Aktorja e njohur Enxhi Cuku është shprehur se nuk beson tek martesa dhe tek premtimet.
E ftuar në emisionin Late Night Show në RTV Ora pranoi se eshte në një marrëdhënie por nuk është në planet e saj fejesa.
Cuku tha se është shumë e re për të ndërmarrë një hap të tillë, ndërsa theksoi se do preferonte bashkëjetesën.
Enxhi Cuku: Jo nuk martohem për shumë arsye. Nuk besoj në martesë. Besoj që njerëzit rrinë bashkë, kalojnë shumë mirë. Nuk ka nevojë për martesë, letra, mbiemër dhe nuk besoj në premtime derisa vdekja të na ndajë.
Më duket një ndërlikim. Por jam edhe shumë e re. Jam 23 vjeçe. Jam e mendimit kur ta ndjej njeriu por nuk është në planet e mia pasi nuk e besoj si gjë. Jam me një person por nuk kemi në plan as fejesën, as martesën. Nuk janë për mua këto gjëra. Nuk të lidh fejesa, martesa.
Enxhi Cuku ka luajtur skena erotike në filmin e saj më të fundit “Internimi”.
Aktorja shprehet se ka pranuar rolin jo për të tërhequr shikueshmëri por sepse i pëlqeu skenari.
Enxhi Cuku: Nuk është film erotik. Është romancë-dramë. Do e bëja një film përtej puthjeve nëse skenari ta kërkon. Nëse skenari është shumë i mirë dhe unë dua të luaj, e logjikoj që ky veprimi padiskutim që duhet bërë. Jashtë vendit tonë janë aktore që ofrojnë skena të tilla sepse duket më organike. Nuk luaj filma të tilla për të tërhequr shikueshmëri apo për ti bërë qejfin regjisorit, sigurisht si aktore analizoj tekstin që më jepet, rolin tim dhe them po duhet bërë.
E pyetur se për sa lekë do bënte një skenë nudo, aktorja u përgjigj:
“Po të ishte për lekë mund të bëja shumë gjëra të tjera, nuk do dilja fare as në ekran dhe as nuk deklaroja nga i fitoj lekët. Pot të jetë për lekë, mund të bësh shumë gjëra të tjera dhe njerëzit nuk e dinë me çfarë merresh. As nuk të shohin ‘zhveshur’. Ndërkohë nuk e bëj atë që njerëzit të më shohin por e dua vërtet filmin. Është puna ime.”
Cuku theksoi se nuk është penduar që merret me aktrim. Ndërsa shtoi se pendesa e saj është televizioni
Enxhi Cuku: Nuk jam penduar sepse e di që ke akoma më shumë gjëra për të bërë, ke një ambicie për të arritur diku. Ka gjithmonë. Pendesa ndoshta televizioni. Televizioni nuk është punë e sigurt, do të dalë dikush tjetër me të drejtë apo pa të drejtë do të zëvendësojë. Nuk më pëlqen. Sa herë më mbyllet një derë më hapet një tjetër derë më e mirë. Kam dy-tre dyer, sepse nëse më mbyllet njëra kam tjetrën.