Meta dekreton Gazmend Barbullushin ambasador në Spanjë

23 Prill 2019, 10:54Politika TEMA

Gazmend Barbullushi do të jetë ambasadori i Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës.

Dekreti është firmosur sot nga presidenti i vendit, Ilir Meta, i cili e ka zyrtarizuar Barbullushin, në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në këto vende.

D E K R E T

PËR EMËRIM AMBASADORI NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 92, shkronja “dh” dhe nenit 93 të Kushtetutës, me propozim të Kryeministrit,

D e k r e t o j:

Neni 1

Gazmend Barbullushi, emërohet në detyrën e ambasadorit të Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë të Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Spanjës, rezident, si dhe ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Mbretërinë e Marokut, në Republikën Islamike të Mauritanisë si edhe në Principatën e Andorrës, jorezident.

Neni 2

Ky dekret hyn në fuqi menjëherë.

1 komente në “Meta dekreton Gazmend Barbullushin ambasador në Spanjë”

  1. ¬ says:

    Shpresojm që të drejtat e emigrantëve tanë në këta vënde do të respektohen si shtetasit e tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje