Zëvendëspresidenti i shpëton një atentati, vritet një nga truprojat e tij

31 Mars 2019, 12:19Bota TEMA

Zëvendëspresidenti i Afganistanit, Abdul Rashid Dostum, ka shpëtuar pa lëndime, nga një sulm i dyshuar i talibanëve, ku ka mbetur i vdekur njëri nga truprojat e tij, tha policia, raporton rel.

Një zëdhënës i policisë rajonale, tha se agresorët kishin sulmuar eskortën e zëvendëspresidentit Dostum më 30 mars, rrugës për në Mazar-e Sharif, një qytet ky në provincës Balkh, në veri të Afganistanit.

Munir Ahmad Farhad, zëdhënës i guvernatorit provincial të Balkh, tha se militantët talibanë e kishin sulmuar eskortën në dy pika, në qarkun Char Bolak dhe në Faiz Abad.

Përmes një deklarate, ushtria tha se katër talibanë janë vrarë dhe shtatë të tjerë janë plagosur, gjatë këtyre dy sulmeve.

Përmes një postimi në Twitter, zëdhënësi i talibanëve mori përgjegjësinë për sulmin dhe tha se katër truproja të Dustom janë vrarë.

2 komente në “Zëvendëspresidenti i shpëton një atentati, vritet një nga truprojat e tij”

  1. TURI EMIGR says:

    ore. kur do te shohim nje lajme te perkthyeri gjithi ne shqip .n,q.s. perkthyesi nuk e di mire shqipen ose do te tregoje tangallik gjuhesor ta perdori mes miqve e kuedi une. konvoj. me fal per epitetin . ore idiot perkthyes.

  2. arturo says:

    Ne titull,thuhet se vritet nje nga truprojat,kurse ne artikull janë vrarë katër.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje