Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar vendimin e Parlamentit Holandez i cili propozon kthimin e vizave për shqiptarët.
Hajdari e cilëson shqetësim të madh këtë vendim, ku sipas saj është një dëm real për rrugën e Shqipërisë drejt Bashkimit Europian.
“Shqetësues vendimi i Parlamentit të Hollandes që i kërkoi qeverisë rikthimin e rregjimit të vizave me Shqipërinë.Parlamenti i Hollandes me një shumicë të pazakontë prej 2/3 (108 Vota Pro, 42 Vota Kundër) ka votuar pro propozimit të 5 partive parlamentare (VVD, CDA, PVV, SP dhe CU) “për rikthimin e rregjimit të vizave për shtetasit Shqiptarë” për shkak të: rritjes së aktiviteteve kriminale nga mafia Shqiptare në Hollandë, zgjerimit të rrjeteve të kontrabandës nga organizatat kriminale si dhe krimi ndërkufitar të cilët keq-përdorin lëvizjen e lirë për arritjen e synimeve të tyre të kundra-ligjshme.
Ky vendim i Parlamentit Hollandez është shënje reale e rrezikut potencial në dëm të proçesit të Integrimit Evropian të Shqipërisë në tërësi dhe për vendim-marrjen e radhës të Këshillit të BE (Vendeve Anëtare) lidhur me çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Evropian.
Nëse qeveria Shqiptare do të kishte reaguar me përgjegjshmëri në kohë lidhur me situatën shqetësuese që shkaktoi ndërmarrjen e masave nga Parlamenti Hollandez ky vendim mund të parandalohej.
Qëndrimet e qeverisë hollandeze dhe të ministrit të Jashtëm të Hollandës Stef Blok-ut vazhdojnë të jenë mundësi për të parandaluar këtë problem i cili është vërtet shqetësues dhe mund të sjellë efekt zinxhir.
Për këtë qeveria Shqiptare ka detyrë të rrisë seriozitetin/përgjshmërinë e bashkëpunimin me qeverinë dhe agjencitë ligjzbatuese partnere të Hollandes dhe të vendeve të tjera të BE në luftën kundër krimit të organizuar”, shkruan Hajdari. (TemA)
Ha Mut, edhe ti. Kur ske gje per te thene, mos ha mut kot….
Rudina,
Kete gje kerkoje tek PD dhe LSI sepse ata jane shkaktaret per keto masa qe po merren ndaj Shqiperise. Nga idiotsirat qe bejne ata qe te vrane babain dhe nga Madheria vet Nene Kurveria Monika Kryemadhi.