FOTOT: Bota “nën pushtetin” e plehrave, Dreri fotografohet me qese mbeturinash në gojë

13 Prill 2019, 12:31Lifestyle TEMA
FOTOT: Bota “nën pushtetin” e plehrave, Dreri fotografohet me

Fotografitë e një dreri me një qese plastike në gojë, të lënë në park publik po bëjnë xhiron e botës.

Imazhet u realizuan në parkun Phoenix në Dublin, Irlandë dhe u konsideruan të tmerrshme nga RSCPA, Shoqata për parandalimin e mizorisë ndaj kafshëve.

Vdekjet e kafshëve dhe lëndimet nga mbeturinat plastike arritën një nivel të lartë gjatë vitit të kaluar, ku u raportuan 579 incidente.

Ndërsa kafshët të cilat jetojnë pranë ujit ishin më të prekurat.

Fushata e Madhe Britanike e Pranverës, ka tërhequr mbi 500,000 vullnetarë, të cilët do ndihmojnë në mbledhjen e mbeturinave në zonën e tyre midis 22 marsit dhe 23 prillit, por aktivistët dhe politikanët kanë thënë se për tu arritur kjo gjë, duhen më shumë njerëz.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje