Grabitja e Rinasit: TIA injoroi shqetësimet e policisë

15 Prill 2019, 17:26Kronika TEMA

Dalin në dritë të tjera fakte mbi mungesën e theksuar të sigurise ne aeroportin e Rinasit, ku Admir Murataj dhe grupi i tij grabitën rreth 6.5 milionë euro.

Autoritetet e aeroportit ishin paralajmëruar disa muaj më parë nga policia për problemet në perimetrin e sigurisë por i kishin injoruar ato.

Një letër e firmosur ngë shefi i Policisë së Rinasit, Përparim Demo, evienton problemet në portat e emergjencës por edhe me mungesën e sensorëve në gardhin metalik rrethues.

Por drejtori i Përgjithshëm ekzekutiv i TIA-s, Rolf Castro Vasquez, përgjigjet me një letër ku injoron të gjitha shqetësimet e ngritura nga Komisariati i Rinasit.

Në të theksohet se auditimet ndërkombëtare nuk kanë konstatuar asnjë problem.

TIA i kërkon policise që për çështje të cilat lidhen me masat e sigurisë të zbatuara në aeroport, Komisariati i  Rinasit duhet të adresojë shqetesimet tek Autoriteti i Aviacionit Civil.

Por edhe pas këtyre korrespondencave kompania koncesionare nuk mori asnjë masë për të rritur nivelin e sigurisë.

Korrespondenca mes Policisë së Rinasit dhe TIA-s është vënë në dispozicion edhe të prokurorëve të çështjes të cilët po analizojnë veprimet e të dyja palëve për të nxjerrë përgjegjësit.

Nga ana tjetër, kur kanë kaluar 6 ditë nga grabitja, prokurorët nuk kanë marrë asnjë person në pyetje, ndërsa vazhdojnë të sekuestrojnë të gjithë dokumentacionin dhe praktikën e ndjekur në Aeroportin e Rinasit ditën kur ndodhi grabitja.

2 komente në “Grabitja e Rinasit: TIA injoroi shqetësimet e policisë”

  1. Lali says:

    EHAAAAA. PSE E ZGJATET KONCESIONIN EDHE ME & VITE ESHTE PYETJA?????????? OSE ANULONI KONCESIONIN SOT OSE JEPINI GJENERAL LESHIT PAK MUT TA HAJE TANI!!!!!

  2. Zambi says:

    Edhe banoret te Bregu i Lumit e kundershtuan policine por ata i mbushet me gaz ndersa ketyre te Rinasit i beni fresk.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje