Nga Enver Robelli
Ishte një kohë kur Kosova nuk kishte kanal televiziv në gjuhën shqipe. Ishte një kohë kur Radio-Televizioni i Shqipërisë (RTSH) ia falte Kosovës disa minuta. Në njërin nga këto emisione, kur në Kosovë kishte shpërthyer lufta, foli Dejan Anastasijeviqi. I ra shkurt muhabetit dhe tha: njerëz, herët apo vonë, Kosova u takon atyre që janë shumicë aty – shqiptarëve.
Pas një sëmundje të gjatë, të cilën shpresonim se do ta mposhtë, Dejan Anastasijeviqi sonte u dorëzua, iku në amshim. Ai ishte gazetari më i guximshëm, më i informuar, më i ndershëm që pati Serbia në tri dekadat e fundit. Ai ishte ndër gazetarët më të mirë që ka pasur ndonjëherë Ballkani. Ai ishte gazetar i mençur dhe profesionist i rangut të lartë.
Dejan Anastasijeviqi (i lindur më 1962 në Beograd) së fundi punonte për shërbimin serb të BBC-së, pas një karriere të gjatë si gazetar i revistës së pavarur Vreme nga Beogradi, si kontribuues me shkrime te gazeta Koha Ditore dhe Zëri në Prishtinë, The Guardian në Londër, Die Zeit në Hamburg dhe Washington Post. Ai e filloi karrierën te Radio B92, një radiostacion alternativ, i pavarur e i guximshëm i Serbisë në fillim të viteve ’90.
Më 1991 Dejan Anastasijeviqi raportoi për mizoritë serbe në Vukovar të Kroacisë dhe në Bosnjën Lindore. Kur nga viti 1998 filloi të merret në mënyrë intensive me Kosovën, ai u bë një zë që inspiroi shumë gazetarë, edhe në Prishtinë. Ishte aq këmbëngulës në kërkimin dhe prezantimin e së vërtetës, saqë regjimi i Sllobodan Millosheviqit ngriti aktakuzë kundër tij për shkak të përhapjes së dezinformatave dhe ndihmës ndaj terroristëve. Terroristët, sipas regjimit serb, ishin kryengritësit shqiptarë në Kosovë.
Dejan Anastasijeviqi ishte përherë në anën e viktimave. Ai shkroi për shqiptarët që i diskriminonte Serbia – në shkollë, në ekonomi, në jetën sociale, kudo. Kur para disa ditësh BBC emitoi një kronikë mbi 20-vjetorin e sulmeve të NATO-s ndaj Serbisë, Anastasijeviqi tha se pushteti i Millosheviqit në Kosovë ishte «regjim aparteidi». Pastaj ai kujtoi një fëmijë me sy të hapur, në fëmijë 9-vjeçar nga Prekazi, një fëmijë me një plumb në kokë…
Në prill të vitit 1999, kur në Beograd vriteshin gazetarë, Anastasijeviqi iku me familjen e tij në Vjenë. Punoi deri më 2002 për revistën e famshme TIME, pastaj u kthye në Beograd. Në tetor 2002 ishte i pari gazetar serb që dëshmoi kundër Millosheviqit në Hagë. Në prill të vitit 2007 persona të panjohur hodhën një granatë dore në banesën e tij në Beograd. Shpëtoi dhe shkoi në Bruksel për të punuar si korrespondent i revistës Vreme.
Dejan Anastasijeviqi i mori të gjitha mirënjohjet që mund t’i ëndërrojë një gazetar nga Ballkani (Nieman Fellowship për gazetari të Universitetit të Harvardit, dy mirënjohje nacionale në Serbi për gazetari, çmimin e Oxfamit holandez për angazhimin e tij për të drejtat e njeriut). Vetëm nga Kosova s’mori asgjë. Sepse askush nuk u kujtua që së paku simbolikisht ta nderojë, t’i thotë faleminderit – jo për ndihmën, vetëm për faktin se e kreu punën e gazetarit me nder. Dejan, djalë i mirë – lamtumirë! Zbogom prijatelju!
bravo Robelli. RIP Dejan!
Dheu i qofte i lehte.U prehsh ne paqe.
Humbje shume a parakoheshme per nje humanist te tille. Ngushullimet e ndjera. R.I.P
E keni ne gen ju kosovaret sa as Rexhep Qosen nuk vleresoni!~
Respekte per ty Dejan. Rip.
Eshte fisnikeri, respekt e dinjitet te nderosh nje gazetar jo shqiptar i cili nuk u pajtua me genocidin tragjik qe ndermori regjimi serbomadh ne Kosove. Mbeshetja e nderkombetare, gazetare te njohur qe denoncuan krimet ndaj shqiptareve te Kosoves ka patur nje rol te madh, shume qenesor ne pavaresine e Kosoves. Eshte e pafalshme qe institucionet perkatese ne kete shtet te ri tregohen te pavemdshem, apo indiferente. Por eshte e turpshme kur Z. Robelli shkruan se “RTSH ai falte Kosoves disa minuta”….Jo Enver Robelli …mos dizinformo dhe mos iu fsheh te vertetes… RTSH ka patur cdo dite rreth 45 minuta qe i kushtoheshin ngjarjeve te renda ne Kosove…Jane dhene dhjetra emisone dhe dokumentare, me pas ka qene nje redaksi e plote me gazetare, regjisore nga RTPrishtines, atehere i mbyllur, qe dhane kontributin e tyre ne pavaresine e saj….Prandaj te shkruash ” i fali disa minuta” tregon nje shpirt te ngushte, dashakeqes dhe inkoherent, duke vene ne dyshim profesionalizmin tend….
I prehte ne paqe ashtu sic e paska pasur vertete shpirtin.
Institucionet e Kosoves ta nderojne pas vdekjen kete gazetar trim e te ndershem te Ballkanit
Mirnjohje
Ajet Delaj
Me siguri e ka helmuar sërbi me vdekje të ngadalshme
Kudo ka njerez te mire!
Te lumte Robell
Me siguri se do të ketë qenë me origjinë kroate. Ne kohën e Titos shumë kroatë,funksionerë të qeverisë po edhe të ushtrisë jugosllave ishin të detyruar të vendoseshin dhe mbeteshin në Beograd ku u janë dhenë edhe banesa te shtetit.. Ka te tillë edhe në Shkup,që prindërit i kan pasur oficerë të ushtrisë dhe fëmitë e tyre kan mbetur për të jetuar aty ku ka punuar e shërbyer babai i tyre. Një serb,asnjëherë nuk eshtë në gjendje ta thotë të vërtetën dhe ta pranoi krimin që Serbia ka bere ndaj shqiptarëve në 150 vitet e fundit……….
RIP Dejan! Respekte Robelli!
Mori mirenjohje nga Serbia megjithese i doli kunder, por jo nga Kosova megjithese e mbrojti!
Rreqethse! ?
Ballkani sot me shume se kurre ka nevoje per gazetare te medhenj si Dejan, ne shqiptaret per gazetare te mrekullueshem, si Ju, Robelli!
ku ka felenderim me te madh se ky qe I bere. I sinqerte dhe kuptimplote. RIP.
DOMINUS VOBISCUM ET CUM SPIRITU TUO!
CARITAS OR CARITATUS, DEJAN!
sikur ti ngjaje edhe ti pak atij
MIRENJOHJE GAZETARIT TE NDJERE QE E KA KRYER SI DUHET MISIONIN QE MBARTE VERTET SAKRIFICA DHE JO PERFITIME SI MEDIAXHINJTE TANE TE KAZANIT ME NE KRYE 2 KOKELAKREN BLED FEVZIU, FYTYRVREROSURIN YLVI RAKIPI, KRYEÇOBANIN ARMAND SHKUKULLALU , BALERININ ANDI HYSNI BUSHATI DHE TE TJERE GJITHOLOGE…
TE QOFTE DHEU I LEHTE DEJAN, QOFSH I PARAJSES SITHOME KETEJ NGA TURQIA. TLUMTE MENJA ROBELL.