Propozimi për vizat, qeveria holandeze rrëzon ekstremistët e djathtë: S'do ta paraqesim në Bruksel mocionin e parlamentit

17 Prill 2019, 15:34Politika TEMA

Nga Qeveria holandeze vijnë sinjale pozitive. Ministri i Jashtëm Stef Blok në përgjigje të ligjvënësve të ekstremit të djathtë që kërkuan rivendosjen e vizave për shqiptarët ka thënë se nuk parashikon ta paraqesë në Bruksel mocionin e parlamentit.

Dhoma e përfaqësuesve në Hollandë miratoi të martën me shumicës votash, 92 nga 150, një propozim të paraqitur nga 5 forca politike, 3 prej të cilave pjesë e koalicionit në pushtet, sipas të cilit Qeveria e këtij vendi do të duhet t’i kërkojë Komisionit Europian të pezullojë mekanizmin e rregjimit pa viza.

Gjatë diskutimeve, ministri i Jashtëm hollandez Staf Blok por dhe ai i Brendshëm i Drejtësisë Ferdinand Grapperhaus mësohet se e kanë kundërshtuar kërkesën. Edhe pse shifrat zyrtare holandeze flasin per shifra qe vijne ne ulje nga viti ne vit dhe zene vetem 0.2% te te dyshuarve, ekstremistet tani qe jane ne perudhe zgjedhjesh, kerkojne te perfitojne politikisht me te tilla teza populiste.

Grapperhaus ishte vetëm pak javë më parë në Tiranë dhe në konferencën e tij për shtyp me ministren shqiptare të Drejtësisë Etilda Gjonaj foli me tone pozitive për ecurinë e Shqipërisë në procesin e integrimit europian si dhe për bashkëpunimin edhe me autoritetet policore shqiptare.

5 komente në “Propozimi për vizat, qeveria holandeze rrëzon ekstremistët e djathtë: S’do ta paraqesim në Bruksel mocionin e parlamentit”

  1. Aspirantja says:

    Bravo. I hiqni vizen Lulzim Bashes dhe kjo do te jete e kenaqshme.

  2. Lili says:

    Faleminderit shuume i nderuari minister.Asnjhere nuk e kam kuptuar se cfare faji ka qeveria shqiptare se c,bejne shqiptaret qe jetojne ne bote.Faleminderit.

  3. Vizaaaaaaaaaaaaaaaa says:

    ….ta marrin mocionin, ta ziejne fort dhe ti pijne lengun……..qe tju vije mednja ne vend.

  4. Alban says:

    Po po minister legen, qe ka bere deklarate ne Parlamentin Hollandez se nuk do ja hapnin negociatat Shqiperise ‘se nuk i ka plotesuar kushtet’.

    Po Maqedonia i paska plotesuar keshtu? Cilat kushte njehere?

    Shkoni justifikoni racizmin qe po shtohet ne Hollande, se shqiptareve i vini anash.

    Ne mund te kemi problemet tona, por kolonizator qe vjedhin pasurite e pastaj shesim mend per te drejtat e njeriut, nuk jemi.

  5. Veshgues says:

    Po te denohet Luli nga Spaku ta zeme per korrupsion ose per pergjegjsine ndaj vrasje se 4 shqiptareve me 21 Janar, Qeveria hollandeze do ta konsideroj krimininel?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje