“Bindja Demokratike” ka dorëzuar në Gjykatën e Tiranës kërkesën për t’u regjistruar si parti politike.
Pas këtij hapi, kjo forcë politike pritet që të regjistrohet dhe në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, duke qenë se sot është afati i fundit që kanë partitë për të qenë pjesë e zgjedhjeve të 30 qershorit.
Me anë të një deklarate për shtyp, “Bindja Demokratike” ka prezantuar edhe Bordin drejtues të saj, ndërsa për momentin nuk ka kryetar, por koordinator, i cili do të jetë Astrit Patozi.
“Shqipëria do të ketë prej sot një parti opozitare më shumë.
Bindja Demokratike dorëzoi paradite në gjykatën e Tiranës të gjithë dokumentacionin e regjistrimit si parti politike, shoqëruar me rreth 4 mijë firma mbështetësish për krijimin e saj.
Vendimi erdhi pas takimit të një grupi të madh nismëtarësh mbrëmjen e kaluar, ku u përcaktuan edhe hapat e para të kësaj organizate politike në rrugëtimin e saj.
Nismëtarët vendosën të mandatojnë një bord të përkohshëm, i cili do të përfaqësojë partinë deri në ngritjen dhe zgjedhjen e forumeve drejtuese të saj, sipas statutit.
Anëtarë të këtij bordi do të jenë: Arben Skënderi, Valbona Mezini, Fabian Topollaj, Astrit Patozi, Andi Përmeti dhe Leonard Olli, ndërsa koordinator i tij Astrit Patozi.
Po sot Bindja Demokratike dorëzoi në Komisionin Qëndror të Zgjedhjeve kërkesën për pjesëmarrje si subjekt politik në zgjedhjet vendore të 30 qershorit”, thuhet në një deklaratë të kësaj partie.(TemA)
PS-së i mjafton vetëm një Parti opozite të merr pjesë në zgjedhje., për të bërë të vlefshëm rezultatin nga ndërkombëtarët. Përsa u përket., PD, PR, LSI., kur ta shohin të arsyeshme., të kthehen në politikë. (tani për tani le të flejnë).
…komplet landfill plehrash…
…komplet landfill plehrash..
Emri “Bindja Demokratike” eshte informacioni i pare rreth kesaj partie. Pershtypja e pare eshte se ajo nuk eshte “bindje socialiste”, por demokratike. Pershtypja e dyte eshte se “bindja demokratike” qe I kundervihet “Partise Demokratike” qe ne veprimtarine e saj nuk ka lidhje me platformen e partive te djathta. Duket qe jane menduar thelle dhe kane gjetur emer te pershtateshem. I uroj qe vertete te jene DEMOKRATE deri ne fund. Shqiperia ka nevoje te djathte me bindje te djathte dhe jo te djathte me bindje rrumpalle.
Hajde, hajde! Na dole i zoti, mer Tit kodoshi! S`ke faj ti! Fajin e kemi ne, qe bejme sehir e lexojme lajme qe gjeneron ti me ata te sojit tend!