Meta, kundër Bashës e Kryemadhit: Kemi nxjerrë mesime nga viti ‘97. Djegia e mandateve më është dukur marrëzi

16 Prill 2019, 21:58Politika TEMA

Presidenti Ilir Meta shprehet se të gjithë politikanët kanë nxjerrë mësime nga vitet 96-97′ dhe nuk duhet të kthehet vendi në atë pikë.

Këtë koment Meta e bëri një emisionin ‘Përballë’ me Lutfi Dervishin, teksa fliste për krizën politike në të cilën ndodhet vendi.

‘Të gjithë kemi nxjerrë mësime nga 96-97’ dhe nuk do ta çojmë vendin në atë pikë. 

Duhen angazhime nga të gjithë për ta kthyer vendin në normalitet’, ka thënë Meta, ndërsa komentoi dhe vendimin e opozitës për djegien e mandateve.

‘Djegia e mandateve më është dukur gjithmonë marrëzi. E them këtë pa frikë. Por dhe bojkoti për mua nuk është zgjidhje.

Edhe pse Parlamenti dhe institucionet tona kanë mangësitë e tyre mund të punohet nëseka vullnet. Kam qenë gjithmonë i bindur se mazhoranca duhet të bënte përpjekje më të mëdha për dialogun me opozitën.

Si çëshjtjet për integrimin europian, por këtë nuk e kemi vënë re dhe më vjen keq se ishte komplet e evitueshme. Kjo na ka sjell në këtë përshkallëzim të krizës’, shtoi presidenti Ilir Meta.

9 komente në “Meta, kundër Bashës e Kryemadhit: Kemi nxjerrë mesime nga viti ‘97. Djegia e mandateve më është dukur marrëzi”

  1. ¬ says:

    Presidenti Meta të shikoj filmin apasionata për të kuptuar parlamentin.

  2. prill says:

    E para ti si president duhet te japesh doreheqjen si hajdut , e dyta maxhoranca dhe kryeministri Edi Rama ka qene toleruse ne cdo drejtim per opoziten e cila nuk e ka justifikuar punen esaj dhe ne fund dogji dhe mandatet. Zoti President je I shume I vonuar gruaja jote me partine tende eshte ne rruge per te djegur Shqiperine dhe te bejne shuren te dera e kryeministrise a ka hije zPresident .Per maxhorancen nuk ke goje te flesesh se po punon dhe perballet me nje opozite kriminele qe duan me cdo cmim marjen e pushtetit .Ne si popull do te firmosim nje referendum mbar qytetar ti drejtohemi parlamentit per shkarkimin tuaj si president.

  3. xy says:

    ….joo jo te shkarkohet, te “shkarkohet”kur….te vij ….

  4. Toni says:

    Ku je Veting ?????? Po të presim !

  5. Shaqo says:

    …ky i kupton gjerat pak me vonese si puna e policit qe e kuptoi gallaten qe kishin bere me te pas dy oresh dhe filloi te qeshte kur vajti ne shtepi.
    …djale komisari kooperative hesapi, sidoqe te jete e ka kuptuar.

  6. Komentuesi says:

    Sa per kujtese.Zoti Meta! Kerkesa per dialog nga mazhoranca nuk ka munguar.Opozites i eshte bere disa here thirrje per dialog,i ka thene kur do flasim,por opozita e çakerdisur nuk pranon.Pra faji eshte i opozites dhe jo i mazhorances.A je i zoti ti si president ti bashkosh e te dialogojne per nje zgjidhje te mundeshem? Kjo eshte pune e paqme.

  7. Samiu says:

    O zoti Meta! Ti, Nano dhe një varg i gjatë politikanësh, keni bërë gabimin fatal, për interesa tuajat i keni bërë lëshime të panumërta Berishës, duke e llastuar atë me plotësimin e cdo kërkese, qoftë dhe e paarsyeshme, që ai ka pasur. Ti e ke bërë edhe për mirnjohje ndaj ndihmës që të ka dhënë për tu ngritur si politikan, por më shumë, kuptohet, për interes politik. Nano i ka plotësuar çdo kërkesë, vetëm se nuk e duronte dotë kur qante si fëmijë tekanjoz dhe Berisha, duke e ditur këtë fakt, e vinte kurdoherë në gjëndje padurimi për ti bërë lëshime. Rama sot, duke pasur më shumë kohë për ta njohur, ja di mirë zakonin, që Berisha, si rregull, tund këmbët dhe qahet si fëmijë kopshti që ti plotësohet çdo dëshirë. Kuptohet, Ramën kjo e zbavit pa masë. Ai, jo vetëm nuk i plotson asnjë dëshirë, por përkundrazi, kujdeset maksimalisht ta nxjerrë nga binarët e arsyes. Kopili që drejton me zgjuarsi dhe finesë PS-në, ja ka arritur ta shkallmojë katërcipërisht nga mëndja, sa e detyrojë të shkojë deri në veprimin më të papërgjegjshëm politik që mund të imagjinohet, daljen nga palamenti. Natyrisht, për të gjitha këto lojra zbavitëse politike që tek ne ndodhin, ai që kurdoherë e ka ngrënë është populli.

  8. tarasi says:

    E c’perpjekje mund te beje mazhoranca ??? Kur” te tjeret “hedhin cizme ,miell ,boje dhe ofendojne me fjale nga me te peshtirat? E volitshme eshte te justifikohesh , por do qe me e drejte qe justifikimi te besohet , ke te besosh ?? Moniken , Lul pyken , apo ate neperken plake Saliun ???
    E mor Like , Like , je mesuar te hash ne du bulci , apo te shkelesh ne dy varka , nuk shtyet gjate kjo pune .
    Sa do shtysh ?? Dhe tre vjet te mbeten , po nuk ndodhi dicka brenda tre viteve, ti more fund , mbas tre vjetesh qe te mbaron mandati cdo kesh ne gjendje te strehohesh ne shtepine bordello qe quhet LSI , ajo nuk do ekzistoje me keshtu qe kaq qe , ike Like , mos e dridh andej e kendej, luajte dhe humbe kaq e thjeshte eshte …….

  9. Komentatori nga cadra e lulit per portalin e xenit. says:

    Kurajo like.zemren kujdes ta kesh te forte.duhesh per vetingun.vleresoje kete kerkese timen.me veting do te dorzoni parate nje per nje.keq me vjen se nuk do kesh mundesi per 150 mije paund ne vit per shkollimin e kalamaqerve.po cte besh.e di ate kengen ne ato maja rripa rripa?mesoje dhe ngushellohu.mbase behesh alende skrapari.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje