Nga Astrit Patozi
Bindja Demokratike është ide, nuk është pronë, as biznes apo njeri.
Ajo ka lindur nga bindja e fortë e qytetarëve të lirë të këtij vendi për një projekt të ri politik.
Bindja Demokratike është dhe do të jetë një ofertë serioze dhe tërësisht e pavarur, sa herë që të ketë zgjedhje në Shqipëri.
Bindja Demokratike është frymë dhe alternativë e re, në një shoqëri, ku monopoli partitokratik po vret konkurrencën dhe ka kufizuar lirinë e zgjedhjes për qytetarët.
Ne jemi të bindur se Shqipëria sot po vuan pasojat e një polarizimi politik, që e ka zanafillën tek vrasja e demokracisë brenda dy partive të mëdha dhe tek konsolidimi i një sistemi mbytës, që garanton palët rivale për mosndëshkueshmëri dhe mbijetesë politike, kundër çdo projekti të ri.
Ndryshimi i sistemit dhe çlirimi i zgjedhjeve, kauza jonë
Sistemi ynë politik bazohet tek garancia që dy rivalët kryesorë në vend i kanë dhënë njëri tjetrit, për të nënshtruar çdo ide apo frymë demokratike brenda kampeve të tyre. Ilustrimi më i mirë për këtë ishte marrëveshja okulte e dy vjetëve më parë mes kryetarëve të dy partive të mëdha.
Shqiptarët sot janë të shtrënguar më shumë se çdo popull tjetër në botën demokratike të votojnë vetëm një person, i cili pasi zgjidhet si kryeministër, na bëhet njëkohësisht president, kryetar parlamenti, kyeprokuror, kryegjykatës, kryetar partie dhe diktues ndaj të gjitha pushteteve të tjera të pavarura.
Republika e Shqipërisë de fakto nuk është as demokratike dhe as parlamentare, sepse si e tillë ekziston vetëm në letër. Ne gjendemi sot nën një rregjim atipik dhe hibrid, i cili është sistemi i partitokracisë, i prodhuar kryesisht nga nevoja që dy partitë e mëdha kanë pasur për të garantuar pushtetin brenda tyre.
Bindja Demokratike është një alternativë e re kundër këtij regjimi dhe ne do të bëjmë gjithçka mundemi që ai të rrëzohet. Gjithkush do të ketë kohën dhe mundësinë që të na vlerësojë në të ardhmen për qëndrimet dhe aktet tona.
Bazamenti ynë politik është fuqia që do t’i japim votës së çdo qytetari, i cili do të bëhet pjesë e rrugëtimit tonë.
Bindja Demokratike do të qeveriset si një parti e lirë që të shërbejë si model për mënyrë se si partitë duhet të qeverisin Shqipërinë.
Kundërshtarët e Bindjes Demokratike janë përfituesit më të mëdhenj nga ky system i kalbur politik, në krye të cilëve qëndron sot kryeministri Edi Rama. Nuk është rastësi që ata na janë vërsulur në shpinë ende ende pa lindur, por kjo nuk na shqetëson. Përkundrazi, na motivon më shumë dhe na tregon se jemi në rrugën e duhur.
Ne mendojmë se fuqia e pakontrolluar e pushtetit të Edi Ramës, buron edhe nga pafuqia e opozitës zyrtare, sidomos nga pranimi prej saj i modelit të qeverisjes së partisë dhe më pas qeverisë. Opozita zyrtare e shikon pushtetin e Edi Ramës si model që mund ta shfrytëzojë për vete, kur t’i jepet rasti.
Që do të thotë se ajo nuk e sulmon atë, por thjesht e lakmon. Ajo nuk do ta shembë atë model, por do që ta përvetësojë. Ajo nuk do të ndryshojë Shqipërinë, por do të ndryshojë vetëm pushtetin në këtë vend. Ndërsa ne jemi kategorikisht kundër kësaj.
Sepse ne besojmë se Shqipëria qeveriset, ashtu siç administrohet partia. Nëse nuk bën zgjedhje të lira në parti, nuk mund të kërkosh zgjedhje të lira në Shqipëri. Nëse nuk lufton korrupsionin në parti, nuk mund ta luftosh atë në Shqipëri. Nësë nuk respekton një sistem vlerash në parti, nuk mund të respektosh elitat në Shqipëri.
Për këto arsye, Bindja Demokratike lind si një forcë e vendosur për të ndryshuar, jo vetëm pushtetin, por dhe mentalitetin e të drejtuarit të Shqipërisë.
Ne e dimë se do t’i kemi në shpinë të gjithë të bindurit e partive, që mbajnë në këmbë këtë sistem të degraduar, sepse është frika e tyre për prishjen e statuskuosë.
Ne urojmë që shumë shpejt edhe ata të çlirohen nga kjo skllavopronari moderne e politikës dhe jemi të gatshëm t’i ndihmojnë, pavarësisht sharjeve dhe akuzave të tyre, një pjesë të të cilave i kemi marrë paradhënie.
Por jemi të sigurt që për të arritur deri atje ata kanë nevojë për një bindje demokratike, të cilën nuk e kanë sot.
Tre prioritetet e Bindjes Demokratike
Bindja Demokratike i ka vendosur vetes këto objektiva afatshkurtëra në rrugëtimin e saj politik:
E para, vendosmëria për t’i dhënë vendit zgjedhje të lira dhe të ndershme. Sistemi politik shqiptar duhet të çlirohet nga kontrolli i dy partive të mëdha dhe nga avantazhi i frikshëm i qeverisë, sa herë shkohet për të votuar.
Në këtë pikë ne mbështesim rekomandimet e OSBE/ODIHR-it për depolitizim të komisioneve zgjedhore dhe avancimin drejt numurimit elektronik të votave, si një mënyrë për të lehtësuar procesin nga ushtria e trafikantëve dhe pagesat e zeza, të cilat e ndryshojnë rezultatin edhe gjatë administrimit të zgjedhjeve.
Ne jemi, gjithashtu, për ndryshimin e sistemit zgjedhor në një periudhë më aftgjatë, ku kandidatët të kenë mundësi të marrin mbështetje popullore dhe jo vetëm mbështetje nga kryetari i partisë. Ligji i dekriminalizimit dhe vetingu i politikanëve është një premisë pozitive për t’i mbajtur larg elementët kriminalë nga zgjedhjet dhe kjo duhet të na inkurajojë për t’i lënë më shumë hapësira shqiptarëve të zgjedhim një listë të filtruar nga politika.
Së dyti, Bindja Demokratike identifikon si problem të madh për Shqipërinë polarizimin ekonomik dhe krijimin e një hendeku të thellë mes një shtrese të varfër dhe një grupi njerëzish të pasuruar në mënyrë abuzive.
Bindja jonë është se polarizmi ekstrem ekonomik i Shqipërisë është pasojë e korrupsionit në qeverisje. Por po ashtu ne jemi të bindur që oligarkët më të mëdhenj në vend janë politikanët më të rëndësishëm.
Korrupsioni ka prodhuar një Shqipëri që ka 10 për qind milionerë dhe 90 për qind mbijetues. Kjo do të thotë se pa një betejë kundër korrupsionit politik dhe atij shtetëror vendi nuk mund të ketë kurrë barazi sociale.
Së treti, vendi ka nevojë për një zhvillim të qëndrueshëm ekonomik. Shqipëria nuk mund të zhvillohet duke u bazuar në ofertat e oligarkëve, por në një vision të qëndrueshëm, që bazohet tek pasuritë kombëtare dhe mundësitë reale të shqiptarëve për t’i bërë ato efikase. Vendi duhet të ketë prioritete të zhvillimit kombëtar, që nuk duhet të ndryshojnë sipas orekseve të qeverive të kapura nga korrupsioni.
Turizmi dhe bujqësia duhet të vihen në krye të projekteve për zhvillimin e vendit, ndërsa cilësia e arsimit duhet të trajtohet si emergjencë kombëtare.
Shqipëria duhet të përgatitet për epokën digjitale të zhvillimit, duke e orientuar brezin e ri drejt një kualifikimi cilësor në këto fusha.
Shqipëria ka nevojë për një sistem taksash të thjeshtë, të kuptueshëm dhe të llogaritshëm nga çdo qytetar dhe për një administratë, që shërben dhe nuk grabit.
Bindja Demokratike është e shqetësuar për ikjet masive të shqiptarëve dhe për zbazjen e popullsisë nga keqqeverisja. Ajo do të mbështesë projekte konkrete për të stimuluar rritjen demografike të Shqipërisë.
Sipas nesh, frenimi i kjes së të rinjve nga vendi mund të ndodhë vetëm kur çdo familjeje të re t’i garantohet mundësia e pasjes së një shtëpie, që gjithkush ta ndjejë veten pjesë të atdheut.
Perëndimi është Siguria jonë Kombëtare
Bindja Demokratike konsideron si jetike ruajtjen e aleancës së Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Europian. Ajo e vlerëson si arritje historike antarësimin në NATO dhe do të angazhohet fort që Shqipëria të jetë sa më shpejt pjesë e Bashkimit Europian.
Ne mendojmë se çdo parti politike që cënon orientimin perëndimor të Shqipërisë, është duke cënuar njëkohësisht sigurinë dhe vënë pikëpyetje ekzistencën tonë kombëtare.
Orientimi perëndimor i Shqipërisë, është shtylla kryesore për sigurinë tonë kombëtare. Në këtë kuadër, ne e shikojmë si jetike që i gjithë faktori shqiptar në Ballkan të orinetohet drejt Perëndimit, si e vetmja strategji që na bën bashkë, na bën më të fortë dhe na jep më shumë identitet.
Liria është fuqia e zhvillimit të shoqërisë
Bindja Demokratike është shtëpi e hapur lirisë. Në të është i mirëpritur gjithkush që gjykon se Shqipëria duhet të çlirohet nga zgjedha e partitokracisë dhe duhet të dalë nga kjo spirale krizash të vazhdueshme, vetëm pasi njerëzit të kenë mundësi të zgjidhen dhe të zgjedhin lirisht.
Bindja e konsideron shtypin si një aleat të çmuar në betejën e saj për ndryshimin e rendit të gjërave në Shqipëri, pavarësisht linjës politike apo editoriale të çdo aktori mediatik.
Pozicioni që ato do të mbajnë në raport me Bindjen Demokratike nuk do ta ndryshojë asnjëherë konsideratën tonë.
Ne nuk na lidh asgjë me ata që e konsiderojnë shtypin “kazan”, por as me të tjerët që paguajnë para të zeza korrupsioni për të blerë dhe keqpërdorur mediat.
Bindja Demokratike nuk ka armiq, por vetëm kundërshtarë. Ajo nuk ka miq, por vetëm partnerë. Bindja nuk ka kushurinj, shokë dhe familjarë, sepse ka zgjedhur që në fillim të mbrojë dhe përfaqësojë interesin publik.
Zoti e ndihmoftë dhe ia lehtësoftë rrugën Bindjes Demokratike!
Ku e kishe bindjen demokratike o Patozi kur i fshije kepucet dhe i lepije bythen Sales para se te haje shkelmin nga PDja?
Te ka kap bindja se patjeter je njeshi per parti kur ne fakt je i tille vecse per injorance. Copa e idiotit!
Ju sikur i kopioni programet njeri tjetrit. Nuk ka asnje gje te re nuk ka alternative.
Pika e pare duhej te ishte ndeshkimi i menjehershem i pergjegjesve kryesore qe katandisen shqiperine simos me keq Duke filluar nga ish komandanti yt e deri tek rremujaxhijte e rrugeve.
Përralla me Patozi. Ke bythë ti të mbash fjalën, Ty të shpëton shurra nga Sala. Ti nuk duhej të dilje fare se nuk ke moral, populli në klube tregon barsoleta me ty, salen dhe gruan e parë. Mos ja hiq petën m…… Se vjen shumë era
Hajt….rruge e mbare…..por per lulin sale nuk the gje….
Z.Patos Nuk kam votuar asnjehere per asnje parti deri me sot sepse e di qe partite deri me sot ne Shqiperi jane banda per ta plackitur kete komb. Nuk ka parti sot ne Shqiperi ne te cilen antaret e saj te mos kene kryer akte vjedhje/plackitje/korrupsioni. Jane ne parti apo ne kuvend vete per nje qellim si te perfitojne para pa u lodhur. Te gjithe keta e kane kthyer politiken nga “arti i sherbimit per popullin” ne artin e genjeshtres dhe te mashtrimit. Pra si mund t’ju besojne ketyre partive. Vecse te votojne qorrazi dhe t’ju japin voten.
I nderuar nqs partia Juaj do te mbaje fjalen e dhene per ti sherbyer ketij kombi ashtu si Ju shkruani do t’ju votoj menjehere, ma merr mendja dhe shume e shume shqiptare te tjere. Per fat te keq njerezit e kane humbur besimin me ghjithe “zullumet” qe kane bere partite ekzistente.
Ne fund te fundit Juve ju duhet te rifitoni besimin dhe nqs ndosh do te shikoni qe shqiptaert do Ju votojne. Por nqs Ju e mbushni partine me plehrat e se kaluares do te deshtoni qe ne fillim. Prandaj vetem te rinj te paperlyer ndryshe “do te vdisni pa lindur”.
VIVA BINDJA…PERPARA PER TE ÇMONTUAR NGA SISTEMI SULLTANOR QELBESIRAT NGA I PARI TEK I FUNDIT! UROJ QE KETO PIKAT KRYESORE TE PLATFORMES QE KA PERMEND Z. PATOZI TE MOS JENE SA PER TE JOSHUR, SIÇ BERI SULLTANI KATOLIK EDI RAMA, PARA SE TE MERTE PUSHTETIN SE KJO DO JETE FATALITET. GJITHSESI SUKSESE..!
Kur në programin tënd dhe bindjen serioze politike tënden dhe të anëtarëve të BD-së (të paktën të anëtarëve të bordit drejtues) të futet pa ekuivok shkëputja nga Sali Berisha dhe ideologjia e tij, si dhe futja e PD-së dhe Sali Berishës si një nga shkaktarët parësorë të shkatërrimit të Shqipërisë (moralit, ekonomisë, idesë së demokracisë), nuk do të të besoj njeri se do të jesh në gjendje të sjellësh ndonjë ndryshim. Rrota e qeverisjes së shqiptarëve ashtu siç funksion sot, është shpikur një herë. Nëse je i zoti ashtu siç pretendon, duhet të shpikësh një formulë tjetër. Nuk do fitosh asnjë 0,1% po qe se kundërshtar politik shikon vetëm Ramën.
Neutrino, ke kapur thembren e Akilit?
Edhe ju vete qe kini bere kete program e dini mire se nuk egziston asnje Teori Ekonomike per zhvillimin e vendeve postkomuniste.
E dini gjithashtu se bujqesia eshte nje sektor qe del gjithnje e kudo ne bote me humbje e si e tille nuk mund te jete ne balle te nje strategjie zhvillimi. E kunderta ndodh. Vendet e zhvilluara industrialisht i mbulojne humbjet, per te siguruar sovranitetin e ushqimit. Ndersa ne Shqiperi ndihmohet nga buxheti i vogel i qeverise per te siguruar mbijetesen e 50% te popullsise.
Sa per turizmin, Qeveria Rama ka bere ate qe nuk eshte bere ne 100vjet me kete buxhet te vogel qe eshte.
Ndersa korrupsioni, ah korrupsioni, ai nuk mund te luftohet nga nje parti….eshte plage e shoqerise sone e do jete bashkudhetarja jone.
Asgje me te mire nuk kini per te bere, sepse gjithcka varet nga parate!!!!
E vetmja gje qe mund te ndryshoni eshte menyra e te berit politike. Distancimi nga vulgariteti, perdorja e argumentit ne vend te sharjeve, cizmeve, vezeve, bojes e gjithe atyre alameteve qe na kane degjuar veshet.
Shqiperia nuk do behet perendim as per kater vjet e as per 100 vjet, por te pakten te mos na hidhni hi syve, sepse e dime qe ne jemi nje popull pa histori, pa tradita shtetberje e ca me pak demokraci, madje kjo e fundit nuk eshte aq e arrire edhe ne perendim.
Sakte! Vetem se popull pa histori nuk jemi. Per histori pak vende ne perendim krahasohen me ne.
tek astriti nuk afrohet njeri, kam frike se do te stepen njerezit
astriti nuk ka shok, te kete parti.
ndaj eshte e deshtuar qysh tani.
ik astrit mos u duk, sepse te jesh kr partie duhet te kesh miq e shoke
Dhe në parlamentin e BE – së s’ka aq shumë parti politike sa kemi ne.
Bukur e ke qendisur or Drane prej Kavaje!Ti nuk mudesh dot me krijue nje fryme te re se siç ka pas thone edhe Lym Alla ,je nje hakete e kthyeme ku per mese 20 vite i shebeve kryekimit Berishe e ke qene hieja e tij!Sikut PD ta kishte nen drejtim shpellari Berishe ti akoma do te ishe nen thundrat e kryekrimit duke na mbushur mendjen se vrastari Sali eshte demokrat i vertet!Spostimi qe te beri Luli ty te terboi e sot fatkeqesisht Shqiperise iu shtua edhe nje minus me partite e radhes qe po ti rreshtosh kushedi se ku dalin!Ndaj o Pallosh ose Patoz ti mund e duhet te keshe mbeshtetes vetem ne Peqin se atje nuk mungojne ata qe ti u ngjan shume!Je sinonim i Ben Blushit kur beri ate partiçken e tij per t’iu kundervene Rames e ne fakt morri kokrrat e thanes!Edhe ti je nje nivel me te per te mos thene qe je si Nard Ndoka qe futesh ne rresht kut t’ju therrase kryebanditi i ketij vendi Berishe!Uroj qe me kete levizje mos te te rriten veshet se pasketaj do te ngjash komplet si nga Peqini!Ne kete sistem shkerdhte qe jetojme duhet vetem dy parti e te gjitha partiçkat qe financohen nga taksapaguesit shqipetare duhet te dalin jashte ligjit per te bere te mundur uljen e tensioneve false dhe qe te behet e mundur tek votuesit shqipetar mundesia per te zgjedhur alternativen qe eshte me e mire ose djathtas ose majtas sipas programit reciprok!Partite e tjera jane telefon i prishur ku sinjalet vijne e shuhen nga rruga e Elbasanit per ta mbajtur kete vend ne nivelin me te ulet demokratik e zhvillimit shoqeror!Ju dranet e malit keni 30 vite qe e shkateroni kete vend pa patur asnje veper qe te mbahet mend,perjashto baraket ne lanen e Tiranes!Ndaj lereni rehat Edi Ramen te rindertoje shtetin qe shkerdhyet Ju bishat e egra qe ironikisht flisni ne emer te qytetarise dhe Erionin per Tiranen qe po e bene model per te gjithe ballkanin e me tej!Ju ngaqe ju ka dale nje hendek i madh perpara ,te terbuar keni filluar e s’lini gure pa levizur per te penguar me çdo kusht triumfin e qytetarit Rama qe i eshte vene ketij vendi per dy aresye!E para demaskimi i nje per nje i plehrave si puna juaj qe e shkerdhyet e e nxoret ne pazar kete toke dhe se dyti per tu treguar qe jo te gjithe jane pa dinjitet ne kete vend e qe do te jipni llogari nje per nje te gjithe per ç’ka i keni bere kesaj nuseje te bukur qe s’la kembe maloku e fshatari pa e shkelur duke menduar se ishte prone e saj!Edi Rama duhet te rinderoje Spaçin ku te gjithe Ju pleherat e ketij vendi me krimet monstruoze qe i keni bene ketij vendi te beheni riprodhitare me te zote ne nxjerrjen e mineraleve !Poshte diktatura e budallenjeve me ne krye poliagjentin Berishe qe kane marre rrugen e burgut e qe ne rruge e siper nuk duan te futen brenda pa ridjegur edhe nje here Shqiperine me Lulezimen ne krye!Se fundemi me lejo te te them qe Ti je pjelle e Berishizmit e per rrjedhoje vlerat e tua jane antivlera si pengmarre te ketij vendi!Jam i bindur qe keto jane kartat e fundit te Berishizmit per te mos u djegur perfundimisht por tashme verdikti i popullit ju ka çuar e do t’ju çoje ne kazanin e plehrave sepse atje meritoni!Ne kualicionin qe ka Luli edhe ti mungoje or Pallosh Patozi!
URIME PER PARTINE E RE,CDO GJE E RE DIHET QE ESHTE ME E MIRE SE TE TJERAT,,,UROJ QE NE KETE PARTI TE VINE TE GJITHE TE LARGUARIT DHE SHUME INTELEKTUALE TE PA ANGAZHUAR NE POLITIKE ,SHPRESOJE QE PROGRAMI QE KENI TE BEHET RALITET ………….
Zona gri ka vajt 60%, po arritet me mbrojt votat, jeni ne rregull, po ste lejn ujqerit e vjeter, se per tja fut te tjereve jane parti simotra pd e ps
Qytetari shqiptar pasi te lexoje listen emerore te anetareve dhe te kryesise dhe te lexoje disa artikuj ne gazeten e kesaj partie mund te vendose a t’ju mbeshtese ose jo. Evoluimi juaj nga ushtar besnik i Sali Berishes ne kundershtar i tij mund te besohet pasi te lexohen disa shrime tuaj dhe te njihen bemat tuaja brenda PD.
Gjithesesi ju uroj suksese sepse gjendja politike shoqerore e vendit ka nevoje per nje parti qe duhet te luftoje per pikat e programit tuaj.
Ore pse jeni kaq budallenj? Vertet do ta besonit qe pr dr S Berisha ka “themeluar” parti te re?. Pastaj, per ti hedhur pak salce demokracie, armikun me te eger te Shqiperse e shikoni tek EDI RAMA. Jo mor zoteri, deri ne vitin 2021, EDI RAMA nuk ka si te quhet armiku i Shqiperise, sepse ai eshte politikani me i votuar ne kete vend.Kujtoni garat per kryrtar bashkie, sillni ndermend rezultatin spektakolar te 2017. Ju formoni parti te reja, ska gje, se leket tona merni si parti, por rrini shtrember e flisni drejt, nqs E Rama eshte i pamposhtur per halabaket, nuk do te thote se eshte i keq per shqiptaret. Z Patozi, jepini Çezarit ate qe eshte e Çezarit, jepi Saliut ate qe eshte e Saliut. ( nese ta mban ta beshe )
Po ik more kellire. Ti ta shpif qekur te shikon. Ish informatori i SHIK te Gazidedes
Vetem figura krejtesisht te reja ,me ide bashkohore,me nje program liberal demokrat ne fushen ekonomike ,shoqerore dhe arsimore mund te terheqe pjesen e moderuar qe i ka mbetur PD .Disa ide politike jane interesante ,por njerezit nuk besojne figurat e konsumuara .Nderkohe nje parti qe synon te djathten e moderuar duhet ta bazoje programin e saj ne ngritjen e nje industrie moderne ,konkuruese ,bazuar ne burimet e vendit por edhe ne deget e reja hitech.Patozi ,ne se doni qe te terhiqni nje elektorat te ri dhe te zhgenjyer ,lerja kordinatorin nje te riu te kulturuar ,me formim perendimor ,te afte te terheqe njerezit .Dy jane pikat vendimtare ,nje program konkret ekonomik per uljen e varferise dhe denoncimi i krimeve te pafund te Berishes dhe bandes se tij .Ne se nuk orientoheni ne keto drejtime ,kthehuni ne shtepi,pasi ndjekesit do te jene shume pak .Ne politike duhet guxim ,por edhe njohje e thelle e shoqerise.
Logo e shemtuar, duket e bere nga njerez jo profesionist gje qe tregon dicka te bere per inat, shpejt pervecse keq. E krahasojne me logon e PD por eshte shume larg te pakten grafikisht.