Zyra e Bashkimit Europian në Tiranë iu ka bërë thirrje palëve politike që të ulen në dialog dhe të tejkalojnë krizën politike.
“Është koha që të dy palët politike të punojnë së bashku për të mirën e përgjithshme të vendit”-thuhet në mesazhin e BE-së.
Drejtori i Komisionit Europian, Calavera Ruiz, u takua me përfaqësuesin e partive të opozitës për të shkëmbyer pikëpamjet mbi situatën politike në vendin tonë përpara Raportit Vjetor të Komisionit të 2019-ës. (TemA)