Blues Brothers”, me John Belushi e Dan Aykroyd, u shfaqën për herë të parë në prill 1978 në “Saturday Night Live”, në “NBC”, duke nisur kështu projektin që shumë shpejt do të bëhej legjendë, sidomos me filmin kult, ku aya janë protagonistë.
Fillimisht ekspertët e “Universal Studios” ishin skeptikë, saqë menduan ta publikonin pa shumë bujë, por filmi pati aq shumë sukses, saqë vetëm në SHBA arkëtoi mbi 115 milionë dollarë.
Kur kanë kaluar më tepër se 4 dekada nga premiera e “Blues Brothers”, më poshtë kemi sjellë disa kuriozitete për filmin që bën ende të flitet për të.
1-Për ta realizuar, u shkatërruan 103 makina, duke arritur dhe një rekord në atë kohë, që u tejkalua vetëm dy vjet më vonë nga “The Junkman”, (1982), me 300 makina, i cili e mbajti deri në vitin 2003, kur u shfaq “Matrix Reloaded”.
2-Suksesi i filmit çoi në rritje të menjëhershme të shitjeve të syzeve të diellit “Ray-Ban Wayfarer”, që u shndërruan në objekt stili. Nëse në mes të viteve ’70 shiteshin pak mijëra në vit, më 1981-shin arritën pikun, rreth 18.000 palë, duke e bërë modelin një klasik.
3- “Bluesmobile” e filmit është një model “Dodge Monaco” i 1974-s. Për filmin u përdorën 12 të tilla, të gjitha të marra nga policia kaliforniane. Vetëm njëra prej tyre është ende në qarkullim dhe është blerë nga kunati i aktorit Dan Aykroyd.
4-Gjatë xhirimeve, Belushi mori nofkën “The Black Hole” (Vrima e Zezë), sepse humbi qindra palë syzë dielli. Në çdo dubël të realizuar humbin një palë dhe produksioni detyrohej të merrte të tjera, për mos të penguar xhirimet.
5-deklaruar se buxheti kishte një zë të veçantë vetëm për drogën, për të ndihmuar aktorët dhe stafin për të qëndruar zgjuar gjatë xhirimeve të zgjatura gjatë natës.
6-Skenari origjinal i Dan Aykroyd titullohej “The Return of the Blues Brothers” dhe kishte 324 faqe. Ideja ishte të xhirohej një film me dy pjesë, por regjisori John Landis punoi për tre javë rresh për ta përshtatur vetëm në një.
I KAM PARE NE RIMINI SHUME BUKUR
Ky regjizoir Landis ishte shume shkerdhate –E kam degjuar ne nje interviste te tij dhe kishte humor–Aty ia tha qe beri njehere sherr me Belushin, sepse Belushi nuk e ruante fare pinte droge ku ti shkrepej
Ne ate emission qe pashe une, , ky Dan Aykard , ky e kishte shok shume te ngushte Belushin dhe tregoi njehere nje te forte , kur loznin skenat e filmit
Belushit I flihej , dhe vajti trokiti tek nje ship, –I tha atij te zotit , Ke nonje gje per te pire –I zoti e foti ne SHpi, I dha per te pire,
Belushi Piu aty dhe ja futi gjumit , deri te nesermen ne menjges
Por tregonin aty qe Belushin kur vente ne Emisoonin e Saturday Night live, ne Manhattan , dilte ndonjehere ne ruge ne Manhattan–Atehere behej nami , bllokoheje ruga ne Broadway nga njerezit qe e rethonin–Dhe Belushi fillonte mbante fjalim duke bere humor–Dhe te gjithe shkuleshin se qeshuri….
Ishte e pamundur , te largoje turmen nga Belushi. Te ishte Belushi gjalle, shqiptaret do kishin shume emer ne Amerike, se gjithe Amerika e donte shume Belushin se ishte tip mos kokecares dhe kishte humor spontan te papare .
Dhe nje kuriozitet thane aty , se Belushi , ishte shume patriot—Sepse njehere ky regjisoir Landis, tha :..te bejme nje film me humor per Shqiperine
Por Belushi direct ja priti seriozisht :…Atdheu i te pareve te mij nuk esht per humor….
Dhe qe aty nuk permendej me Shqiperia- ne biseda humori., thote Oliver Stone ne nje revist te tijen.
Po ashtu Belushi ishte shume tifos pas Elvis Preslit ,
Njehere I ftuar ne nje studio per interviste gazetari u tall me muziken e Elvis, dhe Belushi sa e degjoi , e mori tavolinen qe kishte perpra dhe ja hodhi ne koke , sa u prish emisioni .