‘Vizat’, aleati i Bashës: Po Italia që ka kupolën e grupeve të Mafias dhe është në KS të OKB e në krye të diplomacisë së BE?! Apo Holanda përfshin vetëm vendet e bandat vogla

17 Prill 2019, 10:00Politika TEMA

Aleati i Lulzim Bashës shprehet kundër vendimit të Parlamentit holandez që vendosi për rikthimin e regjimit të vizave me Shqipërinë.

Kreu i LDE Arian Galdini me tone ironike shprehet se nëse vijohet sipas kritereve holandeze për vendet e vogla si Shqipëria, atëherë çfarë mund të thuhet për Italinë që ka Kupolën, Santa Corona Unita, Cosa Nostra, Ndragheta, Camorra, etj dhe është në Këshillin e Sigurimit të OKB apo kryeson diplomacinë e BE.

Hollanda voton në Parlament që të rivendoset rregjimi i vizave për Shqipërinë, për shkak të kriminalitetit të lartë shqiptar…

Kot po pyes, po Italia që ka Kupolën, Santa Corona Unita, Cosa Nostra, Ndragheta, Camorra, etj, etj, pse është edhe në Këshill të Sigurimit të OKB, edhe në Krye të Diplomacisë së BE, edhe në krye të Parlamentit Europian?

Apo kriteret hollandeze përfshijnë vetëm vendet e vogla dhe bandat e vogla?”, reagon Galdini.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje