Dy banda ka Shqipëria, PD-ja dhe LSI-ja!..

17 Prill 2019, 09:47Politika TEMA

Mbasi brodhën katër orë,

gjithë u kthyen në oborr,

në oborrin e Shtëpisë,

foli Njëshi i partisë.

 

Dhe tha në Shtëpinë Qendrore:

“Protesta më madhështore!?..

“Lulash ziu t’u ngjatë jeta,

nuk kishe as dhjetëmijë veta!

 

Ne të thamë-o kalander,

gënjeshtrat droni t’i nxjerr,

as prania e Doktorit,

s’mbushte gjysmën e oborrit!

 

Pa mé thuaj ti-o Gore,

sa mban Shtëpia Qendrore?!

Sikur plot e plot të jetë,

nuk mban as 20 mijë vetë!

 

S’na thua as ti-as Mona,

përse vazhdoni akoma,

në çdo muaj-more djalë,

me të njëjtin ritual!

 

Pallavrat për madhështi,

tani nuk i ha njeri,

se kanë sy edhe shikojnë,

se si njerëzit po firojnë!

 

Njëmijë vjet është larg fitorja,

veç nga Kamza dhe Bathorje,

s’ndezët dot-more të gjorë,

rebelimin popullor!

 

Njerëzit kot po i meroni,

të njëjtat gjëra u thoni,

i shkulni nga anë e anës,

gjer në qendrën e Tiranës!

 

Çdo protestë e shumë më pak,

po më shumë alabakë,

më shumë zjarr e më shumë flakë,

dhe më shumë etje për gjak!..

 

Kush godet mbi polici, e ka vendin në qeli,

policia s’reagon, po në çast ju shpartallon,

shkon e provokon çdo horr,

as shkop gome nuk përdor!

 

E di ti dhe e di unë,

policia s’përdor dhunë,

të tërhequr rrinë shpesh,

sikur s’janë fare në shesh!.

 

Marrin zemër alabakët,

dhe nga kjo i shtojnë flakët,

shtojnë gurët edhe shashkat,

tani shtuan edhe maskat!

 

Të dy kordonet e parë,

djem e vajza shqiptarë,

veç duart-gjë tjetër s’kanë,

në mëshirë të fatit janë!

 

Po Lulashi turfullon,

gjithë me burg i kërcënon,

unë i them-“O kec i shtirë,

merr një brisk të mprehur mirë!.”

 

Merr një brisk-trapin u rruaj,

s’bie kush në dorën tuaj,

dhe vetë e dini shumë mirë,

se jini duke u shkrirë!

 

Dhe Kryemadhi-për dreq,

flet si mashkull e më keq,

bërë si Dekuci i Laçit,

di veç gjuhën e kërbaçit!

 

Ç’mendoni ju-o legena,

që ndyni këto poema,

nga kushdo që shkelet Ligji,

vepron shteti edhe gjyqi!

 

Nuk është bandë policia,

por PD-ja LSI-ja,

janë dy bandat më të ndyra,

Luli dhe Mona dy zgjyra!

 

Me bomba-me flakë e dhunë,

veç vetes i prishni punë,

si s’kuponi-o çyrikë,

se Ramës i shtoni pikë!

 

Ju të cohur-të pakallur,

dy subjekte për t’u tallur,

ju “shumica absolute”,

përse i ikni çdo lufte!

 

E  vetmja luftë legale,

është lufta elektorale,

tani janë zgjedhjet lokale,

dy bandat s’do shkojnë fare!

 

Bythë e plasur-po mos shkoni,

dhe veten nuk e provoni,

kështu shfarosen partitë,

pak nga pak e ditë për ditë!

 

Mona dhe Luli kolosi,

cikli juaj ditët sosi,

sosi gjarpri me dy krena,

do dilni fare nga skena!

 

Unë vë bast gjithë ç’kam nga jeta,

po s’u dorëhoq Ilir Meta,

do kthehet të marrë partinë,

të shpëtoi LSI-në!

 

Po PD-ja s’ka më shpresë,

është e sigurt që do vdesë,

po Lulashi ndihet lis,

thotë:”Nuk pranoj kompromis!..”

ARBEN DUKA

5 komente në “Dy banda ka Shqipëria, PD-ja dhe LSI-ja!..”

  1. ppa says:

    I madh si gjithnje!

    1. ben says:

      Ky eshte nje delenxhi I lumtur
      Sepse eshte I bindur qe nuk eshte delenxhi .

  2. Une says:

    Si gjithenje…KRYEVEPER !!!

  3. Nik says:

    çke oo Arben Duka çke.
    su lodhe me kèta zagarè,
    ndèrruan lèkurè
    s’njihen pèr shpellarè.
    —————————.
    Lulushi nè vlorèn tènde time.
    katèr kate brènda detit,
    apel bèri brukselit,
    pesè miljon i vjedhè shtetit.
    —————————
    Pena jote ngre zemrat.
    kènga me poezin,
    vargjet e bukura thurur,
    si bleta nè trèndelin.
    —————————–

    Pèrulemi pèrpara penès tuaj .

    Pèrsh,, nga italia.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje