Federica Mogherini: Pres të hapen negociatat në qershor për Shqipërinë

17 Prill 2019, 22:48Politika TEMA

Përfaqësuesja e Lartë e BE Federica Mogherini shprehet mjaft optimiste për çeljen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në qershor.

Në fjalën e saj në seancën plenare të Komitetit të Parlamentit Evropian për Punët e Jashtme, Mogherini u shpreh se mezi pret që të shohë që në qershor Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut të nisin negociatat me BE-në.

Kur të shikoni në hartën e Europës, shihni se Ballkani është në Europë. 

Prandaj, në vend të fjalës zgjerim, më pëlqen të them ribashkim i Ballkanit me Europën‘, theksoi Federica Mogherini në fjalën e saj.

Ky optimizëm i Përfaqësueses së Latë të BE vjen në një kohë kur Parlamenti holandez ka votuar pro rikthimit të regjimit të vizave me Shqipërinë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje