërisë u shpreh se, autobiografia e ish-zonjës së parë amerikane mund të bëhet më e suksesshmja në historinë e biografive.
Parashikimi bëhet në të njëjtën kohë me publikimin e rezultateve vjetore të shoqërisë Bertelsmann, e cila e ka mbyllur vitin 2018 me 17.7 miliard euro fitim, niveli më i lartë që nga viti 2007, pikërisht falë librit ‘Becoming’.
Ky eshte nje tregues qe shumica e njerezve sot ne bote jane ne nivelin e “institutkave” ne Rusine e careve qe nuk dinin gje tjeter vecse historite e familjareve te carit, emrat e langonjeve qe perdorte perandori per gjueti, llojet e ushqimeve qe pelqenti ai, caresha dhe pjestaret e familjes perandorake etj. Te lexosh biografine e nje injoranteje si Mishelle Obama qe vajti dhe i ulesh ne gjunje mbretereshes se Anglise dhe i puthte doren, pavaresisht se ajo ishte bashkeshortja e njeriut me te fuqishem te kohes ne ate kohe duke treguar para botes inferioritetin e saj, tregon nje budallallek te madh. Nuk mund te imagjinoj qe nje njeri i shkolluar dhe me intelekt te kete aq deshire dhe te mrekullohet nga nje njeri si Mishella duke kerkuar te mesoje dicka te rendesishmene nje liber biografik te nje njeriu me vlera nen mesataren e shoqerise. Une per vehten time dhe besoj shume si une do ta injoronim nje liber te tille duke mos i hedhur as syte dhe do ta shtynim me kembe tutje, nese do ta kishin rastesisht afer. Vetem fakti qe kjo grua ne kohen qe burri i saj ishte president merte me vehte si shoqeruese disa shoqe te saj dhe shkonte me pushime cdo muaj ose edhe me shpesh ne vendet me te shtrenjta te botes dhe e ruajtur nga shume bodigarde e me shume sherbyese duke bere edhe shpenzime te jashtezakoneshme sa qe edhe u be problem ne kongres, tregon se sa e pacipe dhe e pangopur ishte kjo dhe burri i saj per te perdorur parate e taxapaguesve. Tani shume injorante inferior mendojne se jemi ne shekullin e 5-te dhe kjo eshte njeri i rene nga qielli se dikur ne nje kohe populli i dha voten burrit te saj per pressident. Po te mos ishte burri i saj president, asaj nuk do t’i hidhnin as syte. Apo s’eshte dhe e bukur sa te le pa mend!
Keto jane perralla me mbret,,….
Po bejne te pamunduren per te mbatur gjalle emrin e harruar shume shpejt te Obames!!!
na plasi trapi