Rrëzimi i helikopterit në Gjermani, vdes një nga gratë më të pasura të Rusisë

1 Prill 2019, 09:21Bota TEMA
Rrëzimi i helikopterit në Gjermani, vdes një nga gratë

Një nga gratë më të pasura në Rusi, bashkëpronarja e S7 Group,  Natalia Fileva, gjeti vdekjen pas një aksidenti ajror në Gjermani.

55-vjeçarja ishte në bordin e helikopterit  Epic LT, që u rrëzua dhe u dogj në një fushë, pasi iu afrua aeroportit të Egelsbach.

Aksidenti ajror ndodhi në qytetin në jugperëndim të Gjermanisë rreth orë 15:30 të së dielës.

Mediat ruse kanë raportuar se Fileva po fluturonte së bashku me bashkëshortin e saj Valery Karachev.

Po ashtu edhe piloti i avionit ishte një shtetas rus, i identifikuar si Andrey Dikun.

Sipas mediave ruse, Natalia Fileva dhe bashkëshorti i saj po udhëtonin për një trajtim mjekësor, ndërsa shkaqet e rrëzimit të avionit janë të paqarta.

Autoritetet gjermane po hetojnë shkakun e aksidentit.

Egelsbach ndodhet rreth 10 kilometra në jug të Frankfurtit.

Forbes vlerësoi se pasuria e Filevas është 600 milionë dollarë.

6 komente në “Rrëzimi i helikopterit në Gjermani, vdes një nga gratë më të pasura të Rusisë”

  1. Republika e Bananeve says:

    Idjota – Analfabete – Fshatare te Temes

    Jeni ofendim per gazetaret

  2. Kev says:

    Ishte Avion apo Helikopter o Mero Paçavurja?

  3. Nebil Çika (i riu) says:

    Paska vdekur doktorresh Mona e Rusisë.

  4. kulla bjeshkeve says:

    Me sa duket e kane rrezuar forcat e kunderajrorit nazist per te marr revansh ndaj shtrigave ruse ,te cilat bene kerdine ndaj gjermanve ne luften e dyte botrore.

  5. Nje qytetar says:

    Kur pashe foton , m´u duk si Monika dhe thashe me vehte ; ka qene vetem apo me burrin , ( ndoshta dhe me Lulin ), por jo ! Sa keq !

  6. Fluturon me helikopter dhe rrezohet me avion

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje