Llogaritë e Partizanit, ja sa pikë i duhen për të fituar titullin

22 Prill 2019, 15:20Sport TEMA

Në përfundim të javës së 30-të, Partizani ka humbur pak terren në lidhje me ndjekësin më të afërt, Kukësin, pasi diferenca ka shkuar në 10 pikë.

Në lojë janë edhe 18 pikë për t’u fituar deri në përfundim të sezonit.

Duke marrë parasysh diferencën dhe pikët që janë në lojë për t’u fituar, sipas përllogaritjeve Partizanit i duhen 8 pikë në 6 javët e mbetura për të dalë kampion edhe sikur Kukësi t’i fitojë të gjitha ndeshjet.

Me 8 pikë duhet që Partizani të mos humbasë 2-0 përballjen direkte me Kukësin.

Por, nëse merr 9 pikë, cilido qoftë rezultati apo fitorja e mundshme e Kukësit në përballjen direkte, Partizani është kampion i padiskutueshëm i edicionit të 80-të të Kategorisë Superiore.

Pra, për të qenë të qetë, “demave” u duhet të marrin gjysmën e pikëve të mbetura. Nëse fitojnë tri sfidat e radhës, Laçi, Flamurtari dhe Tirana, i bie që Partizani të shpallet kampion në derbi, 3 javë para përfundimit të kampionatit.

JAVËT E MBETURA

JAVA 32

Kamza – Kukësi 0-3

Teuta – Luftëtari

Tirana – Skënderbeu

Flamurtari – Partizani

Laçi – Kastrioti

JAVA 33

Partizani – Tirana

Skënderbeu – Teuta

Luftëtari – Kukësi

Kastrioti – Flamurtari

Laçi – Kamza 3-0

JAVA 34

Kamza – Luftëtari 0-3

Kukësi – Skënderbeu

Teuta – Partizani

Tirana – Kastrioti

Flamurtari – Laçi

JAVA 35

Laçi – Tirana

Kastrioti – Teuta

Partizani – Kukësi

Skënderbeu – Luftëtari

Flamurtari – Kamza 3-0

JAVA 36

Kamza – Skënderbeu 0-3

Luftëtari – Partizani

Kukësi – Kastrioti

Teuta – Laçi

Tirana – Flamurtar

Rregullorja e FSHF-së për klasifikimin

Nëse dy ose më shumë ekipe kanë grumbulluar të njëjtën sasi pikësh, renditja e tyre përcaktohet duke mbajtur në konsideratë këto kritere:

a) pikët e grumbulluara në ndeshjet e zhvilluara midis ekipeve përkatëse;

b) diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar në ndeshjet mes ekipeve përkatëse;

c) diferenca e golave të shënuar dhe të pësuar gjatë kampionatit;

d) numri më i madh i golave të shënuar gjatë kampionatit;

e) me short; (PanormaSport)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje