Rama merr pjesë në maratonën e leximit, zgjedh “Mëngjeset në kafe Rostand”

23 Prill 2019, 16:00Politika TEMA

Në ditën ndërkombëtare të librit, kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë në një aktivitet ku ishin të pranishëm shumë të rinj, të quajtur ‘Maratona e Librit’.

I ulur mes të rinjve, kreu i qeverisë ka marrë në dorë librin e shkrimtarit Ismail Kadare të titulluar “Mëngjeset në kafe Rostand”

Kadare me librin “Mëngjeset në kafe Rostand” rrëfen mbi eksperiencat e tij në Paris por nuk e mënjanon historinë dhe kulturën shekullore shqiptare, duke trajtuar aspektet e jetës politike dhe asaj shoqërore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje