FOTOT: Zbulimi i rrallë në dhomën e nëndheshme mijëra vjeçare

7 Prill 2019, 09:32Lifestyle TEMA
FOTOT: Zbulimi i rrallë në dhomën e nëndheshme mijëra

Një vendbanim i cili i përkiste një çifti dhe besohet të jetë një zyrtar që mbante titullin “Tutu” dhe gruaja e tij, u gjetën reth 500 kilometra në jug të Kajros.

Vendi daton nga epoka e Ptolemeut dhe gjendet në krahinën Sohag.

Sipas Ministrisë Egjiptiane të Antikiteteve, dhoma e lashtë e nëndheshme, është në gjendje të mirë pavarësisht nga kalimi i shekujve, dhe mbart mbishkrime të bukura dhe skena të gjalla që përshkruajnë hyjnitë e lashta egjiptiane si Osiris. Emrat e anëtarëve të tjerë të familjes gjithashtu u gjetën në varre.

Ministria tha se varri dhe hyrja e tij u zbuluan ndërkohë që larguan një bandë që gërmonte në mënyrë të paligjshme në zonë dhe vendi më pas iu dorëzua departamentit për gërmime.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje