Rindërtimi i katedrales Notre Dame mund të kërkojë dekada

17 Prill 2019, 19:18Bota TEMA

Presidenti francez Emmanuel Macron ka caktuar si objektiv rindërtimin e katedrales Notre Dame brenda pesë vjetësh. Në një fjalim plot emocione dje para vendit, zoti Macron tha se Franca është një vend që ndërton dhe se me mbështetjen e të gjithëve kjo është e realizueshme. Por ekspertët thonë se mund të duhen dekada për ta rikthyer këtë objekt historik në lavdinë e mëparshme:

Djegia e katedrales Notre Dame tronditi botën. Për shumë njerëz, ky objekthistorik në Paris është më tepër se një simbol fetar:

Katedralja Notre Dame është pjesë e pasurive të mbrojtura nga UNESCO;dëmtimi i saj është humbje për mbarë botën. Na dhemb zemra të gjithëve,”tha sekretari parë i kabinetit japonez

Dëmtimi i katedrales është një goditje e rëndë ndaj trashëgimisë kulturoree historike të njerëzimit; është goditje për popullin tonë si pjesë e mbarë enjerëzimit,” tha Oleg Shein, anëtar i parlamentit rus.

“Notre Dame është një simbol global,” thotë Bill Shorten, udhëheqës iopozitës australiane.

Në përgjigje të thirrjes së presidentit francez, vetëm një ditë pas zjarrit ishingrumbulluar donacione me vlerë 800 milionë dollarë.

Ne do ta ndërtojmë Notre Damën edhe më të bukur. Dua që kjo të arrihetbrenda pesë vjetësh dhe është e arritshme,” Presidenti Macron.

Por ekspertë të restaurimit të objekteve historike thonë se do të duhendekada për ta përfunduar projektin. Eric Fisher është kreu i fondacionit qëmerret me mirëmbajtjen e katedrales mesjetare të Strasburgut:

Unë personalisht do të llogarisja dekada, jo vite për sa i përket punës qëduhet. Diagnoza fillestare është shumë e rëndësishme, duhet tëidentifikohen pjesët që janë shkatërruar dhe çfarë mund të ruhet. Pastajduhen bërë zgjedhjet për restaurimet para se të fillojë puna e rindërtimit”.

Duhen gjetur gurëgdhendësit, artistët e xhamave të ngyrosura, zdrukthatarëtqë janë të përgatitur për punime historike. Kjo nuk është e lehtë, thotëFrancis Maude, që ka punuar për restaurimin e Kështjellës Windsor paszjarrit të 1992.

Aktualisht në Evropë vështirë të gjesh një numër kaq të madh artizanëshpër të realizuar një prjekt kaq të madh me punime guri, druri, plumbi dhexhami të ngjyrosur. Bëhet edhe më e vështirë, pasi para se të fillojërestaurimi i Notre Damës ka projekte të tjera masive që aktualisht ndeshenme mungesa specialistësh për të realizuar punimet”.

Ka njerëz që thonë se katedralja duhet restauruar me të njëjtat materiale qëkishte më parë. Arkitekti Francis Muade thotë se do të ishte gabim. Aimendon se nëse përdoren disa materiale dhe teknika moderne, do tëgarantohej ekzistenca e katedrales edhe për 800 vjet të tjerë. Arkitektibritanik nënvizon se objektet e mëdha historike deshën dekada, madjeshekuj për t’u ndërtuar dhe se gjatë procesit modifikohej edhe stili dhematerialet për t’iu përshtatur kohës.

2 komente në “Rindërtimi i katedrales Notre Dame mund të kërkojë dekada”

  1. Vaso Pasko says:

    Strategji per tu pasuruar dhe rikonstruktuar me parat e budallejve nje kalbesir tetqindvjecare. Televizori dha materjale te amballazhara me nge pikerisht kur flaka ishte ne kulm. Ustallaret e paras din si te fitojne edhe me djegje e shkaterrime jo si politikanet shqipetare qe nuk din te mbajne jo vetem thesaret por as brket e tyre.

  2. bolll se na cat k.................................. says:

    kujt i plasi vari ………………………………

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje