Zuzana Caputova bëhet presidentja e parë grua e Sllovakisë

31 Mars 2019, 09:42Bota TEMA

Avokatja liberale dhe kritike e Qeverisë, Zuzana Caputova ka mposhtur kundërkandidatin e saj me një diferencë të gjerë, për t’u bërë presidentja e parë grua e Sllovakisë.

Me pothuajse të gjitha votat e numëruara, Caputova ka fituar 58,4 për qind të votave në raundin e balotazhit. Kundërkandidati i saj, Maros Sefçoviq, një kandidat i pavarur, por që ka gëzuar mbështetjen e partisë në pushtet, Partia Social-Demokrate, ka fituar 41,6 për qind të votave.

Sefçoviq, nënkryetar i Komisionit Evropian dhe ish-anëtar i Partisë Komuniste, pranoi humbjen pak para mesnatës më 30 mars. Ai gjithashtu konsiderohet si pro-evropian, por gjatë fushatës kishte thënë se Sllovakia duhet të mbajë për vete disa kompetenca vendimmarrëse.

Caputova kishte fituar raundin e parë të votimeve, që u mbajtën dy javë më parë, duke arritur të marrë 40 për qind të votave. Sefçoviq, në këtë raund kishte fituar mbi 18 për qind të votave.

Korrupsioni dhe ndryshimi kanë qenë temat kryesore para raundit të balotazhit, i cili është mbajtur një vit pasi gazetari, Jan Kucik – i cili kishte hetuar për rastet e mashtrimit të zyrtarëve të lartë – dhe e fejuara e tij, ishin vrarë në shtëpinë e tij.

Pesë persona janë akuzuar për vrasjen e Kuciak dhe të fejuarës së tij, Martina Kusnirova. Vrasja e tyre kishte nxitur protestat më të mëdha në historinë post-komuniste të Sllovakisë.

Caputova ka bërë fushatë që t’i jepet fund, asaj që ajo e ka quajtur “kapje të shtetit”.

Presidenti në Sllovaki nuk ka shumë fuqi, por emëron kryeministrat dhe mund të vendosë veto ndaj emërimit të prokurorëve dhe gjyqtarëve.

1 komente në “Zuzana Caputova bëhet presidentja e parë grua e Sllovakisë”

  1. Edi says:

    Edhe ne shume shpejt do kemi Moniken

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje