Përpunimi i qumështit, Bledi Çuçi: Rimbursim 10 lekë për litër

4 Prill 2019, 16:31Sociale TEMA

Ministri i Bujqësisë Bledi Çuçi njoftoi vendimin e marrë ditën e sotme në mbledhjen e qeverisë për rimbursimin e fermerëve me 10 lekë për litër.

Ky vendim vjen pas protestave të fermerëve në Lushnje, të nisura javë më parë.

“Kemi ndjekur me interes shqetësimin e fermerëve. 

Në mbledhjen e ditës së sotme vendosi të japë një financim të dedikuar për fermerët që shesin qumësht. 

Ata do të fitojnë 100 lekë të vjetra për një litër qumësht.

Aplikimet do të fillojnë prej datës 22 prill pranë zyrave të Bujqësisë në qarqe. Kjo është mbështetje për fermërët dhe një reagim në kohën e duhur.

Një masë e tillë do të ndikojë në formalizimin e përpunimi të qumështit në vend”, u shpreh Çuçi.

1 komente në “Përpunimi i qumështit, Bledi Çuçi: Rimbursim 10 lekë për litër”

  1. Billy says:

    Minister bujqesie me idiot nuk ka pare Shqiperia. Sikur pak profesore dhe agronome ka ky vend shkon dhe ben minister nje njeri qe po te shoh vicin iken e vrap sepse e di tiger.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje