Qeveria e Serbisë ka angazhuar kompaninë “Cleary Gottlieb Steen & Hamilton LLP” për të lobuar për të në Uashington, raporton Zëri i Amerikës në gjuhën serbe.
Siç thuhet në një dokument zyrtar që është paraqitur në Sekretariatin amerikan për Drejtësi, më 29 mars, kompania e lartpërmendur do të lobojë për Serbinë “te të githa palët e interesuara në SHBA, në lidhje me çështje të caktuara të bashkëpunimit rajonal” që përfshijnë klientin – në këtë rast Serbinë – dhe Kosovën.
Ky dokument, siç raporton Zëri i Amerikës, përfshin edhe kontratën midis kompanisë në fjalë dhe Zyrës së Prokurorit të Shtetit të Serbisë.
Në ueb-faqen zyrtare, “Cleary Gottlieb Steen” prezantohet si kompani e jurisprudencës globale.
Ajo ka zyra në disa vende të botës dhe është themeluar në vitin 1946.
Prejse Kosova ka shpallur pavarësinë në vitin 2008, Serbia thuhet të jetë angazhuar në një fushatë intensive lobimi kundër njohjes së saj dhe kundër pranimit të Kosovës në organizata dhe mekanizma të ndryshëm rajonalë dhe ndërkombëtarë.
Shqiptaret lobojne duke u treguar te dobet, pa ushtri, pa kulture.
Ja kapitalizmi si eshte.Mjafton te paguash sekseret ne Usa o kudo tjeter per te patur rezultatet qe deshiron pa patur parasysh historine te drejtat e nje populli ose per ke voton nje popull.Ashtu si beri Bashuku apo si ka bere Berisha gjithmone.Pra nuk merret parasysh vota e nje populli ke do ne krye po vendosin parate e paguara te dikujt tjeter.Dhe kush ka mend e kupton sa madheshtor ishte Enver Hoxha qe siguronte pavaresi te vertete dhe respekt per verdiktin e popullit.(Sot per te ardhur ne pushtet ne vendet e tyre paguajne para te te fuqishmit e botes).