Shkrimtarja Flutura Açka, e cila jeton në Holandë, ka bërë një shkrim pas kërkesës së Parlamentit të Holandëz, për rikthimin e vizave për shqiptarët.
Fillimisht ajo merr në mbrojtje Lulzim Bashën, duke i cilësuar si qesharake akuzat ndaj tij.
“Por gjëja më qesharake që kam dëgjuar, ishte shënimi i një politikani të lartë të partisë në pushtet, sipas të cilit kjo situatë e re në raportet me Holandën, ka ardhur nga ndërhyrja personale e kryetarit të opozitës, si holandez që qenkësh.
Kam parë shpesh edhe ta etiketojnë si “Lul holandezi”, sigurisht në kuptimin negativ, a thua se të jesh holandez është gjë e turpshme.
Këto lloj etiketimesh që mund të duken si raciste, janë në fakt tregues i nivelit të diskursit politik në Shqipëri, që shkon në kufijtë e bajatisë.
Shqiptarët të luten madje që shefi i opozitës të jetë ca holandez, se kjo do t’i bënte mirë mjedisit politik shqiptar.
Shkrimi i plotë
Në qershor të vitit 2014, disa ditë përpara se Shqipëria të merrte Statusin e vendit Kandidat për në Bashkimin Europian, unë botova një shkrim – po në “Gazetën Shqiptare” – mbi 100-vjetorin e Misionin Holandez të paqes së vitit 1913-‘14, në të cilin, mbështetur në të dhënat e reja historike nga burimet holandeze, shpjegova se ushtaraku i famshëm holandez, koloneli Tomson, nuk është vrarë nga shqiptarët në Durrës më 15 qershor të vitit 1914. Shkrimi im ishte krejt i pafajshëm dhe as kishte ndonjë lidhje me vlesën politike të kohës, dhe as ndonjë qasje për të dekriminalizuar dumbabasët, të cilët, jo nga ndonjë dashuri e madhe ndaj holandezit, por sepse nuk e kanë pasur në arsenalin e tyre snajperin e sofistikuar me çka dyshohet se është vrarë koloneli ynë i dashur, nuk janë vrasësit e tij. Kaq u desh, që makineria shtetërore, e njëjtë me atë që është edhe sot, të komandonte baltatriçen shqiptare dhe t’i detyronte ca personazhe lëtyrë të medias shqiptare, që të mësuar të hanë në të gjitha pushtetet, organizuan për të zotët e tyre të politikës një fushatë të ulët denigruese ndaj meje. Sigurisht, përveç shijes së keqe që të vjen nga kolegë që fshihen me pseudonime, që të kërcënojnë se po i bën dëm Shqipërisë duke na “i mërzitur” holandezët, nuk u shqetësova shumë, as atëherë, as sot, kur këto fakte të vërteta do të dalin së shpejti në dritë me botimin e biografisë së Kolonel Tomsonit. Sikur të mbetej vetoja e Holandës për të hyrë në Europë në dorën time, i siguroj marionetat e pushtetit se ne do të ishim tani në Europë.
E përmenda këtë fakt jo pa qëllim. Këto ditë, në një artikull të botuar në një prej gazetave më të rëndësishme holandeze, gazetari që analizonte mocionin e parlamentit holandez për kthimin e regjimit të vizave për qytetarët shqiptarë, me një padije të thellë ndaj historisë, e mbase edhe me shijen e hidhur raciste në penën e tij, i përshkruante pak a shumë mes të tjerash shqiptarët “si të dhunshëm, siç kishin vrarë dikur kolonel Tomsonin”, arsye pse ata duheshin kufizuar për të pasur liri të plotë veprimi nëpër Europë, veçmas në Holandën e tij të kërcënuar nga këto banda, që i kujtonin atij plaçkitjet pirate të një shekulli më parë.
Por, që të kthehem te çështja themelore e këtij shkrimi: kërkesa e kthimit të regjimit të vizave për shqiptarët dhe perceptimi shqiptar, dhe holandez mbi këtë lëvizje të policisë, prokurorisë dhe parlamentit holandez. Në krye të argumenteve të mia, dua të shpreh trishtimin tim të thellë për debatin e hapur mbi këtë çështje në Holandë, bashkë me përpjekjet për ta legjitimuar këtë iniciativë, por njëherësh kam bindjen se Europa që ne aspirojmë, nuk do ta lejojë një precedent të tillë, madje edhe Holanda, një nga vendet vërtet mike të Shqipërisë, nuk është se ndihet aq komode me këtë iniciativë që cenon thelbin e arkitekturës së saj të lirisë dhe demokracisë.
Këto ditë kam parë shumë reagime mbi këtë çështje nga njerëz të thjeshtë, intelektualë, por edhe politikanë të lartë shqiptarë, dhe disa prej tyre janë vërtet për të ardhur keq. Po ç’faj na ka Holanda?
Të mos e shohësh siç duhet situatën dhe të kërkosh fajin te Holanda, dhe ata që janë të lidhur me Holandën, është e turpshme dhe diabolike, por edhe fyese për shqiptarët e thjeshtë, të cilët në fund të fundit do të jenë ata, që do t’i vuajnë këto zhvillime. Pasi, politikanët shqiptarë dhe kriminelët, një gjë e kanë të përbashkët: dinë se si t’i hapin rrugë vetes dhe t’i krijojnë përfitime për të lëvizur në Europë të lirë. Sigurisht, mocioni që iu paraqit parlamentit holandez për rikthimin e regjimit të vizave për shqiptarët, nuk përputhet me pikëpamjet e Ministrisë së Jashtme Holandeze, e cila duke qenë më pranë humorit europian, e di mirë se kjo është thuajse e pamundur. Kjo kërkesë duhet parë si një zile alarmi, qoftë edhe si një kërcënim i hapur dhe duhet t’i bëjë politikanët shqiptarë, qeverinë shqiptare në veçanti, që t’i shohë gjërat në një perspektivë më realiste dhe jo të përpiqet ta gjuajë shukun e fajit në oborrin e tjetërkujt.
Por, gjëja më qesharake që kam dëgjuar ishte shënimi i një politikani të lartë të partisë në pushtet, sipas të cilit, kjo situatë e re në raportet me Holandën ka ardhur nga ndërhyrja personale e kryetarit të opozitës, si holandez që qenkësh. Kam parë shpesh edhe ta etiketojnë si “Lul holandezi”, sigurisht në kuptimin pexhorativ, a thua se të jesh holandez është një gjë e turpshme. Këto lloj etiketimesh që mund të duken si raciste, janë në fakt tregues i nivelit të diskursit politik në Shqipëri, që shkon në kufijtë e bajatisë. Shqiptarët të luten madje që shefi i opozitës të jetë ca holandez, se kjo do t’i bënte mirë mjedisit politik shqiptar. Mbase edhe mund të jetë vërtet ca holandez, dhe kjo duket se i shqetëson radikalët, përderisa deri tani protestat e opozitës nuk kanë gjeneruar dhunë të vërtetë, siç jemi mësuar të shohim për gati tridhjetë vjet, por janë thjesht përpjekje për përshkallëzim proteste, që është një gjë mëse e natyrshme në pjesëmarrje të të tilla përmasave. Dhuna vetëm do ta përligjte veprimin e juntës që po ngrihet pa kuptuar, që edhe kaq sa është shfaqur, është një kërcënim i hapur i demokracisë shqiptare.
Fajin e Holandës duhet ta kërkojmë te shtëpia jonë, që ka filluar të na pikojë dhe po na zë brenda. Shqetësimi i policisë dhe prokurorisë holandeze mbi rritjen e kriminalitetit shqiptar në Holandë është bërë akut. Deri tani, kriminelët shqiptarë në Holandë janë marrë thjesht me droga të lehta apo me trafik njerëzor nëpër portet holandeze, por prej disa vitesh ata zënë vendin e parë në trafikun e drogës në Holandë, veçmas në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Ky kontingjent kriminal nuk pret lehtësirat europiane për të lëvizur i lirë dhe as do të kenë ndonjë shqetësim nga vendosja e regjimit të vizave me Holandën, pasi ata shëtisin lirshëm me pasaporta europiane dhe mund të korruptojnë me shumat që qarkullojnë këdo që u del përpara. Tani kriminelët shqiptarë kanë mbretërinë e tyre të kontrolluar të drogës brenda mbretërisë e Holandës, e cila nuk po i kontrollon dot më; aeroporteve, rrugëve, zyrave e nëndhesave të Amsterdamit, shqiptarët – edhe ata të pafajshmit – janë njerëzit më të dyshuar, më të survejuar sot. Vetëm në tri vitet e fundit janë arrestuar rreth 1700 shqiptarë si të dyshuar për trafikun e kokainës, si një kërcënim i hapur për Holandën. Dikur sherpa të italianëve dhe trafikantëve nga vende të tjera, tani ata komandojnë një rrjet shumë të sofistikuar në Holandë.
Kuptohet që mocioni mbi regjimin e vizave për shqiptarët është vetëm një masë profilaktike për të frenuar sadopak përshkallëzimin e tij, njëlloj siç ndodhi me masat që u morën për kufizimin e krizës financiare të importuar nga Greqia, para së cilës Holanda u gjend e përgatitur në kohë. I gjithë shqetësimi i policisë, prokurorisë dhe politikës holandeze është pasoja që vjen nga ky “agresion”: korruptimi i mundshëm i politikanëve holandezë – njëlloj siç dihet botërisht se janë politikanët shqiptarë – për shkak të këtyre shumave kaq marramendëse që janë ose pritet të jenë në qarkullim. Askush nuk është imun nga e keqja dhe krimi, ndaj higjiena e demokracisë së tyre është beteja e parë holandeze, ata nuk do ta lejojnë kurrsesi t’u helmohet demokracia e tyre nga elementë kriminalë, me në krye shqiptarët.
Por si shkuam deri këtu? Pse vitet e fundit kjo është bërë kaq e qartë? Prej vitesh jam shprehur me shqetësim në shënimet e mia mbi politikën e ditës, se kthimi i Shqipërisë nga Lazarat në Gjitharat do të sillte pasoja të pariparueshme për Shqipërinë, pasi të futurit në lojë të shumave aq të mëdha parash ia bën shumë më të lehtë eksponentëve kriminalë të futeshin në tregun ndërkombëtar të drogave të forta dhe të kontrollojnë sot rrjetin në Europë, veçmas në Holandën përmes porteve të saj. Projekti shtetëror i kanabizimit të vendit, që u bë me bekimin e heshtur dhe të hapur të qeverisë shqiptare, së cilit iu vu në shërbim edhe një pjesë të infrastrukturën shtetërore, e mbuluar mjeshtërisht me një propagandë të paparë deri më sot në raport me Europën, krijoi shtratin e një përmbysjeje financiare kombëtare. Shihni nivelin e euros sot për të kuptuar se ku është Shqipëria në raport me Europën.
Por, dëmi më i madh që do të bëjë ky mocion është pasoja që do të japë për heqjen e regjimit të vizave për Kosovën, pasi situata e krijuar nga Shqipëria sot, do ta bëjë edhe më të vështirë që të ndodhë kjo, sikurse qytetarët e Kosovën meritonin.
Një dëm po aq të madh kësaj çështjeje i bëjnë edhe të ashtuquajturit mbrojtës dhe lobues për Shqipërinë, të cilët në pjesën më të madhe të tyre në Europë dhe SHBA janë njerëz pa autoritet të mjaftueshëm, edhe pse të paguar mirë, shpesh një Zot e di se si. Pritet që ky mocion të sjellë shpejt një sërë masash edhe më të rrepta ndaj shqiptarëve në Holandë. Shpesh kam qenë dëshmitare e radhëve të shqiptarëve nëpër aeroporte, duke më kthyer sërish ndjesinë e harruar të viteve të shkuara kur edhe vetë kam qenë atyre radhëve. T’i kthesh sërish shqiptarët e thjeshtë në qytetarë të dorës së dytë në Europë, t’i bësh sërish objekt investigimesh dhe kontrollesh gati denigruese është mëkati i politikës shqiptare sot. Por kjo nuk mjafton, ky mocion do t’i bëjë të pazëshëm politikanët holandezë, asnjëri prej tyre nuk do të guxojë të flasë në favor të Shqipërisë.
Por çfarë është më shqetësuese e që druaj ta them, është se ky mocion parathotë një veto të mundshme të Holandës për çështjen e hapjes së negociatave me Shqipërinë. Dhe përgjegjësia për këtë bie drejtpërdrejt mbi qeverinë shqiptare. As joshjet, as dhuratat, as propaganda, lektisjet ndaj ambasadorëve të Europës (përfshirë edhe ato të Holandës), as mbjelljet e pemëve me të deleguarit e Holandës, të cilët, edhe pse vinin të ngarkuar me shqetësimet për rritjen e kriminalitetit, iu shitën shqiptarëve si duartrokitje për sukseset, as propaganda ekstreme kundër opozitës dhe lidershipit të saj, si dëmtuesja e reputacionit të zhvillimit të Shqipërisë, as farsiteti i përditshëm që emetohet nëpër ekranet e kapura të medias shqiptare nuk e mbulojnë dot korruptimin e plotë shtetëror që ka çuar në një ethe shqiptare për ta lënë Shqipërinë. Por përkundër kësaj, në vend të një reflektimi të thellë dhe gjetjen e rrugëve për të ndryshuar situatën, shpesh të deleguarit holandezë janë shoqëruar nëpër pritjet e tyre me sarkazmën e autoriteteve më të larta shqiptare, se Holanda nuk mund të japë leksione për drogat, sepse e ka në shtëpinë e saj. Kjo arrogancë e përbindshme dhe e përdhunshme i ka bërë shërbimin më të keq shqiptarëve.
Ku shkon e gjithë kjo para që qarkullon nëpër Holandë sot? Ktheni kokën dhe shihni sa gropa janë hapur në qendër të Tiranës, ato janë kozmetika e atij trafiku që sot komandon rrugët tona me Europën, që ka toksifikuar median, që ka akaparuar shtetin shqiptar, që sikurse mbreti lakuriq, nuk e sheh dot zhveshurinë e vet, as varfërinë që ka pllakosur shqiptarët prej këtij polarizimi të skajshëm, që nuk e kupton dhe as ka dëshirë ta kuptojë këtë çangë europiane që po i bie në derë. Ajo, qeveria shqiptare, po përpiqet të gjejë fajtorët të tjerë, si përherë, sikur ia kanë mësuar etërit e tyre, tek “armiku i jashtëm”, i cili nuk po arrin ta kuptojë se sa shumë përdëllim ka politika shqiptare për një Shqipëri europiane. Në fund të fundit, ai që do të vuajë sërish do të jetë shqiptari i thjeshtë, ëndrra europiane e të cilit nuk është ende tunikë e mjaftueshme për ta mbajtur të sigurt, sepse izolimi e kërcënon sërish.
Ne lutemi qe ta trajtojne si shqiptar dhe si hajdut e kriminel qe po shkatrron Shqoperin.
Lutemi ti heqin nenshtetsin familjarisht
Kur vete qeveria hollandeze thote qe akuzat nuk qendrojne del nje nga keto jashteqitjet shqiptare te tregoje te kunderten. Ik moj sorre,dhe mos shfryj mllef ndaj Shqiperise se nuk eshte fajtore ajo per humbjen e djalit.
Kjo injorantja po na e qun qe jemi me fat qe kemi Lulin ne krye, dhe jemi me fat qe dhuna qe ai shkakton nuk esht aq e madhe sa dhuna qe mund te ishte shkaktuar ne se urdhrin per shtatrrime do e kish dhën Berisha. Te jesh hollandez s’esht gje e turpshme por per çfar e perdori Luli kombesin e tij hollandeze. Kur ishte ne qeveri sa biznese hollandeze solli. Kur ishte ne bashki a beri ndonje binjakëzim të Tiranës me ndonje qytet hollandez dhe çfarë investitor hollandez tërhoqi ne Tirane. Kombesin e tij hollandeze e ka perdor vetem per ti prish pun ktij vendi.
Dhe ti plere ne ske ndonje gje me te mire per te then mbylle ate goj se je shum negative dhe acarruse.
Separi trafikantet e droges nuk do ti quaja kriminele, por thjesht njerez qe bejne nje bisnes te paligjshem dhe i bejne vec mire Shqiperise me parate qe dergojne ketu.
Kryekrimineli i ketij vendi eshte Lulzim Basha, i cili vodhi parate e shqiptareve dhe e “fitoi” gjyqin duke e shtyre me raport.
Kryekrimineli i ketij vendi eshte Lulezim Basha, qe ka vrare me urdherin e tij kater te pafajshem ne bulevard me duar be xhepa
Anti europe e antidemokrat eshte Lulezim Basha, qe per interesin e tij, ka dale jashte sistemit dhe paguan per te nxire imazhin e Shqiperise
Imazhin e Shqiperise nuk e shkaterrojne nje grusht te rinjsh qe bejne bisnes te paligjshem ne Hollande, por vete Lulezim Basha .
Dhe se fundi, nese hapen negocistat cfare do ndryshoje ne kete vend?
Po nese nuk hapen ato cfare do humbase ky vend?
Na duhet nje Kryeminister qe ben reforma shtetberese, dhe qe punon per rritjen e cilesise se jetes se shqiptareve me burimet qe ka edhe me gjithe gabimet qe ka bere
Luli le te jape doreheqjen e ti hape rruge riorganizimit te opozites se e ka kthyer ne inegzistente, e ne vendin e duam me opozite reale.
Shqiperia eshte nje vend ne ngritje e nuk ka hollandez qe ta ndale.
Se fundi: Moralin e hane vec budallenjte. Vesi eshte tipar i inteligjentit. E ne jemi ne shumice popull inteligjent.
Tung!
Bravo Flutura jo Açka. Plotësisht dakort me vlerësimin tend.
E shkreta ti…je bërë për të qarë hallin! Do bëje mirë të rrije në qoshen tënde.
Politikën lërja atyre që dinë ta bëjnë…se je në Hollandë s’do të thotë se i di të gjitha.
Amon se na hapet barkun Me keto budaleqet
Hollandez German Francez
Keta jane shume Me kot se ne Shqiptaret por vetem se kane krijuar nje sistem ekonomik
Te tilla fytyra intelektuale ne castet me te veshtira te saj jane rreshtuar ne krah forcave qe shkojne kunder interesit te jeti vendi… ti zonje rro se ske cfare ben tjeter….
Lepija topet atij plakushit hollandez ti, ate bej…have fun, “Dutch butterfly… “.
Edhe kjo debilja na duhet, se kemi pak kriminelet sali, lul, like, mona, medi etj., etj. Mbylle gojen moj qelbesire kur ne ke nje fale te mire te thuash per bashkeatdhetaret tuaj e vendin tend, por sigurisht debilet si ti nuk ju punon truri per se mbari.
Flutra eshte nje letrare vertet e mire. Mos perzierja me politiken, do ishte ok.
Prandaj ta mori Zoti djalin se je prostitute…..
ZOTI te godet aty ku te dhemb me shume moj kurve…..
Po ri moj zonjë dhe mbaj hallin që të ka zënë.
Lëri opinionet që jep si fanatike Berishiste e deklaruar,se të jesh e sigurt se në të gjitha prononcimet politike dhe gjoja sociale që bën,je 100% gabim.
Mos u dil në krah atyre që kanë vrarë për para e pushtet!
Ty shaminë e zezë mbi kokë ta hodhi zoti,kurse qindra e mijëra nënave shaminë e zezë mbi kokë u a ka hedhur idhulli yt Berisha me vasalin e tij Basha.
Vetëm kaq po të analizash do mbyllësh gojën.
Nuk duhet qe nje poete,neqoftese eshte e tille sepse une e dyshoj,nuk duhet te merret me keto gjera! Luli eshte hajdut dhe vrases dhe neqoftese “poetes” i duket ndryshe kam te drejte une, qe ajo ka mungesa te intelektit!
Po pse nuk ndrydhesh brenda fakeqesive te tua, moj e mjere?
Znj. Flutra,
Ne te vertete num mund ta lexoja te gjithe kete shkrim qe ke bere dhe qe ke patur aq kohe per te bere nje analize per situaten ne Shqiperi. Por per kete shkrim gjej disa gjera qe nuk me shkojne. E para eshte qe ke marre persiper te trajtosh probleme ekonomike qe nuk i shkojne statures tuaj. Nese vertet shikon gropat e hapura ,te pakten pyet kush jane investitoret se mund te dalin edhe njerez qe kane te pakten 25 vjet aktivitet. Nuk ve doren ne zjarr nese kane paguar me ndershmeri edhe centezmin e parave per shtetin gjate gjithe aktivtetit te tyre ,por ky eshte faj i te gjithe politikes keto vite qe nga te gjitha krahet edhe u ka lepire n… por edhe ka ngrene ndonje luge corbe te prishur.
Keshtu qe mos pretendo qe parate e hollandes te vine ketu. Kush do te bleje hyrje le ti behet vetingu per burimin.
Flet per hollandezet, por mos haro qe edhe ata jne nejrez qe duna te bejne karriere dhe aq me teper qe shqetesimin po e ngrene forcat populiste te cilat pretendojne te vine ne pushtet. Cudi te duket ty qe gjermanet bene shfarosjen ne mase te cifuteve? cila eshte pergjigja per kete sipas teje, kush e kishte fajin , moskrijimi i shtetit te tyre?
Edhe hollandezet, ashtu sic beri saliu ne vitet 1992 e me tej qe shqeu te gjitha “portat” e vendit duke lene njerezit te zaptonin tokat e te tjereve vetem per te fituar votat e tyre, po bejne nje politike denigruese dhe raciste per shqiptaret, ne nje kohe qe statistikat japin informacione te tjera. Jemi ne te njejat situata kur ne Itali per cdo krim qe behej ne vitet 90 paragjykoheshin te paret shqiptaret.
Flet per Lulin dhe thua qe mir qe eshte gjysem hollandez, por kur vrau 4 persona te pafajshem,dhe ne proteste demokratike dhe perlau 200 milion euro te ruga e kombit te vertetuara me dokumenta, cfare kostumi kishte veshur?
Ka de shume kontradita tek ky shkrim, prandaj mendoj qe ju te vazhdini te jepi kontributin tuaj shume te vyer ne fushen ku shkelqeni dhe si intelektuale te pozicionoheni e pavarur ne ate qe shprehi pavaresisht simpative qe mund te kesh.
Per humbjen e djalit ta qaj hallin si nene! Por si person je teper negative! Mediokre, mashtruese dhe e poshter! Kur te shihja te kaloje ne rruget e Elbasanit, me jepje nje ndjesi sikur po shihja “Urjah Hipin”. Nuk ke faj…, vitet e postkomunizmit ishin vitet e triumfit te llumit!
Flutura moj baxhelle e vetequajtur shkrimtare nuk do ishte mire te mbyllje halene dhe te rrishe urte se vetem hajvanlleqe nxjerr nga goja..te gjithe ju plehrat inteleshuale qe jetoni ne vendin e kurvave Hollande jeni kundra Shqiperise dhe shqiptareve ndoshta helli qe keni ngren atje ju ka shnderruar…..Tung
Po cfare e beni lajm kete idiote o Mero?! Na hapet barkun. As nuk e marr mundimin ta lexoj.
Flutura Acka! Ju personalisht, ndjeheni Shqiptare apo Hollandeze? Qe ka dicka qe stonon ne ate qendrim te parlamentit hollandez ndaj Shqiptareve, eshte mese e qarte dhe e pa pranueshme, te pakten per ne qe ndjehemi Shqiptare. Ajo qe eshte me e cuditshmja dhe e pa pranueshme eshte qendrimi i ketij yllit tone hollandez, qe vet personalisht dhe bashke me shume suflere te sojit te tij , duke shtuar dhe ate gazetaren papagalle, Zyka….. kane dale hapur dhe me flamur ne dore, per te mos lejuar celjen e negociatave …. nuk kan lene organ europian pa nxire vendin e tyre. Jo vetem ne qe ndjehemi shqiptare, por edhe te huajt vete habiten me qendrimin e tyre. Cfare ti kerkosh parlamentit hollandez, kur kemi keta karagjoze qe lobojne kunder interesave te shqiptareve. Turp Turp per ata mjerane qe e kan shpirtin e zi, turp dhe per te gjithe ata qe i mbeshtesin. Le te kacafyten dhe te shahen brenda mureve te shtepise por jo jasht tyre, se behen jo vetem qesharak por dhe te neveritshem nga ne qe ndjehemi shqiptare dhe ata qe na mbeshtesin ne kauzen tone.
Haaaa…
Kjo femer meriton titullin e nerit “zonj shqiptarqiqe,kategorija nderkombtare”.
Dhurohet dekorata nga presidenti pa fron dhe pa musteqe Bujar Nishan Pamusteqja.
O shqiptare qe shisni lekuren bajdjava , por nuk ja u ble njeri , kur nuk jeni ne gjendje te beni asgje te mire per vendin , “mbylleni sqepin” dhe rroni ne skllaverine e “epokes se re ” ..!
Une jom shum dakord me kte se Luli asht i amel dhe ia vlen.
Ne rast se shqiptaret jane te keqinj(disa edhe jane si edhe hollandezet gjerm etj) perse lulushja qe ka akuza nga me kriminalet na qenka i mire per hollandezet…
Pse ti moj flutura acka packa na ben pjese tek te miret kur ti shan Shqiperine dhe na mburr cdo lloj jevgu e turkoshaku
Keto funderrina te shoqerise si puna e kesaj, urrejtjen qe kane per ndonje person e çojne ne nivelin e urrejtjes ndaj vendit. Jam i sigurt qe aty ne Hollandë njeri s’pjerdh për ty, e syte i mban te lamet nga Shqiperia me shpresë se mos bëhet ndonje rremujë e radhes.
C`na cave trapin,,,Hacka ne pjate picka ne shishe i thone kesaj pune….
Kjo zonja po prallis sikur të mos jetë shqiptare por e rënë nga qelli. Kjo i lëpin b… N Lulushit. Shqiptarët nuk i çoj qeveria në Holland por jeta gjetën shesh bën përshesh. Keq por kështu erdhi jeta Keto 29 vjet. Ti mbron të keqen turp te kesh
Nuk kam pare kyrr asnje shqiptar te thot eshte keq te jesh hollandez. Kam pare nje parlament hollandez qe merr vendim nje me karakter etnik…
Problemi me I madh me Lulin eshte se ploteson mungesat be karakter dhe personalitet me faktin qe eshte hollandez. Do ishte vertet fat te ishte pak hollandez Luli por nuk eshte dhe ky eshte problemi.
La shate mi kantare
Ndalo moj katunare
Ti spaske frena fare
Qenke shpu n’ tajare.
@@E Nderuara Flutura Acka:E Lexova Shkrimin tuaj…dhe te them te VERTETEN, ju munde te jesni nje Shkrimtare Klassi..por Shkrimi juaj eshte Teper i DOBET Per mua Shqipetarin e GJERMANISE, gjitone te Hollandes suaj…
1-Une do te isha shume Entuzjasete nese ju si Qytetare Hollandeze…do te Kerkonit te Botonit ne te Njejten Gazet ne Hollande nje Shkrim “Apelli”
Ku ti Sqaroje Hollandezet..se Shqipetaret e Thjeshte nuk kane ASGJE TE PERBASHKET ME Krimin ne Hollande apo Europe..
2-Si Banore i Gjermanise. e kame Vizituar Hollanden..jo sote por Para 18-te viteve…DHE THEM ME BESIM DHE KOMPETENCE TE PLOTE, se Drogat e Lehta apo Prostitucjoni ne Kryeqytzetin e Hollandes ,NUK I SOLLEN SHQIPETARET Por i Gjeten Kembekryqe ne mese te Qyteteve Kryesore Hollandeze…Degjove e “Dashura” Shkrimtare???????????????????
3-Kur shikoni dhe Lexoni Epitete si “Lul Hollandezi”…Nuk duhet ti shikoni ne Aspektin e te Menduarit si Hollandez..por te menduarit si Shqipetare…Une do ti shtoj edhe shume Epitete te tjera nga me Bajatet ketij “Bastardi” te veshur me Petkun e Politikanit dhe qe Paguhet nga Taksapaguesit Shqipetare..
4-Pse te mos BESOJME , Lobimet dhe Njohjet personale te Lulezim Bashes, kur e dime te Gjthe, dhe shikojme me ze dhe Figure ne Ekranet Televizive Holandeze na Dele dhe jepe Interevise ish.-Ministri i Drejtesis se Qeverise Berisha:-Enkelejd Alibeaj..KUR DEKLARON SE SHQIPERIA NUK ESHTE PER NE EUROPE!!!!!!!!!!!!!!!!!!!Pse mos te Besojme …kur e dime te Gjithe se Lulezim Basha ne c´do Forum Politike , dhe ne c´do Pjesmarrje Politike me Partite e Djathta:VETEM NJOLLOSE SHQIPERINE DHE SHQIPETARET, a thua se ai nuk eshte Pjese e kesaj Shoqerie???
Per kete edhe Shqipetaret e Shajne..si “Lul Hollandezi”..ne te Vertet e dime se sa “Hollandez” eshte Lulezim Basha…
Lulezim Basha edhe Z.Kirchbauer perfaqesues i CDU-s ne Parlamentin Gjerman i Deklaronte se Shqiperia eshte Mbytur nga “Droga” dhe Krimi..a thua se kete Krime na e solli Edi Rama….dhe Lulezim Basha dhe Gjithe Qeveria Berisha na kishin sjelle ne Shqiperi “Paradisin” dhe kete Paradise e Shkaterroj Edi Rama!!!!!!!!!!Turpe…dhe Skandaloze……
5-Nuk presim te na thote Taulant Balla, se ajo qe Propozoj Mocjonin per Vizat ne Parlamnetin Hollandez ishte Mikeshe e Lulezim Bashes,sepse edhe pa qene ajo ..do te ishte dikush Tjeter…Helmin e Nxerrin nga Goja vete Shqipetaret….vete Politikanet..si Lulezim Bashs…qe kerkon te vije ne Pushtet me Protesta Alabakesh…dhe Njerezish te Paguar…
6-Nuk me mbajne “Xhepat” e Partive Politike ne Shqiperi, sepse une e nxjerre Buken e Gojes me Shpatullat e mija..Por ju Zonja Shkrimtare…duhette te Beni Detyren tuaj ndaj Atheut dhe Kombit…Ju duhet te “Replikoni” Keta Gazetare apo edhe Redaksi Televizive..me aq Fuqi sa keni ne Hollande ..dhe tu Thoni :SE DROGA DHE KRIMINALITETI , jane Pjese e Sistemit Kapitaliste dhe ate nuk e sollen Shqipetaret ne Hollande..dhe as Gjermani….
7-Kriminaliteti eshte..Feneomen ne cdo Shtet Demokratike dhe te mos e bejme Monopol te Shqipetareve..z.Shkrimtare…dhe eshte Detyre e c´do Shteti ta Luftoj ate….dhe Me heqjen e Vizave…sikurese kerkojne te Penalizojne Shqipetaret..do ta Bejne Krimin ne Hollande me te Sofistikuar dhe me Brutale….Policia dhe Prokuroria Hollandeze nuk duhet ta gjejne “Zgjidhjen” te Izolimet me Vizat..por me Efikasitetin Kunder Krimit te Organizuar….
Me Respekt..Nje Shqipetare i Shqiperi ne Gjermani.lol,
Infermjeri Gjermani-komenti jot, edhe se me ca gabime ortografike si rezultat i auto correktimit qe ka windows software, eshte shume i sakte.
Faleminderit dhe te prifte e mbara atje ku jeton
Hollanda lejon kultivimin dhe shitjen e kanabisit dhe ka kaluar edhe nje ligj per kete para dy vjetesh. Domethene marijuanen ata e kane te legalizuar, dhe duket sikur problemi jane shqipatret qe u kane hyre ne pjese per sa i perket ketij biznesi. Tani ku eshte faji i ne, shqiptareve që jetojme ne Shqiperi dhe i qeverise shqiptare, se me se merren shqiptaret e Hollandes. Shqiptaret kane filluan te largohen ne Europe, para 30 vjetesh, nga këta me mijra edhe ne Hollande. Nje pjese kane lindur te tjere shkuan aty femije e tani jane burra. Te gjithe keta i ke shtetas hollandezë, pra sipas nje llogjike jane pergjegjësi e atij vendi dhe ne qe jetojme ne Shqipëri s’mund te penalizohemi per aktivitetin e tyre.
Fenomeni I droges nuk ka te been me partite qe udheheqin. Ne vit, ai ka ardh duke u zhvilluar e sofistikuar per arsye te shumta ne te gjithe boten. Shqiptaret si per cdo gje, Jan te fundit ne kete love. Ne 50 vjetet e fundit , ne Columbi Apo kudo ne Europe, Jane nderruar dhjetra parti. Ne Meksike Po ashtu. Fakt esht we ne Shqiperi kultura e droges filloi me Lazaratin we ishte prone e Berishovic. Vetem DIKTATURAT e lufojne ate me sukses: duke pushkatu pa gjyq te gjith shperndaresit . Keshtu beri Pinochet ne Kili , kur pasi pushkatoi mbi 300 kapo pa gjyq dhe I futi ne grope te perbashket, kusuri we ngeli u transferu ne Columbi , ne shtet demokratik. Filloi me kg, sot vazhdon me dhjetra ton cdo dite. Ky esht realiteti. Flutura esht fshatare , qe zdrypi dhe u qyteterua per te perfunduar ne Holande. Te jesh hollandez nuk esht turp , por te jesh spiun , te punosh kunder vendit tend , te jesh oretendent per k.minister duke jetuar ne Holande , esht rast unik ne Evrope !
Ik moj GOLLOBORDESE MUTI….shko nga ishe mire andej dhe bej komente shkrime per Bujarin….se nuk ta pjerdh njeri ne Shqiperi…dava……k……
..
Flutura moj vithëgjerë
Sa ma ke gjith ate vërë
Ku ma pe mo i uruar
Un e kisha te mbuluar
TI MOJ FLUTURA HOLLANDEZE PO TE ISHTE LULI SHQIPTARE TI ME GJITH LULIN DO TE NA RRUANI KARIN MOJ RRUSPI
Rita Haxhiu Se nuk rri dot pa ta thene : Hollanda eshte vendi ku lulezon droga dhe prostitucioni, me ligj apo pa ligj nuk ka rendesi por nuk e shpiken shqiptaret; hollandezet ishin ata qe bene sehir dhe nuk nderhyne kur ndodhi masakra e Srebenices dhe qe lejuan masakrimin e 8 mije burrave , ndaj te jesh hollandez nuk eshte ndonje nder I madh.
Rita Haxhiu Se nuk rri dot pa ta thene : Hollanda eshte vendi ku lulezon droga dhe prostitucioni, me ligj apo pa ligj nuk ka rendesi por nuk e shpiken shqiptaret; hollandezet ishin ata qe bene sehir dhe nuk nderhyne kur ndodhi masakra e Srebenices dhe qe lejuan masakrimin e 8 mije burrave , ndaj te jesh hollandez nuk eshte ndonje nder I madh.
Aq sa merr vesh gomari nga muzika,aq merr vesh kjo debilja nga politika.Lulin do ta largojnë vetë demokratët.Prandaj moj korbë ditëzezë rri dhe mos llap për gjëra që shqiptarët i njohin shumë mirë.
Flutra mbi koperative akoma fluturon!?
Kryekrimineli eshte ne pushtet opozita sado e keqe te jete nuk ka pushtet….
Kur te shkon ne sportelet e doganave europiane mbi nje gjysem ore kontrolle te imet bejne policet europian…nuk kane faj se perkrenarja e Skenderbeut u gjason ne Kanabi
Te fala nga Holanda!
Po te dalesh perpara nje pasqyre, jam I sigurt se do shohesh nje fytyre akoma me te uryer se sa bashkombesit e tu, qe ti I uren ne menyre pathologjike, provoje dhe nuk do te dalesh e zhgenjyer
Zonja. A(cka) ne pjate ……dhe Pi(cka) ne shishe. Palo femer e degraduar deri ne gen
Flutura nuk ke pse ndiesh e ligeshtuar. Fundja hollanda nuk eshte Austria apo te ndiehet per ne shqiptaret si nje vend qe ka bere ruajtjen e eksistences sone si komb. Nje princ sollen dikur pa ndonje kuptim lidhje gjaku apo historie dhe kaq. Me vone gjithmone ata jane shfaqur haptazi qe simpatizojne fqinjet tane sado kane pare qe shtetet e tyre kane bere krime mijera here me te ndyra se kriminelet apo gangsteret shqiptare neper Europe. Cfare mirepresim ne nga nje shtet I konsiliduar si hollanda eshte, qe kedo arrestijne per krime apo trafiqe mos te kursehen ti fusin ne burg. Por pensionistet dhe njerzit e ndershem sot e gjithmone skane me pak qytetari se nje hollandez
TE SHKERDHEFSHA ROBTE TY MOJ KURVE DHE HOLLANDEZVE QE VETEM BURRA NUK U THUHET ,ATA PLERAT HOLLANDEZET QE OKB JU BESOJ POPULLSIN CIVILE NE SEBRENIC ,DHE LEJUAN SERBET QE BEN MASAKREN ME TE MADHE TE SHEKULLIT MOJ PUTAN QE JETON NE HOLLAN ,PO PSE TE MORI DJALIN PERENDIA TE KISHTE MAR TY MOJ BUÇE QE JE QIR DHE NE GOJE
Edhe ti qenkerke ngazellyer moj Acke. Po gjeja me qesharake eshte qe mbete edhe ti fycke pa dhene mendimin tend. Po e di ti acke se cfare eshte luli? ja po ta them une: eshte nje hajdut qe vodhi 230 ml. Euro te rruga e kombit dhe i shpetoi drejtesise me procedure.. Vrau 4 vet ne proteste dhe shoetoi perseri pa gjyq. Mos zoterote na trem perseri , se luli na qenkerka i ashper?. E perseri te them qe eshte edhe tradhetar se shiti detin e perseri nuk ka dale na banken e te akuzuarve. Eshte Esat toptan se bredh shtet me shtet dhe u tbote mos e pranoni shqiperine ne BE. Do na thuash gje pas ketyre per lulin moj acke?.
Na quan raciste, se e quajme Bashen Hollandez. Pika qe ste bie! Je dhe shkrimtare. Kjo ska te beje fare me Hollandezet por i dedikohet Bashes. Mesazhi eshte I qarte: Cdo Basha, me familje Hollandeze, te drejtoje Shqiperine? Valle nuk ka Shqiperia djeme e burra te tjere qe jane Shqiptare dhe mendojne per Shqiperine? Pse ne te huazojme qytetare te vendeve te tjera, per te bere politiken Shqiptare. Me duket se edhe vet ti zonje ke nje ndjenje inferioriteti per ne Shqiptaret, sikur vetem si koloni Hollandeze mund te funksionojme. Ndryshimi me kohen e Mbreterise eshte se sot perfaqesuesit e Hollandes ne Shqiperi jane ish Shqiptare. Na kane dale shkrimtaret sheshit si bizhdollanet e shtepive! Rri moj zonje se me sa duket fantazine e ke ne vend te llogjikes. Mos u merr me shkrime. Bej ndonje pune per te qene.
Shihni me te forten e kesaj. Paska shkruar në gazetat shqiptare, qe kolonel Tomsonin nuk e kane vrare shqiptaret dhe nuk shkruan ne shtypin hollandez, per tua thene hollandezeve kete te vertete. Nderkohe po ne kete shkrim thote qe gazetat hollandeze shruajne se shqiptaret ua kane vrare kolonelin. Hajde merre vesh. Po, normale qe Flutra si gollobordase nuk ka ndonje dashuri per Shqiperine, hengri buken e ketij vendi dhe tani kthehet kunder tij.
Ti je nje kerme qe sa here del nga guacka jote ekplodon urrejtje dhe neveri per shqiptaret dhe si dihet ne fund perfundon vet e lidhur ne tuniken e ndonje çmendine.
Zj. Acka shkrim me anti shqiptare nuk kam pare e lexuar ndonjehere per vendin tone. Jeni shkrimtare por ne kete shkrim keni bere rolin e avokatit mbrojtes kundra Shqiperise dhe shqiptareve qe mori parlamenti Hollandez si dhe te avokatit mbrojtes te Lulezim Bashes. Me kete shkrim e shpreheni qarte qe Ju jeni ne mbeshtetje te vendimit qe mori parlamenti Hollandez. Sa per lobimet e drejtuesve te Partise Demokratike per mos pranimin e Shqiperise si kandidate per ne BE i ke me ze e figur, pamvarsisht se Ju nuk doni ti pranoni.
Ua, po ne e dime se e ka babain shqiptare moj Flutur, po shyqyr qe na i the, se gjer tani ne mendonim : pse na doli kaq i keq ky djale? . Po ja na i dhe ti pergjigjen se na aenka dobic. Rrofsh moj flutur. Po do besh mire meqense e paske shok e mik, ti mbushesh mendjen te lypset bashke me ty tutje nga hollanda dhe te na leri rehat.
Ndjej keqardhje per kete fare shkrimtare per ato qe ka shkruar. Me sa duket humbja e djalit te saj e ka bere te humbe mendjen. Se kush eshte Luli, nuk ka nevoje te na e tregoje kjo zonja, pasi mjafton te shikosh CV-ne e tij thellesisht negative, per ta kutuar ate.
Kjo qenka plere fare,,, se i plas shqiptareve normale a eshte ai bythetulipani nga vendi ku e e marrin drogen me lopate apo eshte nga Shqiperia,,,po zaten me ate fytyre muti qe ke cfare ere pret tite te vije goja jote – era hale sigurishte.
Hajde sorre hajde
Kjo faqe duket sikur mban ere pusete. Vetem titullin keni lexu, komentet pa lidhje me temen. Sa të mjerë dukeni