Rrëfehet aktorja e njohur: Kam abortuar sepse s’doja të ndaja fëmijën me personin që më përdhunoi, i jam mirënjohëse vetes për atë që bëra

13 Prill 2019, 09:22Lifestyle TEMA
Rrëfehet aktorja e njohur: Kam abortuar sepse s’doja të ndaja

Aktorja e njohur Ashley Judd ka treguar për herë të parë në publik një ngjarje të hidhur të jetës së saj. E ftuar në konferencën, ‘Women in the World Summit’ 50-vjeçarja ka treguar se në të kaluarën është përdhunuar tre herë. Ajo ka mbetur shtatzënë gjatë një prej përdhunimeve dhe zgjodhi që të abortonte fëmijën.

“Unë jam mirënjohëse që e kam bërë në mënyrë të sigurt dhe të rregullt. Nuk do të mundja dot kurrë të ndaja fëmijën tim me një përdhunues, i cili mund të kërkonte të drejtat mbi fëmijën”– ka thënë aktorja e njohur.

“Demokracia fillon në lëkurën tonë. Nuk duhet të ketë rregulla kur bëhet fjalë për trupin tonë” – ka vazhduar më tej Ashley Judd. Kujtojmë që aktorja e njohur ka qenë në mesin e personave që kanë akuzuar regjisorin Harvey Weinstein për abuzime seksuale.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje