Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, tha të shtunën se nuk e ka lexuar raportin e Këshilltarit të Posaçëm, Robert Mueller, që përbën hetimet e ndërhyrjes ruse në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA dhe kontakteve të mundshme me Rusinë.
“Nuk e kam lexuar raportin e Muellerit ende edhe pse kam të drejtë të plotë të bëjë këtë”, tha Trump në Twitter.
“Unë i di vetëm konkluzionet, por, nuk ka asnjë bashkëpunim të fshehtë”, shtoi ai.
Prokurorit i Përgjithshëm, William Barr, tha se planifikon ta bëjë publik raporton rreth 400 faqe, gjatë këtij muaji nëse jo më herët.
Më 22 mars, Mueller përfundoi raportin 22 mujor të cilin e dorëzoi tek prokurori Barr.
Barr, dy ditë më vonë e kishte dërguar një letër tek Kongresi, duke spjeguar të gjeturat kryesore nga raporti. Ai i kishte thënë ligjvënësve se hetimi nuk ka ardhur në përfundim se anëtarët e fushatës së Trumpit kanë bashkëpunuar me Rusinë.
Prokurorit i Përgjithshëm shtoi se ka ardhur në përfundim që nuk ka prova të mjaftueshme që tregojnë se Trump ka tentuar ta pengojë procesin. Mediat kanë raportuar këtë javë se anëtarët e ekipit të Muellerit nuk janë të kënaqur me mënyrën se si Prokurori Barr i ka përmbledhur hetimet.
Trump më herët kishte thënë se këto hetime janë “humbje kohe”.
Fakt eshte, se Tramp u pozicionua kunder NATOS, i ka ikur koha dhe nuk eshte me i domosdoshem.
Dobesimi i NATOS, ishte fitore per Rusine.
Fakt eshte se me Tramp, Putin dhe Vucic moren zemer. Serbia ishte gati te njihte Kosoven, me Tramp ishin gati te nderhynin ushtarakisht ne Kosove.
Fakt eshte se ditet e fundit, forcat e KFORIT inspektuan Mitrovicen ne veri, dhe kjo ishte nje pergjigje per Putinin dhe Vucic, se Veriu Mitrovices mbetet territor i NATOS, dhe te harrojne dashurine me Trampin.
Nuk ka nevoje per hetime, flasin faktet.