Rama tallet me Flamur Nokën në Kukës: I nxirrej vota nga kutia këtij flamuri pa shkop këtu që ishte dhe ministër i brendshëm dhe polic. Ne mundëm Saliun jo më Lulin

5 Prill 2019, 15:22Politika TEMA

Kryeministri Edi Rama ka ironizuar ish deputetin e PD Falmur Noka nga Kukësi teksa tha “i nxirrej vota nga kutia këtij flamuri pa shkop këtu që ishte dhe ministër i brendshëm dhe polic”.

Gjatë fjalës së tij Rama iu përgjigj opozitës për kërkesën e tyre për zgjedhje të parakohshme.

Rama tha se në mundëm Saliun kur ishte në pushtet me gjithë hordhinë e tij dhe nuk mundkemi sipas kryeministrit Lulin.

Fare mirë para dy vjetësh mund t’i kishin thënë vazhdoni. Të gjithë e kuptuan se ata kërkonin një arsye për të justifikuar humbjen. Mirëpo ne menduam sidoqoftë nuk ishte normale dhe nuk ishte më e mira për Shqipërinë. Kur kanë qenë ata në pushtet, nxirrnin kriminelët më të rrezikshmë me leje lindje.  Dilnin me ata për krahu dhe kur bënin votimet për burgje 99.99 për PD.

Por mirë në 2007 kur kemi pas zgjedhje dhe fituam treçerekun e Bashkive e dinit shumë mirë se ç’taksirati e kishim me fitu zgjedhjet nga ata. Ç’kemi heq me nxjerr votat nga kutia. Në 2007 fituam, në 2013 fituam por nuk fituam me Lulin me Saliun. Ka ndonjë demokrat që të thotë se Luli është më i fortë se Saliu.

Mund ta thotë ky shkopi pa flamur. Si qenka kjo, Saliun me gjithë Qeverinë, hordhinë dhe nuk mundim dot Lulin dhe do shkojmë ta vjedhim lulin.

Ne mundëm Saliun kur ishte në pushtet me gjithë hordhinë e tij dhe nuk mundkemi Lulin.

Zgjedhjet do të jenë më 30 qershor. E kanë bërë PD si agjensi turistike.

Rrugët ne kemi detyrë t’i mbarojmë, por nuk kemi detyrë të nxjerrim këta nga halli, kush i tha të ikin nga parlamenti dhe mirë që ikën po pse duan të hyjnë çdo të enjte, ike, nuk do po ik pra, ca doni tani, edhe me zor, atje brenda ishin kush ju nxori?

Pas lutjeve Lulit, aman, aman, aman, u ulëm, e i dhamë gjysmën e qeverisë, mori Financat, Arsimin, të Brendshmen, të Shëndetësisë, Hipotekat, OSHEE, ALUZINI, Burgjet se i duan gjithmonë burgjet, kur ishin në pushtet i nxirrnin kriminelët më të rrezikshëm nga burgu me leje lindje, del burri me leje lindje nga burgu, jo po se do ti lindi një kushërirë, nuk ka rëndësi.

Ja më kujtohet edhe takimi këtu, unë flisja me ata poshtë, ata duartrokisnin lartë, si ti vodhën ata për pak nuk u hodhën nga kati i dytë për t’u bashkuar me ne” – tha Rama. (TemA)

11 komente në “Rama tallet me Flamur Nokën në Kukës: I nxirrej vota nga kutia këtij flamuri pa shkop këtu që ishte dhe ministër i brendshëm dhe polic. Ne mundëm Saliun jo më Lulin”

  1. Njeriu mie says:

    Urime Safit Gjicit , Berlusconit te shqiperise se veriut , ne detyren e re si kryetar Bashkie te Kuksit te njerezve trima , besnike e bujar .

  2. rajmonda says:

    votat pd qe ata te ishin ne paralmaet edhe ata ju braktisen.. esht koha ti bashkoheni safet gjicit edhe partise socialiste eshte e vetmja menyre.

  3. Alijna says:

    Kukesi e Meriton te ndryshoje dhe te ece drejt nje zhvillimi te ri dhe jo si ky qe ka ndjekur deri me sot ku asnje ska vene doren per ta ndryshuar. Tani qe qeveria aktuale do te mundohet, jane “negativet” qe nuk duan ta cojne perpara dhe mundohen ta pengojne nepermjet protestive te dhunshme ku nuk e kuptojne qe po bejne nje gabim shume te madh se Kuksi eshte I Shqiperise dhe duhet ta lejojne te zhvillohet. Por kjo do jete e mundur vetem kur te votojne sic duhet pe partine socioaliste dhe te lejojne Safet Gjicin ta coje Kukesin drejt zhvillimit.

  4. Arjan says:

    Aman cfare eshte bere ne Kukes per kaq kohe sa PD eshte aty?? A se shofin njrezit se Kukesi, ky qytet I bukur kerkon nje zhvillim te ri dhe nje ere te re te fryje. Po kjo ska per tu arrit asnjehere nqs populli kuksian nuk lejon qe Kukesi te vishet me ngjyrat e Partise Socialiste. Lejojeni kete qeverine aktuale te punoje dhe te investoje sic duhet dhe mos I prishni investimet e bera deri me tani nepermjet protestave te dhunshme sepse sdo arrini asgjekundi sepse ne fund te fundit te miret fitojne gjithmone. Lejojeni z. Safet Gjicin te vije ne krye te Kukesit qe ky qytet te lulezoje.

    1. ben says:

      Arjan-pyetja me e drejte do te ishte: Cfare eshte bere ne Shqiperi kur PD-ja ishte ne pushtet?

  5. emigranti says:

    Edi Rama, boll u englendise me Saliun dhe kopuket e tij.
    Se shpejti me koken qe ke, do te duhet te mundesh me popullin tend…

  6. Rama tallet.. says:

    Titujt e lajmeve ne Tema: Rama tallet me Flamur Noken, Rama tallet me Bashen, Rama tallet me Paloken, Rama tallet me Bashkim Shehun, Rama tallet me Bushatin, Rama tallet …. Rama vetem tallet me kedo. Duket sikur Rama per mision ka vetem te tallet me te gjithe.
    Po me populin, a thua tallet Rama valle?

  7. Ali Pasha says:

    O skizofren, te gjithe ato qe jane ulur perballe teje jane mbledhë me furgona nga te gjitha rrethet, hape syte dhe shihe realitetin mos bon si Berisha ne 97-ten qe shkaterroi vendin

  8. tropoja005 says:

    shyqyr qe po u vjen ne dore edhe nje here gjici kuksianeve te tregojne si dhe heret e tjera kur GICI mori ate qe meritonte.GICI ka qene me pd-ne dhe vet pd e largoj sepse ky donte te blinte vota per pd dhe demokratet i thane qe ne nuk kemi nevoje te blejme vota sepse populli voton pd mbare ne shqiperi e aq me teper ne vero dhe GICI iku te dosa ps,aty filloj bizneset politike hodhi pare te madhe ne gjith qarkun e kukesit po mori ate qe dihet lesht e curtit,por patia e punes e beri prefekt pastaj ne kamez perseri kuksianet verioret e jugoret banore te kamzez i dhane ate qe meritonte dhe do i japin perseri,deri sa GICI te humb durimin e te behet derr tamam si babai tij politik dhe i tenderave edi ose edushja,prandaj bashkite ku ka fitues nga pd nuk kan asnje buxhet asnje fond keshtu qe duhet rrezuar edvina kokaina dhe populli te marre fryma lirisht nga gicat e edvinat fitore fitore PD

  9. ...... says:

    Pse nuk i botoni komentet?

  10. BAGETI BUJQESI says:

    “Ali Pasha” dhe shpellari “Tropojani”,
    njeri zagar haleje dhe tjeteri morracak tropojani,njeri mut dhe tjeteri harbut dy macok dy zagar,dy bageti-bujqesi,bageti- bujqesi qe te dy keta mavri njeri mut dhe tjeteri bageti.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje