Zbardhet axhenda: Haradinaj dhe Thaçi takohen në Berlin me presidentin serb Vuçiç

10 Prill 2019, 14:59Rajoni TEMA

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj do takohen me Presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiç në Berlin. Lajmin e ka konfirmuar Vuçiç sot në një konferencë për mediat

Presidenti serb ka treguar se ky takim është caktuar që të mbahet me 29 prill, dhe në të do të jetë e ftuar edhe kryeministrja serbe, Ana Brnabiq, shkruan B92.

Se presidenti Hashim Thaçi ka marrë ftesë për këtë takim të liderëve të Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin gjerman e ka konfirmuar edhe këshilltari i presidentit, Bekim Çollaku.

“Po e konfirmoj pranimin e ftesës për Presidentin e Republikës së Kosovës për pjesëmarrje në takimin e liderëve të Ballkanit Perëndimor që mbahet në Berlin me 29 prill”, ka thënë Çollaku.

Ky takim është bërë me inicimin e Francës dhe Gjermanisë dhe pritet të diskutohet rreth situatës aktuale dhe bllokimit të dialogut si dhe gjetjen e një gjuhe të përbashkët për të ecur përpara.

1 komente në “Zbardhet axhenda: Haradinaj dhe Thaçi takohen në Berlin me presidentin serb Vuçiç”

  1. Kuq e zi says:

    Si ka mundsi…??
    Vucic ishte betuar qe nuk ulej ne tavoline me ramushin

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje