Ministri i Jashtëm turk, Mevlut Çavusoglu, thotë se vendi i tij është i vendosur të zhvillojë marrëdhënie konstruktive, si me Rusinë, edhe me Perëndimin.
“Turqia është vend i pavarur dhe sovran. Turqia duhet të ketë marrëdhënie të mira me të gjitha vendet fqinje dhe nuk ka pse të zgjedhë mes Rusisë apo ndonjë tjetri”, citon agjencia TASS ministrin Cavusoglu, i cili mori pjesë të mërkurën në takimin dy-ditor të NATO-s.
Ministri i Jashtëm turk vuri në dukje se Ankaraja u kërkon aleatëve të tyre të mos i shohin marrëdhëniet e saj me Moskën, si një alternativë ndaj marrëdhënieve të saj me kombet e tjera.
“Dhe askush, as Perëndimi, as Rusia, nuk duhet ose nuk mund të na kërkojnë të zgjedhim. Kjo ndodhi me Ukrainën. Shikoni se si përfundoi”, tha Cavusoglu.
shume mire e thote . kuzhdo duhet te mbahet ne kembet e veta ..!