FOTOT: “Ferri në tokë”, si përdoren fëmijët e mitur afrikanë për të pasur makina elektrike Perëndimi

10 Prill 2019, 10:52Lifestyle TEMA
FOTOT: “Ferri në tokë”, si përdoren fëmijët

Një reportazh tronditës tregon se si shfrytëzohen fëmijët e mitur, në mënyrë që në vendet e zhvilluara Perëndimore të krijohen makinat elektrike.

Reportazhi sjell rasti e Dorsen, një nga ushtria e madhe fëmijëve, disa vetëm katër vjeç, që punojnë në minierat e mëdha të ndotura të Republikës Demokratike të Kongos, ku pluhuri toksik i kuq iu djeg sytë dhe iu rrezikon sëmundjet e lëkurës, përveçse është vdekjeprurëse për mushkëritë.

Për një copë bukë, fëmijët shfrytëzohen për të nxjerrë kobaltin, një përbërësi i çmuar dhe i domosdoshëm për bateritë e makinave elektrike.

Dyshohet se për këtë qëllim përdoren në mënyrë barbare  mijëra fëmijë, në atë që konsiderohet si “ferri në tokë”.

Shuëm vende perëndimore kanë si synim ndalimin e shitjeve të makinave me benzinë dhe naftë, për t’i ndërruar ato me makina elektrike.

Britania e Madhe ka vendosur si kufi, vitin 2040.

Vetëm se ajo që nuk dinë në Perëndim, është se për këto makina shfrytëzohen barbarisht mijëra fëmijë të mitur.

Dorsen, vetëm tetë vjeç, është një nga 40,000 fëmijët që punojnë çdo ditë në minierat e Republikës Demokratike të Kongos (DRC).

Çmimi i tmerrshëm që ata do të paguajnë për ajrin e pastër në Perëndim, është shkatërrimi i shëndetit të tyre dhe një vdekje e mundshme, e hershme.

Pothuajse çdo prodhues i madh motorësh që përpiqet të prodhojë miliona automjete elektrike, e blen kobaltin nga shteti i varfër afrikan.

Ai është prodhuesi më i madh në botë, me 60 për qind të rezervave të planetit.

Prodhimi i automjeteve elektrike ka çuar në një rritje të jashtëzakonshme të kërkesës për kobalt.

Ndërsa një bateri smartphone përdor jo më shumë se 10 gram kobalt të rafinuar, një makinë elektrike ka nevojë për 15kg. (TemA)

1 komente në “FOTOT: “Ferri në tokë”, si përdoren fëmijët e mitur afrikanë për të pasur makina elektrike Perëndimi”

  1. Vk says:

    Shume larg keni shku. Shikoni ca bohet me femijet e kromin ne qytetin afrikan, bulqize

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje