Shpëtim Idrizi: Shqiptarët kanë halle të mëdha se Rama kapi shtetin, ne do t'ja kthejmë dinjitetin dhe normalitetin shumë shpejt

23 Prill 2019, 11:29Politika TEMA

Shpëtim Idrizi ka nënshkruar një marrëveshje me kryedemokratin Lulzim Basha dhe ka garantuar rrëzimin e kryeministrit Edi Rama.

Ai thotë se Shqipëria është shumë e varfër dhe se zgjidhja politike do të vijë sapo opozita të marrë pushtetin.

Kreu i PDIU-së kërkon bashkimin e shqiptarëve për të kërkuar largimin e qeverisë. (TemA)

“Opozita dhe mazhoranca duhet të jenë pjesë aktive e sistemit, opozita është garante e pluralizmit. Por në kushtet e kapjes së shtetit, të ekonomisë, kapjes së gjyqësorit, në kohën që ne po kërkojmë që të kemi zgjedhje të lira dhe të ndershme, në po shohim që kjo mazhorancë kërkon që jo vetëm te emërojë opozitën, por edhe Parlamentin e ka kthyer si teatër kukullash, dhe kryeministri duket si drejtor i teatrit të kukullave”.

“Kjo është demokracia, sepse nuk mund të tentojë të përsërisë Ramiz Alinë e vitit 1991 që u fut në zgjedhje në 1991 me Partinë e Punës dhe me Bashkimet Profesionale”.

“Si forca politike opozitare mos vrapojmë të regjistrohemi për tu bërë pjesë e farsës elektorale por të bashkohemi për ti dhënë Shqipërisë një zgjidhje politike”, tha Idrizi. (TemA)

10 komente në “Shpëtim Idrizi: Shqiptarët kanë halle të mëdha se Rama kapi shtetin, ne do t’ja kthejmë dinjitetin dhe normalitetin shumë shpejt”

  1. Poni says:

    Koalicioni tepsies paska merak kapjen e shettit ?

  2. Alb says:

    Nuk ka faj Idrizi, e ka fajin Fatos Nano qe e emeroi Derjtor i Doganave ?

  3. skrapari says:

    Ky Shpetim Idrizi, kokë e madhe . Nga socialist u be camist. Vetem tek ky e ka shpresen Shqiperia . Sa i qeshur ishte kur e beri n/ kryetar socialistja dhe LSI-ja. Po ate Dulen e ke mik ,apo jo ?

  4. ¬ says:

    Revendicatione të tepërta.

  5. Shoku says:

    Ju koalicioni i mos marrjes pjese ne zgjedhje, koalicion qe nuk eshte degjuar ne jete te jeteve , mund te quheni koalicion : fashisto -nazist ( si ai Berlin-Tokjo -Romë) , legalisto -ballist, kriminelo-hajdutist, shurrito-mutist dhe plot e plot emertime te tjera ,por vetem DEMOKRAT nuk mund te quheni. KOmunista jo dhe jo, sepse komunisteve nuk u vini as te maja e bibiloshit ….

  6. prill says:

    U ore Shetim ja ngrenc vetes fare e ndyre.

  7. Klorea says:

    Po e pret Shqiperia zgjidhjen nga ty, nga camet….. mjere per ate vend !!

    Ti duhet te kishe jetuar atehere…. atehere ore Shpetim, ne kohen e luftes se do te te njihnim me mire…..
    E di ti perse, e di !

    Se camet bashkepunuan me naziztet, gje te cilen ti po e ben sot.
    Dhe do e maresh pergjigjen….. pa merak…

  8. Kali says:

    Ik mor hajdut doganash !!!!

  9. M says:

    Ceshtja came eshte ceshtje kombetare?! Pse teoricinti Idreizi e paraqet si ceshtje te nje pakice kombetare brenda Shqiperise.??
    Per hir te dinjitetit ben kualicon me PDNJ, per tepsine prishe kualicionin me PDNJ.
    Ne opozite bashk me PDNJ.ne pozite pa ate.
    A varet zgjidhja politike nga uniteti ne demokraci?
    Beni si them une , por mos beni se cfare beje une , ky eshte pluralizmi ?!
    Keto jane zgjidhje politike per Idrizin ,per elektoriatin zgjidhja politike jane ne zgjedhe me ane te votave.

  10. Ne Çamet e njohim shume-shume mire Shpetim Idrizin, si u be biznesmen nga hajduteria me Fatos Nanon, si penetroi e u fut ne politike ne fillim me perkrahjen direkt te Nanos ne PS, pastaj ju afrua Shoqates kombetare Çameria te cilen e percau dhe me vrap krijoi Partine e Tij private PDIU. Tani qe i iken 3-Deputete qe kishte PDIU ne Parlament, ka ngelur vetem me kollonen e peste te Berishes e Metes, Mesila Doda-Demi, qe beri gjithcka per te hyre ne radhet e PDIU dhe arriti deri figura numer dy, Sekretare e Pergjithshme. Percarja e komunitetit Çam ne rang vendi eshte e madhe dhe per faj kriminal te hajdutit Shpetim Idrizi dhe kurves Mesila Doda-Demi, qe per interese te Fatos Fanos dhe Sali Berishes e Ilir Metes e kane nxjerre kuminitetin tone ne “rruge”, pa shprese per ceshtjen Çame, sepse dihet tashme se kush jane Nan0-Berisha-Meta ne lidhje me Greqine. Po me e turpshmja e me tradheti se kjo a ka qe; ne tavolinen e Lulzimit te Saliut ne ish_SHQUP ulen e firmosin bashke Shpetim Idrizi e Vangjel Dule. O Zot shpetoi shqiptaret e Çamet nga tradhetaret e banditet gjoja te “Djathte”, nderkohe qe jane filo-Greke e anti-Kombetare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje